1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Kush ka frikë nga dynënshtetësia?

Dyshtetësia është rrezik për demokracinë, besojnë kundërshtarët e saj dhe për këtë arsye ajo duhet të hiqet. Zoran Arbutina mendon se kjo është ide e gabuar.

Çështja e dyshtetësisë i ndan mendimet dhe qëndrimet në Gjermani. Argumentet çuditërisht janë ende edhe sot të qëmotshme. Kështu thuhet njeriu nuk mund të jetë "shërbëtor i dy zotërinjve", apo se ka konflikte në lidhje me besnikërinë në rastin kur dikush është qytetarëve i dy vendeve. Me këtë ushqyehen frikëra: për një "kolonë të pestë" të despotëve dhe të autokratëve dhe vihet në dyshim aftësia dhe gatishmëria për demokraci i qytetarëve me nënshtetësi të dyfishtë. Mesazhi është i thjeshtë: po afrohet rreziku!

Megjithatë si rrezik nuk shihen mbështetësit e Trumpit në radhët e gjermano-amerikanëve, apo mbështetësit e Le Pen në radhët e gjermano-fracezëve, tifozët Kaczynski në mesin e 690.000 gjermano-polakëve apo rreth 570.000 gjermanët nga Rusia që kanë mirëkuptim për Putinin. Jo, fjala është vetëm për ithtarët e Rexhep Tajip Erdogan në radhët e 530,000 turqve, që përveç pasaportës turke kanë edhe një gjermane.

Erdogani është aktualisht armiku i preferuar i gjermanëve, njeriu prej të cilit duhet të kemi frikë dhe i cili kërcënon Evropën demokratike. Dhe kolona e pestë e tij janë turko-gjermanët që vetëm sa presin një sinjal prej tij.

Armiqtë e demokracisë

Vetëm se qeqja e dyshtetësisë nuk zgjidh asnjë nga problemet reale apo të supozuara që kanë kundërshtarët e saj me të. Nënshtetësia e dyfishtë lejohet nga legjislacioni i Bashkimit Evropian. Qytetarëve të BE-së pra nuk mund t'u hiqet kjo e drejtë. Gjermanisë i duhet pra të durojë si e përkrahësit e Orbanit në radhëe gjermano-hungarezëve edhe radikalët e djathtë nostalgjikë të ustashëve në radhët e gjermano-kroatëve.

Arbutina Zoran

Zoran Arbutina

Pra është e qartë që kjo ka të bëjë vetëm me turqit. Prandaj është e dobishme të kujtojmë disa fakte: sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 në Gjermani kishte rreth 4,3 milionë vetë që përveç nënshtetësisë gjermane kishin dhe një tjetër. Nga këta rreth gjysmë milioni ishin turq. Për krahasim, në të njëjtën kohë në Gjermani jetonin 1.5 milionë turq pa pasaportë gjermane dhe rreth 800,000 vetë me origjinë turke por vetëm me pasaportë gjermane. Në tërësi dy pasaporta kanë më pak se 20 për qind e turqve në Gjermani. Ku ekziston pra kërcënimi për demokracinë gjermane?

Debati i fundit në lidhje me shtetësinë e dyfishtë shpërtheu pas tubimit pro-Erdoganit që u zhvillua një fundjavë më parë në Këln. 30.000-40.000 vetë demonstruan aty - pja jo më shumë se gjashtë deri në shtatë për qind e të gjithë turko-gjermane me shtetësi të dyfishtë, ose 1.5 për qind e të gjithë qytetarëve me origjinë turke që jetojnë në Gjermani. Edhe në qoftë se të gjithë demonstruesit e Këlnit do të ishin pa përjashtim përbuzës të demokracisë - të njëjtën përqindje e gjejmë të evidentuar edhe në të gjitha sondazhet dhe rezultatet e zgjedhjeve edhe në mesin e gjermanëve, pa origjinë migrimi.

Jo rrezik - pasurim

Argumenti i preferuar i kundërshtarëve të dynënshtetësisë është: dy pasaporta = besnikëri e dyfishtë. Kjo ka pak të bëjë me realitetin. Për miliona njerëz me prejardhje emigrantësh në Gjermani identitetet e shumëfishta janë të vetëkuptueshme. Bëhet fjalë për gjuhë të ndryshme, kultura të ndryshme dhe përgjigje të ndryshme për pyetjet: ku ndihem mirë, ku kam hedhur rrënjë? Shtetësia e dyfishtë është një mënyrë për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe një shenjë e dukshme e e përkatësisë në të njëjtën kohë në botë të ndryshme - dhe për këtë arsye shenjë integrimi. Të besosh se dikush që detyrohet të dorëzojë një pasaportë, do të heqë dorë edhe një nga besnikëritë e tij, është e gabuar. Kjo çon vetëm në hidhërim, hipokrizi dhe kthim shpine. Sepse me besnikërinë është si me dashurinë: seksin mund ta gjesh me detyrim, dashurinë jo!

Natyrisht, demokracia duhet të jetë vigjilente, ajo ka nevojë për aftësinë për të luftuar armiqtë e saj. Por megjithatë një demokraci moderne mund të mbijetojë dhe të vazhdojë të zhvillohen. Dhe një shprehje e kësaj hapjeje është që t'u mundësojë qytetarëve të saj, ta jetojnë identitetin e tyre siç e ndjejnë atë - edhe nëse kjo sjell me vete dy pasaporta.

Ne gëzohemi për mendimin tuaj për këtë koment. Na shkruani!