1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: kthim i një reformatori kokëmëvete

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Michail Saakashvili, pritet të kryejë si guvernator i Odesës reforma. Po është e diskutueshme, nëse modeli i provuar në Gjeorgji i një diktature modernizuese është i përshtatshëm për Ukrainë.

Ekspertët nga bota e jashtme janë të kërkuar në Ukrainë. Ata i presin poste këshilltarësh dhe pozicione kyçe në politikë dhe administratë. Meqenëse ata vijnë nga jashtë, konsiderohen të parënduar nga klanet dhe nepotizmi, të cilat prej dekadash pengojnë në Ukrainë çdo nismë reformuese politike. Tri ministri - për ekonominë, financat dhe shëndetin - tashmë drejtohen nga ekspertë nga bota e jashtme. Për këtë ata morën nënshtetësinë ukrainase. Dëshminë që janë në gjendje të bëjnë reforma, ministrat e rinj ende nuk e kanë paraqitur.

Se si mund të luftohet korrupsioni dhe shfaqjet e tij, këtë e tregoi një prurje e re në politikën e Ukrainës: në fundjavë, Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko emëroi ish-kryetarin e shtetit të Gjeorgjisë, Michail Saakashvili në postin e guvernatorit të Odesës. Si këshilltar, Saakashvili kishte kohë që ishte aktiv në Ukrainë. Edhe ai mori tani nënshtetësinë ukrainase dhe që prej këtij momenti është me siguri politikani më enigmatik dhe para së gjithash më i diskutueshëm që ka hyrë së fundi në skenën politike në Ukrainë.

Me përvojë në reforma, por autoritar

Dhjetë vjet me radhë ishte Saakashvili Präsident në Gjeorgji. Bilanci i tij është tepër kontradiktor. Deri sot gjeorgjianët janë të ndarë në mendimin për të. Edhe në Perëndim atë e shohin në mënyrë kritike. Me vendosmëri dhe në mënyrë radikale ai e modernizoi politikën dhe administratën e ish-Republikës sovjetike. Me sukses ai reformoi para së gjithash policinë dhe autoritetet tatimore, të cilat deri atëherë kishin qenë qendra të korrupsionit. Saakashvilin e zgjodhën në mënyrë demokratike. Në fillim ai ishte shumë i preferuar. Por gjithnjë e më tepër, ai e drejtoi vendin në mënyrë autoritare. Filloi të qarkullojë koncepti i diktaturës së modernizimit. Protestat presidenti i shtypi që në fillim në mënyrë rigoroze, opozitarët i nxorri para gjyqit. Në fund, Saakashvili u largua nga politika e Gjeorgjisë, sepse shumica e njerëzve nuk e donin më. Ndërkohë ai kërkohet me urdhër ndërkombëtar arresti për shpërdorim të postit dhe fshehje të dokumentave. Procesit penal të nisur kundër tij ai i bën bisht duke mos qenë i pranishëm në vend. Tani Ukraina bëhet si të thuash vend i migrimit për të, i pajisur me një post të rehatshëm guvernatori.

Bernd Johann

Bernd Johann

Kthimi i Saakashvilit në Ukrainë zemëron jo vetëm Gjeorgjinë. Konflikte krijohen edhe me Rusinë. Saakashvili mban një bashkëpërgjegjësi për luftën midis Gjeorgjisë dhe Rusisë në vitin 2008. Duke përdorur në mënyrë provokuese armët në Abkazi dhe në Osetinë Jugore ai kontribuoi shumë në shkallëzimin e konfliktit. Me zgjuarsi atëherë ai nuk veproi, sepse i ofroi Rusisë pretekstin për një ndërhyrje të armatosur ushtarake në Gjeorgji.

Poroshenko ka pak personel që mund ta angazhojë

A është Saakashvili pra njeriu i duhur për Odesën? Rezultatet e tij si reformator radikal në Gjeorgji mund ta kualifikojnë atë për detyrën e re. Por Odesa nuk është Gjeorgjia. Si guvernator i një zone ai ka shumë më pak kompetenca se Presidenti i shtetit. Një politikan i pajtimit të interesave të ndryshme Saakashvili kokëmëvete nuk ka qenë kurrë. Qendrimi i tij ekstrem kritik ndaj Rusisë gjen simpatinë e shumë ukrainasve. Por ai mund t'i thellojë tensionet midis grupeve të popullatës proukrainase dhe proruse në Odesën multietnike.

Poroshenko e zgjodhi Saakashvilin me siguri sepse ka ndërmend të nisë luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Vendimi për një person nga jashtë vendit bën të qartë se pak personel ka në dispozicion ai në Ukrainë. Por nëse një person që ngjall debate si Saakashvili do të mund ta ndihmojë Poroshenkon të forcojë pushtetin e tij në Ukrainë, kjo është më se e diskutueshme.