1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Kriza të reja dhe të vjetra për BE-në

Samiti i fundit i BE-së për këtë vit nuk solli ndonjë progres. Dhe kryeministri britanik me kërkesat e tij të posaçme ka hapur një problem të ri. Perspektiva jo optimiste për 2016, mendon Barbara Wesel.

"Krizat që ne kemi, do të mbeten, dhe do të vijnë të tjera", thotë Presidenti i Komisionit Evropian duke patur parasysh vitin e ri. Jean-Claude Juncker është timonier i vjetër në politikën europiane. Ai nuk e ka të nevojshme t'i bëjë iluzione vetes dhe të tjerëve.

Heronjtë janë të lodhur

Ky ishte i dymbëdhjeti samit në këtë vit, kështu që shumë energji kryetarët e qeverive nuk lanë në të. Me sa duket ata e kanë patjetër të nevojshme një periudhë pauze me njëri-tjetrin. Duhet të jetë e lodhshme dhe demoralizuese të dëgjosh gjithmonë të njëjtat argumente dhe të përjetosh, se si makineria nuk lëviz aspak përpara.

Makineria e BE është e mbingarkuar

Dhe kështu vendimet duken edhe si një deftesë e keqe, që evropianët i japin vetes: Të paktën të mund të zbatonim ato, që kemi miratuar tashmë e që janë të qarta e zezë mbi të bardhë! Sikur BE-ja të zbatonte ato që ka miratuar për krizën refugjatëve, në lidhje me rishpërndarjen, regjistrimin dhe mbrojtjen e kufijve, do të kishte një arsye më shumë për shpresë për vitin e ardhshëm. Pra, ne duhet të bazohemi në atë që kancelarja e quan "treguesin eksponencial" i aftësisë së evropianëve për të mësuar. Në rastet emergjente Angela Merkel i kthehet të kaluarës së saj si fizikante.

Barbara Wesel

Barbara Wesel

Sulmet terroriste, forcimi shqetësues i grupimit terrorist IS, drama në Siri, mosmarrëveshjet mbi krizën e borxheve greke, më shumë se një milion refugjatë në Evropë, marrëdhëniet e helmuara me Rusinë - këto probleme kanë ndikuar këtë vit në BE. Dhe shumë vende kanë reaguar duke u tërhequr në sinoret e tyre kombëtarë. Hungaria është një prej tyre, por edhe Polonia dhe Danimarka. Atje drejtuesit mbyllin sytë fort, duke shpresuar që kriza globale të kalojë sa më parë, ndërsa ata tundin flamujtë e tyre kombëtarë. Ata kanë domosdoshmërisht nevojë të rriten.

Por këto kryeministra pengojnë makinerinë e Bashkimit Evropian, që funksionon mbi konsensin e vendimmarrjeve. Aparati, i cili kontrolloi krizën e euros dhe të gjitha krizat e tjera të mëparshme ngadalë por i sigurt, tani praktikisht ka ngelur në vend. E vetmja zgjidhje është, ashtu siç e bën Angela Merkel dhe aleatët e saj në çështjen e refugjatëve: të krijojnë koalicione për tema specifike dhe të avancohet në grupe më të vogla. Sepse BE-ja si tërësi nuk i ka aftësitë e nevojshme: shpejtësinë dhe fleksibilitetn. Lidhur me trupat e përbashkëta kufitare nuk do të vendoset para verës së ardhshme - atëherë sezoni i ardhshëm i refugjatëve do të jetë në kulmin e tij!

Referendumi i Cameronit është një bombë shpërthyese

Sikur të mos jenë të mjaftueshme problemet reale për BE-në, vjen tani edhe David Cameron me teatrin e tij, të bërë vetë, për referendumin për mbetjen apo daljen e Britanisë nga BE. Ai merr aq shumë kohë të panevojshme dhe energji për të krijuar devijime ligjore, që ai mund t'i shesë në vendin e tij si një fitore mbi Evropën. Por ç'rëndësi ka: Edhe këtë duhet ta përballojmë, sepse është një çështje me fuqi shpërthyese. Nëse shkon keq, Cameron jo vetëm që mund të çojë vendin e tij në izolim, por edhe të hedhë në erë Britaninë e Madhe, sepse Skocia dëshiron të qëndrojë në BE. Për fat të keq është tepër vonë për t'u lutur që qeverisë së Londrës t'i vijnë mendtë.

Disa nga sfidat e vitit të ardhshëm dihen ndërkohë: ekzistenca e IS, mundësia e sulmeve të tjera terroriste, lufta dhe kriza në Lindjen e Mesme, Putini dhe manierat e tij prej cari. Dhe pastaj janë problemet e reja, që ne nuk i njohim akoma. Kryetarët e qeverive edhe vitin e ardhshëm do të duhet të mobilizojnë mbetjet e solidaritetit evropian që BE të funksionojë. Për fat të keq nuk do të jetë më lehtë se tani. Por ndoshta kancelarja gjermane ka të drejtë me rritjen e "treguesit" të aftësisë për të mësuar.

Poshtë këtij artikulli mund të shkruani një koment. Gëzohemi për vlerësimin tuaj!