1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Krimeja reflekton fatin e Rusisë

Lufta në Donbas e ka nxjerrë në plan të dytë aneksimin rus të Krimesë për momentin, por në këtë gadishull do të vendoset e ardhmja politike e Rusisë, mendon Ingo Mannteufel.

Plakat Krim ist Russland Archiv 2014 Moskau

Krimeja është Rusi - shkruhet në pllakat, por perëndimi nuk do ta pranojë aneksimin ilegal të Krimesë

Krimeja është një territor i veçantë për rusët- thjesht dhe pse nuk ka qytetar rus që nuk ka qenë ndonjëherë për ditë të bukura pushimesh në gadishullin e ngrohtë të Detit të Zi. Klima joshëse e Krimesë është pjesë e kulturës ruse që nga shekulli i 19-të si vend çlodhës dhe nostalgjie: Fillimisht ishin carët rusë që kalonin verën aty. Në epokën sovjetike Krimeja u kthye në destinacionin më të dashur të udhëtimit për të gjithë vendin. Që nga vitet 60-të miliona punëtorë nga Rusia që siguronin jetesën me djersën e ballit kaluan pushimet në gadishull. Edhe kur Ukraina u pavarësua, vazhduan rusët të shkonin në Krime, me qindra mijëra në vit.

Nuk ka çudi që shumë vetë në Rusi e shohin Krimenë si gadishullin “e tyre”. Dhe kur në 18 mars 2014 ky ishull “u kthye tek Rusia” shumë vetë e panë si një rezultat të drejtësisë së historisë. Me dëshirë ata ndiqnin logjikën e Kremlinit, që qytetarët e Krimesë vullnetarisht votuan për bashkimin me Rusinë, dhe se presidenti Putin thjesht iu përgjigj këtij vullneti ekzistues.

Ingo Mannteufel, Leiter der Europa-Redaktion der DW

Ingo Mannteufel komenton

Nga ana e së drejtës ndërkombëtare - ilegale

Kundër kaq shumë emocioneve dhe entuziazmi për thirrjen luftarake „Krimeja është e jona“ nuk mund të bësh shumë. Por vlerësimi në perëndim nga ana e së drejtës është i qartë. Aneksimi i Krimesë nga shteti rus ishte dhe mbetet shkelje e së të drejtës ndërkombëtare, edhe kur lihet mënjanë kushtetuta e Ukrainës që nuk lejon referendum për shkëputje territori. Edhe kur injorohen marrëveshjet shtetërore mes Rusisë dhe Ukrainës, ku Rusia disa herë e ka njohur integritetin territorial të Ukrainës, përfshi edhe Krimenë. Nga pikëpamja perëndimore theksohet se referendumi nuk ka qenë një shprehje e lirë e vullnetit të qytetarëve.

Sepse në një referendum të shpallur aq shpejt nuk ekzistoi mundësia për një proces të vërtetë debati politik, ashtu si u shtrua çështja për votim nuk parashikohej qëndrimi brenda Ukrainës, dhe tjetra, referendumi u zhvillua në praninë e trupave të armatosura ruse dhe me ta„forcat e vetëmbrojtjes“. Edhe pse shumë rusë nuk duan ta dëgjojnë: Politika perëndimore nuk do pranojë gllabërimin e Krimesë nga Federata Ruse si një gjë legale!

Çështje bazike: Rendi i sigurisë në të ardhmen

Për shkak të gjakderdhjes në Donbas dhe përpjekjeve diplomatike për realizimin e marrëveshjeve në Minsk, tingëllon si diçka dytësore vlerësimi juridik i bashkimit të Krimesë me Rusinë. Por statusi i Krimesë do t'i rëndojë për një kohë të pacaktuar marrëdhëniet perënidmore-ruse, edhe po qe se gjendet një zgjidhje diplomatike për Donbasin. SHBA dhe BE nuk munden dhe nuk do të bien dakord me këtë shkelje themeltare të parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Kjo kur Putini po e pranon gjithnjë e më hapur rolin komandues të Rusisë para referendumit në Krime.

Krimeja është kthyer pa dëshirë në një simbol të prishjes së rendit të sigurisë dhe paqes në Europë. Një çtensionim i vërtetë i marrëdhënieve mes Rusisë dhe perëndimit mund të ketë atëherë, kur statusi juridik i Krimesë të sqarohet në shkallë ndërkombëtare - qoftë një kthim i Krimesë nën juridiksionin ukrainas, apo një marrëveshje ruso-ukrainase, ku një lidership i pavarur ukrainas e dorëzon vullnetarisht Krimenë.

Të dyja këto aktualisht janë iluzion, sidomos në kontekstin e kursit autoritar të Putinit. Si rrjedhojë duhet që zgjidhjes së çështjes së Krimesë duhet t'i paraprijë një transformim demokratik në Rusi. Krimeja është kthyer kështu në pasqyrë të fatit të Rusisë. Vërtet ajo mund të quhet një vend shumë i veçantë për rusët.