1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Klima e mungesës së denimeve

Amnesty International (AI) ka paraqitur raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këto raporte shpesh ka pasur paralajmërime të rënda. Por raporti për vitin 2014 është edhe më i rëndë se të tjerët.

Torturat

Torturat

Amnesty International (AI) ka paraqitur raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këto raporte shpesh ka pasur paralajmërime të rënda. Por raporti për vitin 2014 është edhe më i rëndë se të tjerët.

"Viti 2014 - viti më i keq apo viti i kthesës për të mirë?", pyeti Sekretari i Përgjithshëm i AI, Salil Shetty, në prezantimin e raportit aktual për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë. AI konfirmon se në rajonet e krizave: në Siri, Lindjen e Mesme dhe në shumë vende të Afrikës kemi një rrënim të sistemit të gjyqësisë dhe ikje nga denimet e atyre që kanë shkelur të drejtat e njeriut. "Klima e padënimit", po përhapet. Reagimet e bashkësisë ndërkombëtare: "të paturpshme dhe të pamjaftueshme"!

Bilanci i tmerrshëm

Hanns Schumacher

Hanns Schumacher

Bilanci i Amnesty International për vitin 2014 është i tmerrshëm. Prej Damaskut e deri në Kabul, prej Meksikës e deri në Baku, prej Xhuba-s në Sudanin e Jugut e deri në Phenian dhe Kolombo, prej Abuja e deri në Moskë dhe Azinë Qendrore, prej Uashingtonit e deri në Pekin - në të gjitha këto vende dhe rajone ka pasur shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, të mbrojtura me Konventën e Gjenevës. Ndërkohë që ndihma humanitare është pamundësuar në shumë vende. Përfaqësuesit e shoqërisë civile që kanë guximin të zbulojnë këto ngjarje dhe të t'i bëjnë publike ato, denohen dhe përndiqen nga regjimet autoritare. Atë që kanë përjetuar aktivistët e shoqërisë civille në Kinë, Rusi, Sri Lankë dhe në vendet e tjetra, në raportein e AI definohet si: "Një vit shkatërrimtar për të gjithë ata që kanë dalur në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kundër vuajtjeve dhe luftës në rajonet e krizave."

Ngecje edhe në Evropë

Jo vetëm për shkak të luftimeve të përgjakshme në Lindje të Ukrainës dhe masave të dhunshme të Rusisë, si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ndaj mendimit të lirë dhe përcaktimit seksual, por edhe në vendet e tjera të Evropës janë shënuar ngecje. Edhe në Gjermani ka shkaqe për shqetësim. Diskriminimet kundër minoriteteve dhe vështirësitë gjithnjë e më të mëdha në raport me vlerat njerëzore të refugjatëve dhe migrantëve janë përhapur shumë. Sulmet e partive në pushtet në Britani të Madhe dhe në Zvicër kundër Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nënvizojnë se në të gjitha kontinentet ekziston dëshira e shfuqizimit të institutucioneve për të drejtat e njeriut dhe për sigurinë e njerëzve. Tortura - "mundimi me vetëdije i një njeriu, për ta detyruar që të pohojë diçka", siç quhet nga juristët - ka pasur edhe nga CIA, dëshmon një raport i Senatit amerikan. Në raport thuhet se ato janë bërë në bashkëpunim me vendet evropiane.

Afrika dhe Lindja e Mesme si vatrat kryesore

20 vjet pas gjenocidit në Ruandë, në këtë kontinent ende kemi konflikte të panumërta. Mjerimi e ka përfshirë Sudanin e Jugut, një vend i cili e ka arritur pavarësinë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Para syve të Kombeve të Bashkuara po bëhen krime të mëdha të trupave të papërgjegjshme qeveritare në konflikt me kryengritësit e grupeve të tjera etnike. Ndërkohë që çmimin më të lartë po e paguajnë të pafajshmit: gratë dhe fëmijët. "Pranvera" e vitit 2011 në siujdhesën arabe, ka kohë që është shndërruar në zhgënjim dimëror: Libia dhe Jemeni janë buzë shkatërrimit të shtetit. Iraku po përballet me hordhitë e një të ashtuquajturi Kalifat. Egjipti po vuan sërish nën diktatin e luftës kundër terrorizmit islamik. Siria me gati më shumë se 200.000 të vrarë - Kombet e Bashkuara kaherë kanë hequr dorë nga numërimi i të vrarëve - është harruar gati në tërësi. Izraeli dhe Gaza kanë numëruar së fundi një bilanc prej 2000 të vrarësh. Ndërkohë që partitë politike janë në qorrsokak, sa i përket zgjidhjeve të mundshme politike. Refuzimi i Izraelit të bashkëpunojë me Këshillin e OKB për të drejtat e njeriut paraqet shkelje të obligimeve të vendeve anëtare të OKB.

Heqja dorë nga veto?

Këshilli i Sigurimit mban përgjegjësi për paqën dhe sigurinë, si dhe për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ndërlidhja e konflikteve dhe jo stabilitetit në njërën anë, si dhe varfëria, pabarazia dhe dështimet kanë rezultuar me raportin shumë të keq të AI për vitin e kaluar. Po a ndihmon nëse pese vendet e përhershme anëtare të KS të OKB heqin dorë nga vetoja kur bëhet fjalë për gjenocid dhe krime, siç kërkon AI? Prej vitit 1993 po diskutohet për reformën e KS - një diskutim i pafund. Dënimi i provokimeve dhe vërejtjen janë marrëveshjet më të shpeshta në KS. Ndërkohë që gjendja është e mjerueshme. Duhet të fillojnë menjëherë hapat e përmirësimit. Gjermania tani e ka shansin, pasi që në vitin 2015 është kryesuese e Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut.

Hanns Schumacher është një diplomat gjerman në pension. Ai ka drejtuar në vitin 2014, si ambasador i Gjermanisë, përfaqësinë e saj të pëhershme të OKB në Gjenevë..