1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Kerry nё Berlin në jubileun e 25 vjetorit të rёnies sё murit

Në 25 vjetorin e rёnies sё murit tё Berlinit ministri i Jashtёm tё SHBA-sё vizitoi kryeqytetin gjerman. SHBA dhe Gjermania duhet të punojnë së bashku për zgjidhjen e krizave të sotme, mendon Michael Knigge

Nëse keni pritur të merrni lajme të veçanta (breaking news) me interes global nga vizita e Sekretarit të Shtetit amerikan John Kerry në Berlin, do të mbeteni të zhgënjyer. (I vetmi - më shumë për larmi – lajm për t'u shënuar ishte fakti se John Kerry tha disa fjali në gjuhën gjermane me një theks francez.

Më shumë qëllimi i ndalesës së Kerry-it në kryeqytetin gjerman mund të faturohet si një mision për të kujtuar dhe rishprehur angazhimin e lidhjeve transantllantike. Ndonëse ky nuk është një lajm për t'u veçuar, sidoqoftë ia vlen të përmendet në një kohë kur marrdhëniet gjermano-amerikane janë akoma të lënduara qysh pas skandalit të NSA, në një kohë kur të dyja vendet kanë për të menaxhuar shumë kriza në nivel global.

Mësime nga historia

25 vjetori i rënies së Murit të Berlinit i ka dhënë të dyja vendeve sfondin perfekt historik për të kujtuar se çfarë mund të arrihet kur dy qeveritë punojnë së bashku.

Përmes vizitës së Memorialit të Murit, përmes bisedave me studentët dhe duke kujtuar vitet që ai kaloi në Berlin si një fëmijë, Kerry jo vetëm iu kthye periudhës së Luftës së Ftohtë, por ai gjithashtu bëri lidhjen e së kaluarës me konfliktin e tanishëm me Rusinë për çështjen e Ukrainës duke premtuar se nuk do ta lenë Evropën të ndahet sërish.

Homologu i tij gjerman Frank-Walter Steinmeier vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm që lujtën amerikanët për të bërë të mundur ribashkimin e Gjermanisë duke premtuar se gjermanët nuk do ta harrojnë këtë. Ai gjithashtu vlerësoi kontributin personal të palodhur të Kerry-it për procesin paqes e mes Izraelit dhe Palestinës, duke premtuar se Gjermania do të japë ndihmesën e saj për çdo iniciativë të re.

Nga ana tjetër kryediplomati amerikan dhe ai gjerman prekën shkurt edhe çështje globale si kriza në Ukrainë, lufta kundër “shtetit islamik”, armët bërthamore të Iranit, lufta kundër përhapjes së virusit të ebolës dhe ripërsëritën në daljet e tyre për publikun se SHBA dhe Gjermania janë në të gjitha këto tema së bashku.

Deutsche Welle Michael Knigge

Michael Knigge

Vlerësim për Gjermaninë

Në deklaratat e tij Kerry - ashtu siç edhe është bërë zakon për të gjithë zyrtarët amerikanë pas skandalit të NSA – bëri shumë vlerësime positive për mikpritësit e tij gjermanë. Ai u bëri një lëvdatë të veçantë kancelares Angela Merkel dhe Ministrit të Jashtëm Steinmeier për rolin e tyre drejtues brenda NATO-s jo vetëm në krizën e Ukrainës, por gjithashtu edhe për rolin e tyre në të gjitha çështjet e tjera madhore globale të përmendura më lart.

Është e rëndësishme që të rinisë, që nuk e ka përjetuar atë periudhë, t´i bëhet i njohur si shembull bashkëpunimi transatllantik historik dhe i suksesshëm që çoi në rënien e murit 25 vite më parë. Po aq e rëndësishme është që SHBA-ja dhe Gjermania të punojnë së bashku dhe me përgjegjësi për zgjidhjen e krizave të sotme megjithë tensionet e mbetura pas bërjes publike të skandalit të NSA-së dhe mosmarrveshjeve për çështjen e tregtisë ndëratllantike (TTIP).

Çështje thelbësore

Ja pse është është e jusifikueshme që këtë rradhë nuk u artikuluan në publik çështje të nxehta as nga sekretari Kerry dhe as nga mikëpritësi i tij gjerman.

Megjithatë duhet theksuar se qe të riparohen me të vërtetë marrdhëniet ndëratllantike këto çështje nuk duhen lënë në harresë, por duhen trajtuar në një kohë të ardhme, pasi ato janë disa nga çështjet thelbësore që kanë sjellë në humbjen e besimit transatlantik.