1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: kalkulimi i Vuçiqit

25 Prill 2016

Gjithçka ashtu siç ka qenë në Serbi: Aleksandar Vuçiq dhe partia e tij e përparimit janë sërish forca më e madhe në zgjedhjet parlamentare. Opozita mbetet e pafuqishme, mendon Dragoslav Dedoviç.

https://p.dw.com/p/1IcQ7
Serbien Aleksandar Vucic Alexander Wahlen Belgrad
Fotografi: Reuters/M.Djurica

Zgjedhësit do t'i dhuronin kryeministrit të kudogjendur një mazhorancë edhe më të madhe, e hapësira e tij e veprimit do të zgjerohej edhe më shumë- ky ishte kalkulimi i kryeministrit aktual dhe atij të ardhshëm Aleksander Vuçiq para zgjedhjeve në Serbi. A i doli atij ky kalkulim?

Po dhe jo - qeveria e Vuçiqit edhe në të adrhmen do të ketë një shumicë absolute të qartë, por ajo nuk është zgjeruar edhe më shumë.

Koalicion pavarësisht shumicës absolute

Partneri i deritanishëm i koalicionit të Vuçqit, partia socialiste, ishte qysh në zgjedhjet e vitit 2014 i tepërt, sepse partia e përparimit e vetme kishte 158 nga 250 mandatet. Megjithatë Vuçiqi preferonte më mirë ta afronte në koalicion partinë e autokratit të dikurshëm Sllobodan Milosheviç, e kësisoj kryetari i saj Ivica Daçiq u bë ministër i Jashtëm. Kjo ishte një lëvizje e mençur, sepse socialistët me nota nacionaliste në opozitë do të mund të forcoheshin edhe më shumë. E në rast të masave shtrënguese apo gabimeve është praktike, që të kesh mundësi t'i referohesh ndarjes së përgjegjësisë.

Po tani? Koalicioni i deritanishëm me sa duket do të vazhdojë të jetë edhe ai i ardhshmi. Partia e kryeministrit ndonëse vazhdon të ketë shumicën absolute, ajo është paksa më e dobët. Edhe socialistët, forca e dytë në vend, do të jenë më modest, sepse rezultati i tyre në zgjedhje nuk le hapësirë dhe ata në çdo rast duan të bashkëqeverisin.

Dragoslav Dedovic Kommentarbild App
Dragoslav Dedoviç

I përjetshmi i sapokthyer nga Haga, Vojislav Sheshelj, në të kudnërt mund të gëzohet: partia e tij radikale, e cila njihet për një përzierje të shakave bajate dhe devijimeve të shëmtuara verbale, më në fund ia doli që të përfaqësohet në parlament. Por megjithatë forca e dashamirësit të Rusisë dhe radikalit anti-perëndimor nuk është e rrezikshme me vetëm 20 depuetë.

Opozitë e përçarë

Opozita në zgjedhje nuk mundi të bjerë dakord për një strategji të përbashkët, sepse egoja e ndokujt ishte e madhe. Kësisoj ajo hyri e përçarë në garë dhe konform kësaj u ndëshkua: vetëm një grup ia doli ta kalojë pragun e përfaqësimit parlamentar prej 5% të votave - të tjerët dështuan. Kësisoj këto parti mbeten mjaft të vogla, duke mos qenë të forta sa duhet për të korrigjuar aktivitetet politike. Pellgje të vegjël e krokodilë të mëdhenj, thotë një shprehje në Beograd. Ky nuk është një ndryshim i vërtetë i raporteve të pushtet.

Vuçiq mbetet pra zot i situatës si në ppolitikën e brendëshme edhe në atë të jashtme, pavarësisht nëse me apo pa socialistët. "Të vazhdojmë kështu" kjo është receta e suksesit të tij. Vazhdimisht proklamohet antarësimi në BE si obvjektivi zyrtar, megjithatë herë pas here orientimi kthehet nga Moska. Të shmangen gabimet vetiake, e në vend të tyre të lihen fqinjët nervozë Kroacia e Kosova që të bëjnë gabime. Rënimi social të shitet si sakrificë në altarin e së ardhmes. Mediet në dukje preken me doreza mëndafshi, por ato megjithatë janë nën timonin e tij.

Për të gjithë, që shpresonin për një alternativë të vërtetë Vuçiq, situata mbetet e pashpresë. Aq më tepër nëse u beson liderëve opozitarë, sepse edhe ata duan të vazhdojnë të bëjnë si deri më tani.