1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Jo urë drejt Europës

Në bisedimet me Afrikën BE-ja mbështetet tek një strategji e dyfishtë: ofron ndihma shtesë dhe do për këtë bashkëpunimin për të kufizuar migracionin. Europës do t'i duhet shumë durim, mendon Barbara Wesel.

Samiti BE - Afrikë

Samiti BE - Afrikë

Fjala plan aksioni tingëllon gjithmonë e vendosur pas sukseseve të fuqishme të shpejta. Por nëse bëhet fjalë për këtë marrëveshje të re, e pesta mes Bashkimit Europian dhe Afrikës, pas kësaj qendron më shumë procesi i njohur i vështirë. Bëhen takime, problemet përmenden me emër, bihet dakord me formulime të vakëta dhe në fund zgjidhjet ndoshta janë afruar pak më shumë. Në marrëdhëniet mes Europës dhe shteteve afrikane përparimi është si një kërmill në gjendje narkoze.

Europa ka paraqitur një kompromis

Duam të vendosim ura mes kontinenteve, është shprehur presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker. Nëse e lemë patosin më një anë, atëherë kjo nënkupton, se më shumë synohet që këto ura të jenë më pak të kalueshme. Në parim është parashtruar një kompromis: europianët ofrojnë para për kualifikim profesional, infrastrukturë apo projekte të tjera, e në këmbim afrikanët marrin përsipër, që të pengojnë valët e refugjatëve në rrugën e tyre drejt Veriut. Por për qeveritë e vendeve më të varfëra rezulton një llogari e thjeshtë në kah të kundërt: është më joshëse për to që disa forca pune më shumë të largohen për të sjellë në atdhe para nga Europa e pasur? Apo ato përfitojnë më shumë duke nisur kurse kualifikimi profesional e projekte të tjera me paratë e BE-së në këmbim të luftës kundër bandave të kontrabandistëve dhe pranimit të azilkërkuesve të kthyer?

Barbara Wesel

Barbara Wesel

Për europianët këto ishin çështje të rëndësishme bisedimesh: a mundemi ne më në fund t'i kthejmë migrantët ekonomikë, që nuk i duam, në atdhe? Në këtë drejtim së paku BE-ja mund të marrë një deklaratë të përgjithshme parimore prej shteteve afrikane. Kjo megjithatë nuk do të thotë, se së shpejti avionë të mbushur plot do të nisen drejt Ganës, Çadit apo Nigerisë - por vendet europiane shpresojnë për një përshpejtim gradual. Si shpërblim ndaj partnerëve të bisedimeve do t'u ofrohen më shumë mundësi aplikuesve afrikanë në tregun europian të punës. Kjo ngjall zero entuziazëm tek vendet anëtare të BE-së: askush nuk do ta hapë tregun e punës për afrikanët, disa bursa studimi dhe akes për shkencëtarët janë vetëm një lëshim nominal.

Investime në të ardhmen e përbashkët

Në parim vlen: Europa do që Afrika t'i zgjidhë në shtëpinë e vet problemet. E kjo madje sa më parë të jetë e mundshme, sepse perspektiva për të ardhmen është e fare e dukshme: rritja shpërthyese e popullsisë, pasojat e ndryshimit të klimës, qeverisja e keqe shokuese, varfëria e vazhdueshme, konfliktete etnike e politike të pazgjidhura brenda pak vitesh mund t'i nxisin shumë afrikanë në rrugën drejt Veriut.

Hapësira kohore është fare e vogël, gajtë së cilës europianët mund të bëjnë diçka për ta frenuar një zhvillim të tillë. Të paktën ata tani e kanë kuptuar këtë. Atyre u duhet që të merren intensivisht dhe në mënyrë konsekuente me vendet afrikane të tronditura prej krizave, të torturara prej diktatorëve, e të shfrytëzuar vazhdimisht prej elitave të tyre. E këtë duhet ta bëjnë edhe nëse do t'u duhet që të zhvillojnë çdo gjashtë muaj një takim të nivelit të lartë. Në këtë kontekst është i drejtë parimi ndihma në këmbim të arritjeve. Kjo mban erë presion, por në fakt është ndoshta një mënyrë e arsyeshme e bashkëpunimit: Europa angazhohet në vende të veçanta dhe kërkon në këmbim arritje konkrete prej partnerëve. Për europianët ky është shansi i fundit, që të hyjnë në bashkëveprim me vendet afrikane për të formësuar të ardhmen e përbashkët, në vend që të presin duke bërë sehir katastrofën tjetër të parashikueshme tek fqinji ynë jugor.