1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Jo një Europë me binarë kufiri!

Gjashtё vende europiane kanё rivendosur ndёrkohё kontrolle nё pika tё caktuara kufitare me vendet fqinjё. Kjo pengon ekonominё dhe ve nё pikёpyetje jo vetёm tё ardhmen e marrёveshjes Shengen, mendon Barbara Wesel.

Ata qё qarkullojnё rregullisht pёrmes urёs Öresund mes Malmoes nё Suedi dhe kryeqytetit danez Kopenhagёs i indinjon pamasё rivendosja e kontrolleve kufitare. Ajo kushton edhe para. Shumё njerёz, qё deri tani lёviznin mes dy vendeve mes vendit tё punёs e vendbanimit, tani do tё hasin nё pengesa, aq sa atyre do t'u duhet tё mendojnё tё transferohen privatisht diku tjetёr ose tё gjejnё njё punё diku tjetёr. Rivendosja e kontrolleve kufitare rrezikon gjithashtu edhe rendimentin ekonomik nё rajonet kufitare, tё cilat prej kohёsh janё zhvilluar bashakrisht. "Shengen" ka marrё fund? - kjo ёshtё pyetja qё shtrohet tani. Fshati i vogёl i vreshtarёve Shengen nё kufirin e Luksemburgut me Gjermaninё i ka dhёnё emrin marrёveshjes pёr njё Europё pa kufij para tridhjetё vjetёsh. Prej kohёsh vreshtarёt nga tё dyja anёt e lumit Mosel qarkullonin pёr t'u kujdesur pёr hardhitё e tyre midis dy vendeve, por tani ky vend rrezikon tё kthehet nё simbol tё dёshtimit tё Europёs.

Marrёveshja Shengen krahas Euros konsiderohet si njё nga arritjet mё tё rёndёsishme tё unionit. Prej shumё kohёsh janё krijuar rajone tё mёdha nё zonat e kufijve tё vjetёr, ku dashuria, banimi, puna, arsimi zhvillohen nё mёnyrё tё vetёkuptueshme pёrtej kufijve, atje ku jeta me binarё kufiri dhe kontrolle pasaportash ka kohё qё i ka hapur rrugёn njё fqinjёsie tё shpenguar. E gjitha kjo tani po rrezikohet, vetёm pёr tё penguar fluksin e mёtejshёmm tё refugjatёve. Nёse qeveria suedeze do tё vepronte me racionalitet, ajo duhej fillimisht ta kishte bёrё kёtё llogari: sa kushton rёnia e ekonomisё nё rajonet kufitare, sa i madh ёshtё dёmi pёr ekonominё e eksportit, dhe sa do tё kushtonte pranimi i mёtejshёm i refugjatёve.

Barbara Wesel Studio Brüssel

Barbara Wesel

Por pikёrisht kёtu qendron problemi. Nuk bёhet fjalё pёr argumenta racionale, por pёr emocione: ndjenja e humbjes sё kontrollit kombёtar, mbrojtja prej tё huajve, kujtimi nostalgjik i njё tё shkuare, kur problemet gjoja thjesht mund tё pёrjashtoheshin. Pavarёsisht pёrparimit tё Europёs sё rritur sё bashku nё dekadat e fundit duket se mentaliteti i qytetarёve nuk ka ecur me tё njёjtin hap. Nёse ka vёshtirёsi, ata e kёrkojnё shpёtimin e tyre tek shteti komb i sё shkuarёs. Dhe politikanёt nё BE dorёzohen pa luftuar. Me pёrjashtim tё Angela Merkel-it ata shtangen prej forcimit tё populistёve tё djathtё, pa u mbrojtur prej tyre. Nё vend qё t'u sqarojnё njerёzve, se sa shumё humbasin duke rivendosur binarёt e kufirit, politikanёt e tё gjitha ngjyrave nё Stokholm, Kopenhagё dhe Paris i nёnshtrohen presionit nga e djathta.

Fiksimi ndaj Europёs Lindore si bastion i regresionit politik gjatё muajve tё fundit na ka bёrё qё tё mos shohim, se populistёt e djathtё janё nё mesin tonё. Ata janё tё fortё edhe nё veriun dikur liberal dhe shfaqen duke ngjallur frikё edhe tek fqinji nё Francё. Forca e tyre shkatёrruese tregon efekt pothuajse nё tё gjitha vendet europiane. Nё njё sfond tё tillё kancelarja me optimizmin e saj rrezikon tё dёshtojё. Ajo beson nё mundёsinё e njё rritjeje eksponenciale tё kurbёs sё tё mёsuarit nё Europё, kёshtu u shpreh ajo pak para Krishtlindjeve pas samitit nё Bruksel. Sipas saj shumica e vendeve anёtare do ta kuptojё, qё solidariteti nё ҁёshtjen e refugjatёve ёshtё patjetёr i domosdoshёm. Por deri tani nuk duket kёshtu. Pёrkundrazi: shumica e qeverive preferojnё mё mirё tё pranojnё dёmin ekonomik dhe politik, se sa tё bashkёpunojnё nё zgjidhje konstruktive, vetёm qё tё mos duken se po lёshojnё pe nё ҁёshtjen e refugjatёve.

A mund tё shpёtohet mё Shengeni? Kontrollet e pёrbashkёta tё planifikuara nё kufijtё e jashtёm europianё, njё politkё e pёrbashkёt e BE-sё pёr refugjatёt dhe shumё ide tё tjera, pёr ta shpёtuar Europёn nё kufijtё e hapur do tё jenё tё vonuara. Akordi i dyshimtё me Turqinё, qё synon tё kufizojё dyndjen e refugjatёve, deri tani nuk ka sjellё ndonjё lehtёsim tё dukshёm. Pёrpjekjet pёr paqen nё Siri janё rrezikuar prej konfliktit tё fundit mes Arabisё Saudite dhe Iranit. Perspektiva ёshtё e vakёt. Viti nis ters pёr Europёn dhe ёshtё e vёshtirё qё nё kёtё gjendje tё nuhasёsh ndonё shenjё optimizmi. Nёse nuk i dilet gjatё muajve tё ardhshёm qё tё ndalet kjo dinamikё negative, 2016 mund tё bёhet vёrtetё njё "annus horribilis" pёr Europёn.