1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: iluzioni për një politikë të përbashkët për azilin

Sstemi aktual për azilin në BE nuk mund t'i rezistojë kohës. E megjithatë propozimet e komisionit për reformimin e tij nuk do të gjejnë mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare, parashikon Christoph Hasselbach.

Disavantazhi i sistemit të Dublinit është: shtete të veçanta, që ndodhen në itinerarin e ndjekur prej refugjatëve, si Greqia dhe Italia, mbajnë pothuajse të gjithë barrën. Nëse të gjitha shtetet e tjera anëtare do të kishin zbatuar me rigorozitet rregullat e Dublinit, pothuajse asnjë refugjat nuk do të kish ardhur në Gjermani apo në Suedi. Thuajse të gjithë do të kishin paraqitur kërkesë për azil në Greqi apo në Itali, do të ishin strehuar atje dhe më pas - në varësi të procesit të azilit - ose do të pranoheshin ose do të duhej të dëboheshin. Në sfondin e fluksit të refugjatëve që mbërrijnë me qindra mjëra të dyja këto shtete e konsideruan të padrejtë këtë sistem.

Athina dhe Roma megjithatë ia lehtësuan vetes situatën duke i lejuar refugjatët pa i regjistruar që të kalojnë drejt Veriut të Europës. Me këtë ata nuk u panë me sy të mirë. Greqia madje edhe ka kontribuuar duke me trajtimin e keq të refugjatëve, që gjyqtarët europianë të ndalonin kthimin e refugjatëve të trajtuar keq në Greqi. Athina praktikisht u shpërblye për mosrespektimin e standardeve europiane.

Dublini ka edhe avantazhe

Ndërkohë që Gjermania e toleroi shumë gjatë situatën pa rregulla, vendet e tjera mbyllën kufijtë e më pas edhe itinerarin ballkanik. Tani Austria do të izolojë ndaj emigrantëve qafën e Breneros, duke i paraprirë mundësisë që ndoshta së shpejti sërish do të vijnë refugjatë përmes Detit Mesdhe dhe Italisë.

Hasselbach Christoph Kommentarbild App

Christoph Hasselbach

Gjendja aktuale e politikës europiane të azilit është në radhë të parë një situatë mosbesimi, në të cilën secili mendon për vete. Kush do reforma në drejtim të një shpërndarjeje të drejtë dhe europianizim të kësaj politike, duhet të kujtojë, se qysh në vjeshtë shtetet e BE-së vendosën me shumicë, që 160.000 refugjatë nga Greqia dhe Italia të shpërndahen mes shteteve të BE-së. Në thelb ky ishte një "mekanizëm korrekt", që tani e propozoi sërish komisioni. Por ndërkohë që numri i atyre që duhen shpërndarë ka mbetur vërtetë modest, rezistenca është rritur aq shumë, sa që nuk duhet të kesh më iluzione për propozime që shkojnë edhe më tej.

Ndër të tilla propozime bën pjesë edhe përcaktimi i një modusi shpërndarjeje, pjesë kjo e opcionit dy të komisionit. Kancelarja e Gjermanisë vazhdimisht e ka propozuar këtë ide, që ka hasur në kundërshtim. Të tjerë kanë kritikuar, se pa sigurimin si duhet të kufijve të jashtëm ky sistem do të shërbente si një karta biancha për migracion të pakufizuar. Sepse ky është avantazhi i madh i Dublinit: ka kompetenca të qarta dhe vendet kryesore, ku mbërrijnë refugjatët kanë një motiv për t'i mbikqyrur kufijtë e tyre e kësisoj edhe kufijtë e jashtëm të BE-së. Qëkurse është mbyllur itinerari ballkanik, nuk funksionon më lejimi i kalimit të refugjatëve.

Vendimtar është numri i refugjatëve

Ndaj në rastin më të mirë sistemi i modifikuar pak i Dublinit mund të gjente mbështeje nga shumica. Por edhe në këtë rast do të mbetet problemi, që vendet anëtare ndoshta do të miratojnë një reformë, por ajo do të mbetet e padetyrueshme, sapo të duhet të zbatohet "mekanizmi i ndarjes së drejtë".

Në fund gjithçka varet nga ecuria e shifrave të refugjatëve. Nëse me kalimin e kohës bie fluksi, atëherë shpërndarja e tyre është një problem i përballueshëm. Por nëse shumë shpejt sërish arrihen përmasat e gjysmës së dytë të vitit 2015, secili shtet do të synojë të ndihmojë vetveten - kjo edhe në kurriz të të tjerëve. Ndaj qëllimi primar duhet të jetë, shmangia e një vale masive.

Ju mund të shprehni mendimin tuaj në fund të këtij artikulli. Ne i mirëpresim komentet tuaja!