1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Huliganët kundër salafistëve

Zemërimin e përgjithshëm për brutalitetin barbar të islamistëve në Siri apo Irak, huliganët po e përdorin për të nxitur racizimin, mendon Volker Wagener i shqetësuar nga ky zhvillim.

Ç'ide diabolike! Përfshirja e skenës së huliganëve gjermanë të futbollit nga partia Pro NRW. Kjo parti me pikëpamje të djathta, një parti e vogël që është aktive vetëm nö një zonë dhe që është jo më kot nën vëzhgim nga organet e Mbrojtjes Kushtetuese të landit NRW, po josh skenën tejet të dhunshme të huliganëve me një marifet primitiv. Ngrihuni në këmbë kundër salafistëve, bëhuni bllok kundër islamistëve! Kush nuk do të donte të merrte pjesë në një demonstratë të tillë? Por jo me ta!

Huliganët – Problem në stadiume dhe tani edhe në rrugë

Huliganët kanë qenë aktivë deri tani nëpër stadiume, por edhe në internet. Por kohët e fundit ata i sheh të grumbullohen qendrave të qyteteve edhe, kur nuk ka ndeshje futbolli. Zemërimin e përgjithshëm për brutalitetin barbar të islamistëve në Siri, në Irak, por edhe në Nigeri ata po e përdorin për t'u shitur dhe vepruar si njerëz të mirë në luftë kundër salafistëve dhe IS-it. Si të thuash krah për krah me partitë e djathta, që e njohin potencialin e dhunshëm dhe racizmin latent të kësaj skene.

Volker Wagener

Volker Wagener

Policët e specializuar për këtë grup dhe skenë agresive e njohin mirë strukturën sociologjike të huliganëve. Nëse për rekrutimin e islamistëve në Gjermani vlen formula: të rinj, meshkuj, muslimanë, pa perspektivë, kjo vlen edhe për përcaktimin e skenës së huliganëve. Vetëm tipari "musliman" nuk bën pjesë në të.

Jo vetëm naziskinë, edhe djem familjesh qytetare

Për vite të tëra policia po vëren një fenomen të ri të frikshëm në skenën e huliganëve. Në të nuk ndesh më vetëm tipa me koka të rruara zero dhe të mbushur me tatuazhe, që kanë probleme me alkoolin dhe sjellin me vete agresion në stadiume, por gjithnjë dhe më shumë djem familjesh të ngritura qytetare, që jetojnë nëpër vila dhe janë të velur nga jeta. Ata janë persona të rritur pa dashuri dhe emocione, madje edhe me diploma, dhe u duket cool që të provokojnë në grup. Nga e hëna deri të premten, ata janë karrieristë që janë përshtatur me vendin e punës kurse të shtunave lëshohen nga frerët. Shkrirja e njerëzve që vijnë nga shtresa të arsimuara me yuppies e përkëdhelur është një koalicion i rrezikshëm. Kemi të bëjmë - parë nga pikëpamja sociale - me një grup të madh që bashkon disa shtres. Në të lulëzon racizmi, i maskuar me kritikën ndaj salafistëve.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm që kjo të mos kthehet në një shumicë në bankat e tifozëve nëpër stadiumet gjermane. Me ekipin kombëtar dhe klubet tona në Bundesligë ne kemi fituar një reputacion fantastik nëpër botë - edhe për shkak të atmosferës së mirë ngjitëse në tempujt e futbollit gjerman. Do të ishte vetëshkatërruese në qoftë se së shpejti do të na duhet që Franck Ribery (Bayern Münichen), ta ruajmë me truproja: sepse ai para ndeshjes dhe në sytë e të gjithëve, lutet si mysliman i devotshëm.

Të jemi gjakftohtë, por të veprojmë me vendosmëri!

Cilësia e re e racizmit në mjedisin e huligaëve është ndryshimi i vendit të ngjarjes. Ata po dalin nga stadiumet dhe po kërkojnë konfrontim me autoritetet në qendrat e qyteteve. Fillimisht në Dortmund, tani në Këln, po nesër ku?

E frikshme dhe në të njëjtën kohë demaskuese ishte shkalla e dhunës të dielën në Këln. Aty nuk kishte asnjë këmbë salafisti, dhe të vetëshpallit shpëtimtarë të Gjermanisë e shkarkuan agresionin e tyre ndaj policisë. Ata nuk janë në kërkim të kundërshtarëve të tyre politikë, ata kërkojnë vetëm dhunën. Dhe organet shtetërore nuk gëzojnë asnjë lloj respekt në sytë e huliganëve. Në këtë mes nuk ka asnjë shans për deeskalim, po vetëm për forcën e ligjit.