1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Hapet perdja për diktaturën në Venezuelë

Regjimi shavist e ndaloi referendumin kundër presidentit Maduro. Shumica prej dy të tretave në parlament është pa vlerë. Askush në këtë vend nuk mund të flasë për demokraci, mendon Uta Thofern.

Çfarë loje e padenjë. Klika që sundon në Venezuelë e shkel me këmbë demokracinë dhe bota e vështron të gjithën më e shumta e interesuar. Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend, në mënyrë që më në fund të vijë një reagim nga bota e jashtme, që e meriton këtë emër? Që prej gati një viti, opozita ka në parlamentin e Venezuelës një shumicë të konsiderueshme, e cila duhet pranuar që është arritur përmes zgjedhjeve demokratike. Dy të tretat e zgjedhësve e kanë shprehur në mënyrë të qartë, që ata nuk e duan më qeverinë shaviste nën drejtimin e presidentit Nicolás Maduro. Por që atëherë, kjo shumicë demokratike injorohet, pengohet, minohet nga shavistët.

Gjithnjë truke të reja kundër vullnetit të shumicës

Me marifete të palodhura, burokratët e zellshëm të Maduros kanë gjetur gjithmonë mënyra për t'i minuar të drejtat kushtetuese të parlamentit. Fillimisht përbërja e re e diskutueshme e Gjykatës Kushtetuese, e cila për shumë vite me radhë siguron kontrollin e Maduros mbi të gjitha vendimet e gjykatës më të lartë. Pastaj injorimi i shumicës prej dy të tretash të parlamentit. Paditë e dyshimta kundër opozitarëve. Taktika zvarritëse e komisionit elektoral të dominuar nga shavistët, për të gjitha hapat e deritashëm për përgatitjen e referendumit. Represionet kundër mbështetësve të procesit të shkarkimit të Presidentit. Dhe tani, pesë ditë para mbledhjes së nënshkrimeve të dyta, ndalimi i referendumit kundër Presidentit. Natyrisht vetëm përkohësisht - nuk ka asnjë shkak për t'u shqetësuar! Protestat ndërkombëtare as

Thofern Uta Kommentarbild App

Uta Thofern

nuk nevojiten, në Venezuelë thjesht gjithçka gjithmonë provohet shumë me saktësi...Çfarë loje e padenjë!

Detajet e këtij vendimi të çuditshëm dhe të diskutueshëm as duhet të verifikohen - një vështrim në zhvillimin e muajve të fundit mjafton. Fakti që njëkohësisht u shpall ndalim për dalje nga vendi kundër disa drejtuesve opozitarë e bën të qartë: regjimi shavist është mbërthyer me të gjitha mjetet në pushtet. Këtë demokracitë e kësaj bote nuk mund ta pranojnë më, po të mos duan që ndaj tyre të humbasë krejtësisht besimin.

Si mund të reagonte bota?

Dhe me sa duket kështu do të bëhet. SHBA ndodhen në fushatë elektorale, Evropa ka probleme të tjera dhe merret kryesisht me veten, fqinjët e Amerikës Latine nuk janë të të njëjtit mendim. Dhe çfarë mund të bëhet? Sanksione ekonomike kundër një vendi, të cilin socializmi i ka shkaktuar krizën më të rëndë të furnizimit në historinë e tij?

Mësimi i hidhur për opozitën venezueliane është: loja demokratike dhe korrekte nuk vlen. Deri tani aleanca opozitare është mbështetur në një shndërrim paqësor në kutitë e votimit dhe ka arritur që t'i shmangë konfliktet e dhunshme. Por me sa duket janë vetëm konfliktet e përgjakshme që tërheqin vëmendjen ndërkombëtare. Ose të tilla që shkaktojnë ikje masive në vende të tjera. Çfarë loje e padenjë!