1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Hamburgu vendi i karuzelit botёror

Me javё tё tёra ёshtё intensifikuar gati nё histeri grindja pёr demonstratat nё kuadёr tё samitit tё G20-ёs. Lerini lojёrat tё fillojnё! Ky karuzel botёror i vitit ofron diҁka pёr secilin, mendon Bernd Riegert.

Ekstremistёt e majtё ndёr demonstruesit kundёr samitit tё G20-ёs qё nis punimet tё premten nё Hamburg synojnё revolucion botёror dhe qё t'i jepet fund sistemit kapitalist. Nё Hamburg ata nuk do t'i arrijnё kёto tё dyja. Edhe protestat kundёr globalizimit kanё ngjashёm po aq kuptim sikur tё protestoje kundёr rrjedhёs sё kohёs. Pёr aq kohё sa demonstruesit qëndrojnё paqёsor, ata duhet ta ndjekin ritualin e tyre, qё pёrjeton ҁdo samit nё vendet demoratike. Por protestat e planifikuara tai nuk janё mё shumё se sa njё karneval politik.

Mё me kuptim do tё kishin qenё demonstratat konkrete p.sh. kundёr shkeljeve tё tё drejtave tё njeriut nё Kinё, Rusi, Turqi apo nё Arabinё Saudite. Mё me dobi mund tё ishin protesta kundёr politikёs tregtare dhe neonacionalizmit tё dёshtuar tё presidentit harbut Donald Trump. Manifestime dhe „rezistencё" kundёr sistemit politik tё lirisё nё Gjermani, qё i mundёson grumbullimet pёr demonstratё, duhet tё refuzohen prerazi.

Dhuna nuk duhet tё jetё mjet i pёrballjes politike. Eshtё mirё, qё policia kёtu nuk do tё tregojё tolerancё. Turmёs nё bllok, qё ngjashёm si huliganёt e futbollit duan tё rrihen me policinё, nuk duhet t'i jepet forum.  Nё vigjilje tё samitit tё G20-ёs me siguri shumё gjёra janё ekzagjeruar. Pёrhapje paniku ka nga tё dyja palёt. Liria e grumbullimit pёr kundёrshtarёt e G20 do tё garantohet. Por njё tё drejtё themelore pёr kalimin e natёs nёpёr kampe demonstruesish apo tё tjera organizime folklorike demonstratash nuk do tё ketё nё parqet e Hamburgut. Por nё rast dyshimi tё ndihmon t'i hedhёs njё sy rregullores sё ligjeve pёrkatёse.

Njё samit nё njё qytet duhet tё jetё i mundur

Kritikёt, qё tani ankohen, se njё samit i tillё i politikёs botёrore nuk duhet tё organizohet nё njё qytet tё madh, ku tё majtё radikalё dhe tё majtё ekstremistё me sa duket dominojnё lagje tё tёra, nuk kanё tё drejtё. Edhe pёr pёrfaqёsuesit e 19 shteteve dhe tё BE-sё vlen liria e grumbullimit. Natyrisht ata duhet tё jenё nё gjendje, qё tё takohen dhe tё konsultohen, edhe pse me gjasё prej kёsaj nuk do tё ketё shumё rezultate konkrete.

Riegert Bernd Kommentarbild App

Bernd Riegert

Angazhimi masiv i policisё ёshtё i nevojshёm pёr tё mbrojtur pjesёmarrёsit nё samit, por nё radhё tё parё pёr t'i drejtuar demonstruesit qё tё veprojnё sipas rregullave. Sa mё shumё protesta njoftohen, aq mё shumё rriten kёrkesat ndaj sigurisё. Sa mё shume forca policie, aq mё tё mёdha janё protestat.

E pra nga tё dyja anёt pёrforcohen radhёt reciprokisht. Megjithatё organizimi i njё samiti duhet tё jetё i mundur nё qendёr tё njё qyteti nё mes tё Gjermanisё. Spostimi nёpёr fshatra sikurse qe rasti me samitet e mёparshme tё G20-ёs nё Gjermani  (2007) nё Heiligendamm apo (2014) nё Elmau vitet e fundit gjithashtu janё kritikuar. Nё kёto zona idilike tё fuqishmit ishin izoluar, por demonstruesit ia dolёn qё tё dёgjohet jehona e tyre. E pra ҁ'duhet bёrё?

Mirёsevini nё spektaklin e radhёs tё Trumpit

Lind pyetja, nёse tё tilla samite janё vёrtetё tё nevojshme. Pёrgjigja ёshtё: Po. Kryetarёt mё tё rёndёsishёm tё qeverive nё botё duhet tё flasin me njeri-tjetrin. Heshtja tё ҁon nё keqkuptime. Njohja personalisht zёvendёson shumё shkresa dhe analiza. Nё Hamburg njё president i papёrvojё i SHBA-sё Donald Trump pёr herё tё parё do tё takohet me presidentin rus me pёrvojё Vladimir Putin. Kjo ёshtё ngjarja mё e rёndёsishme nё Hamburg. Nёse kёta tё dy nuk do tё kuptohen, kjo mund tё ketё pasoja negative pёr Europёn dhe pjesёn tjetёr tё botёs.

Pёrveҁ kёsaj bota duhet tё pёrjetojё, se ҁ'qendrim ka presidenti turfullues i SHBA-sё lidhur me tregtinё botёrore dhe krizёn nё Korenё e Veriut. Hamburgu do tё jetё njё Trump-Show e vёrtetё. Qysh nё samitin e G7-ёs nё Itali nё fund tё majit ai dominoi me politikёn e vet absurde. Temat e mirёfillta tё G20-ёs, pёr tё cilat u themelua ky formacion dikur, si menaxhimi i krizёs financiare dhe avancimi i zhvillimit ekonomik, do tё mbeten nё sfond. Klima, tregtia, migracioni? Mesazhi nga Hamburgu do tё jetё: Trumpi kundёr pjesёs tjetёr tё botёs. Kjo ёshtё mjaft dёshpёruese. Ndaj imazhet e demonstratave tё dhunshme vёrtetё qё nuk do t'i shёrbenin askujt.

Por njё ngushёllim i vogёl: Samiti tjetёr i G20-ёs nё Gjermani me gjasё mund tё zhvillohet nё vitin 2037.