1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Gorbaçov, në Gjermani i dashur, në Rusi përçmohet

Kancelarja Merkel preti në kryeministri Michail Gorbaçov. Biseda mes tyre mund të jetë interesante.

Kancelarja shihet si kritike e ashpër e politikës së Vladimir Putin ndaj Ukrainës, ndërkohë që Michail Gorbaçov ka surprizuar shumë vetë duke mbrojtur këtë politikë. Gorbatschov e ka pranuar gjithmonë që Krimenë e sheh si pjesë të Rusë. Ndarjen e Ukrainës dhe Bjellorusisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, ashtu si Presidenti Putin, ai konsideron se gabim historik, që ia faturon pasardhësit të tij Boris Jelcin.
Për t'u theksuar është ashpërsia që Gorbaçov kritikon Perëndimin: Ai sugjeron një fillim të ri marrdhëniesh me Berlinit dhe Moskës, ku drejtimi është i qartë: Perëndimi duhet të ndryshojë kurs, jo Putin. Para vizitës së tij Gorbatschov tha: „Unë jam i bindur se Putin sot mbron interesat e Rusisë më mirë se të gjithë të tjerët“. Por ai ka lëshuar edhe krtika të ashpra ndaj Putin. Në mes të vitit 2013, kur Putin donte të bastiste zyrat e organizatave jo qeveritare Gorbaçov tha: „Kush do një diktakturë, duhet të shkojë atje ku ekziston një diktaturë.“
Friedrich Schmidt

Friedrich Schmidt

Pra prej nga vjen ky ndryshim? Kjo është pyetja që të vjen në mend, mbi të gjitha kur mendon se Putin e sheh Gorbaçovin si hapsin e varrit të Bashkimit Sovjetik dhe e konsideron atë si gabim historik. Dhe Putin nuk është i vetmi që ka këtë vlerësim për të. Në sytë e shumë rusëve Gorbaçov shihet si përgjegjës për shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik.
Në Gjermani i dashur, në Rusi përçmohet
Gorbaçovit shpesh i faturojnë edhe fajin e Jelcinit. Sidoqoftë shumë vetë atë e konsiderojnë si një politikan që nuk merr seriozisht nevojat e njerëzve të thjeshtë. Pak kohë pas mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm ai filloi fushatën më të madhe kundër alkoolit. Ajo nuk pati asnjë ndikim tek dëshira e rusvë për të pirë, ndërsa mbështejtja e tij në publik ra. Në zgjedhjet presidenciale në vitin 1996 ai mori 0,51% të votave! Është tragjedia e Gorbaçovit, jashtë vlerësohet dhe në shtëpi përçmohet. Kjo e ka hidhëruar atë.
Ai ishte i ngarkuar të reformonte Bashkimin Sovjetik jo ta shpërbënte. Në fakt ai donte vetëm të rindërtonte, të krijonte struktura transparente dhe një sistem ku sundonte ligji. Ai nuk kishte aspak qëllim të shpërbëntë të gjithë perandorinë. Gorbaçov nënvlerësoi hapur decetralizimin e fuqisë së Parisë Komuniste. Prandaj ai kritikohet edhe sot në vendin e tij.
Gorbaçov dhe Putin ndiejnë të dy keqardhje për shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik. Por deri tani kanë patur qendrime qartësisht të ndryshme për ish vendet e Bllokur Lindor dhe republikat sovjetike. Gorbaçov në vitin 1988 u distancua nga doktrina e Brezhnjevit. Gjë që i mundësoi më pas vendeve të Traktatit të Varshavës të zgjidhnin vetë formën e qeverisjes të tyre. Kjo liri çoi në një revolucion paqësor në Europë. Si rezultat ishte përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe ribashkimi i Gjermanisë. Kjo kontribuoi në rritjen e popullaritetit të tij në Perëndim, e në veçanti në Gjermani. Burri i Glasnostit dhe Perestroikas, ishte dhe është një mysafir i mirëpritur në Republikën e Gjermanisë, gjë që u pa mjaft qartë edhe në festimet për 25 vjetorin e rëniës së Murit në fundjavë.
Fakti se Gorbaçov po mban anën e Putin dhe me kritikat e tij nga Perëndimit flet kundër principeve të tij, mund të pranohet. Ai nuk do të marrë shumë kritika nga ky vend, sepse Gjermania është mjaft mirënjohëse ndaj tij.