1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Gjermani, mbroji tё drejtat e tua tё njeriut!

Bashkёsia ndёrkombёtare i proklamon tё drejtat e njeriut,por i shkel ato me dy kёmbёt. Edhe nё Gjermani ёshtё shtuar mosrespektimi i kёtyre tё drejtave. Berlini duhet ta ndalё kёtё tendencё tё rrezikshme..

A ka degraduar Deklarata e Pёrgjithshme e tё Drejtave tё Njeriut nё njё apendiks tё politikёs botёrore? A e ka humbur kredibilitetin e saj Karta e Ndёrgjegjes Botёrore, qё mё 10 dhjetor 1948 u lexua nga Eleanor Roosevelt, e veja e Franklin D. Roosevelt-it, para Asamblesё sё Pёrgjithshme tё OKB-sё nё Paris?

Rrethanat me krimet e luftёs nё Aleppo tё nxisin qё kёsaj pyetjeje t'i pёrgjigjesh me po. Toka po digjet! Njё lajm i tmerrshёm pason tjetrin: lufta nё Siri, nё Jemen, terrori nё Nigeri, ҁmontimi i shtetit ligjor nё Turqi, por edhe nё mes tё Europёs, nё Poloni e Hungari. Lista e shkeljeve tё tё drejtave tё njeriut nё mbarё botёn ka marrё pёrmasa tronditёse.

Nё Gjermani pasqyrohen kёtu zhvillime dramatike. Ndonёse baballarёt dhe nёnat e kёtij ligji themelatar e kanё pёrfshirё nё kushtetutё thelbin e Deklaratёs sё Pёrgjithshme tё tё Drejtave tё Njeriut. "Dinjiteti i njeriut ёshtё i pacёnueshёm. Respektimi dhe mbrojtja e tij ёshtё detyrim i tё gjithё pushtetit shtetёror", thuhet nё nenit 1.

Prange de Oliveira Astrid Kommentarbild App

Astrid Prange de Oliveira

Gjermania ka nevojё pёr pёrmirёsime

Por edhe nё Gjermani dinjiteti i njeriut ёshtё i cёnueshёm: Strehimoret e azilkёrkuesve digjen, sulmet terroriste pёrhapin frikё e tmerr, qarkullojnё komentete urrejtjeje dhe racizmi ёshtё nё rritje. E kjo nuk nuk ndodh tani pas pranimit tё qindra mijёra refugjatёve nё vjeshtё 2015. Edhe para 20 vjetёsh kёtu janё djegur strehimore azilkёrkuesish.

Instituti gjerman pёr tё Drejtat e Njeriut i ka pёrmendur qartazi kёto deficite nё raportin e tij tё fundit. Berlini kёtё nuk duhet ta marrё si informacion rutinё, por duhet tё bёjё mё shumё qё t'i kundёrvihet kёsaj tendence. Realizimi i tё drejtave tё njeriut nis brenda vendit. Viti 2015 nё Berlin me pranimin e refugjatёve dёshmoi, se tё drejtat e njeriut janё njё komponente bazё e politikёs gjermane.

Pavarёsisht pёrpjekjeve tё mёdha humanitare, duhet qё brenda vendit tё bёhet mё shumё punё bindёse. Sepse njё pjesё e popullsisё duket se nuk e ka tё qartё, qё tё drejtat e njeriut vlejnё pёr tё gjithё banorёt. Mbrojtja e zbatimi i tyre duhet tё argumentohet e tё debatohet rishtazi kundrejt tё huajve dhe vendasve. Respektimi i tё drejtave tё njeriut ёshtё njё sprovё e vazhdueshme e shoqёrive demokratike.

Natyrisht qё njё politikё koherente e tё drejtave tё njeriut ёshtё njё utopi. Konfliktet ndёrkombёtare janё shumё tё ndёrlikuara, luftërat mjaft asimetrike dhe mjaft tё kundёrta interesat ekonomike dhe ato tё politikёs pёr pushtet. Nё politikёn e jashtme pёr Gjermaninё dhe pёr BE-nё do tё jetё mjaft e vёshtirё, qё tё rikuperohet kredibiliteti i humbur nё raport me tё drejtat e njeriut. Pёr aq kohё sa Perёndimi kritikon gjendjen e tё drejtave tё njeriut nё Kubё, por hesht pёr tё drejtat e njeriut nё Kinё, politikanёt e kalibrit tё njё Vladimir Putini apo Rexhep Taip Erdogani kanё njё lojё tё lehtё.

Regjistёr i gjatё mёkatesh

Por ka edhe mё tej: nё politikёn e jashtme qeveria i anashkalon vazhdimisht parimet e veta. Regjistri i mёkateve ёshtё i gjatё: nis qё me marrёveshjen e diskutueshme mes BE-sё dhe Turqisё, pёr tё vazhduar me eksportet e armёve nё Arabinё Saudite dhe refuzimin pёr t'i garantuar azil whistleblower-ir Edward Snowden.

Ndaj pёr Berlinin ka vetёm njё rrugёdalje nga kjo paaftёsi evidente nё politikёn e tё drejtave tё njeriut: Duhet tё paktёn brenda vendit tё dilet me njё shembull tё mirё. Respektimi dhe zbatimi i nenit 1 tё ligjit themelor nuk duhet tё devijohet pёr hir tё politikave tё kursimeve, apo sulmeve populiste.

Pёr prestigjin ndёrkombёtar tё Gjermanisё mbrojtja e tё drejtave tё njeriut nё tё gjitha drejtimet ёshtё njё ҁёshtje ekzistenciale. Vetёm me njё pranim tё qartё tё lirisё, drejtёsisё dhe paqes Gjermania mundi tё rimёkёmbet pas Luftёs sё Dytё Botёrore.