1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Fundi i periudhës së ledhatimit të Tsipras

Miratimin e paketës së reformave kryeministrin Tsipras mundi ta arrijë vetëm me votat e opozitës. Partia e tij është e ndarë. Zbatimi i planeve të reformave tani vështirësohet edhe më shumë, mendon Spiros Moskovou.

Kryeministrit grek Aleksis Tsipras i humbi magjia e përgjegjësisë së drejtuesit. Pesë muaj me radhë u përpoq për t'i bërë përshtypje eurozonës me përbetimet e demokracisë dhe dinjitetit dhe jo duke hartuar koncepte bindëse. Me këtë ai dështoi. Fundjavën e kaluar iu desh të pranojë një serë kërkesash të huadhënësve ndërkombëtarë për të siguruar që Greqia të mbetet gjallë. Para dy netësh ai përjetoi në parlamentin grek se si një pjesë e madhe e partisë së tij, në fund të fundit 39 ministra dhe deputetë, nuk e ndoqën pas në rrugën e tij të pragmatizmit. Një krah i rëndësishëm i partisë në pushtet Syriza qëndron e lidhur patundësisht me populizmin regresiv.

Planet e para të kursimeve dhe reformave janë miratuar me ndihmën e opozitës pro-evropiane, pra me mbështetjen e "Trojkës së brendshme", siç i shan me përbuzje Syriza partinë konservatore Nea Demokratia, PASOK-un socialist dhe partinë e majtë-liberale Potami. Tsipras varet tani nga këto armiq të brendshëm, në mënyrë që kontrata ende e papërfunduar me institucionet të realizohet. Deputetët e Syrizës, që dhanë pëlqimin, dhe deputetët e partnerit të vogël të koalicionit Anel nuk arrijnë pragun e nevojshëm prej 150 votash në parlament.

Kush do t'i zbatojë reformat?

Spiros Moskovou

Spiros Moskovou

Në shikim të parë mund të flitet për një konsens të gjerë kombëtar që Greqia të qëndrojë në zonën e euros dhe që vendi të reformohet. Megjithatë ky konsens është një fushë e minuar e rrezikshme. Partitë opozitare aktualisht kontribuojnë për shpëtimin e vendit, por shikojnë me kënaqësi se si nevojiten për të kaluar "memorandumin e majtë" në parlament. Por atonuk janë ende të gatshëm të marrin pjesë në një koalicion qeverisës me Syrizën. Syriza nga ana tjetër pas tërmetit të votimit të së hënës është ndarë përfundimisht në ideologë dhe realistë.

Riorganizimi i pritur i qeverisë me shkarkimin e përkrahësve të idesë së dhrahmisë do të sjellë një qetësim të përkohshëm. Konsiderohet pothuajse e sigurtë se paketa e tretë e ndihmës për Greqinë do të nisë. Vendi ësht shpëtuar një herë nga kolapsi i plotë. Por kush do t'i zbatojë masat e kursimeve dhe të reformave? Gjysma e Syrizës, e cila në këtë moment mban zi për tradhtinë e detyruar ndaj fantazive të saj të majta, apo partitë e vjetra, që edhe ata nuk kanë shkëlqyer në zbatimin e dy paketave të para të ndihmës? Zbatimi kërkon një konsens mes iniciativës dhe kreativitetit, që thjesht nuk ekziston. Ne shohim që prej pesë vjetësh, se me sa paaftësi vepron sistemi politik i Greqisë me krizën kombëtare. Të këmbëngulim dhe në rast nevoje të riciklojmë, ky është koncepti i vjetër. Edhe Tsipras do të insistojnë fillimisht dhe pastaj do të bëjë zgjedhje të reja. Shpresojmë jo që në vjeshtë.