1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Fundi i një përralle të bukur

A e ka blerë Gjermania Kampionatin Botëror të Futbollit 2006? Për këtë bëjnë fjalë informacionet e "Spiegel". Futbolli gjerman ndodhet para një skandali gjigant. Eshtë ora zero për DFB, mendon Joscha Weber.

Eh, ҁ‘verë qe ajo! Dielli qeshte, Gjermania priti tifozët e futbollit nga të gjitha kontinentet dhe e gjithë bota ëndërronte për atmosferën e veҁantë në Gjermani. "Bota mysafir tek miqtë" kishte shkruar Gjermania në të gjithë flamujt që valëviteshin anë e mbanë. E vendi e mbajti vërtetë fjalën: Gjermania i bëri për vete mysafirët e saj duke u treguar e hapur, e gëzuar dhe mikpritëse. Kështu zuri fill përralla gjermane e verës.

Kjo përrallë tani në disa kapituj duhet të rishkruhet. Komiteti gjerman i aplikimit për sjelljen e Botërorit 2006 në Gjermani sipas "Spiegel" menaxhonte një arkë të zezë, të mbushur me 13 milionë Marka Gjermane, për t'u dhënë ryshfet katër funksionarëve aziatikë të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Votimi përfundoi me një rezultat 12:11 për Gjermaninë. Qëllimi u arrit. Nëse vërtetohen informacionet e detajuara të kolegëve të „Spiegel“, që si zakonisht hulumtojnë me shumë seriozitet, atëherë do të bëhej e qartë: pa paratë e ryshfetit nuk do të kish pasur asnjëherë një përrallë gjermane verore në vitin 2006.

Një seri ndodhishë të habitshme

Përrallat, kështu thuhet, bëjnë fjalë për ndodhi të habitshme. E ne jemi habitur qysh në fillim. Afrika e Jugut ishte në fakt favorit për zgjedhjen, e kjo madje edhe për vet presidentin e fuqishëm të FIFA-s Joseph Blatter. Por megjithatë fitoi DFB dhe gjysmë ore pas zgjedhjes qarkulluan fjalë për mjete të padrejta të gjermanëve. Mjete të gjermanëve. Përse papritur abstenoi i deleguari neozelandez Dempsey?

Weber Joscha Kommentarbild App

Joscha Weber

Lidhur me këtë me kalimin e viteve dolën të dhëna për investime të dyshimta të sipërmarrjeve gjermane si Mercedes në Korenë e Jugut, si dhe lidhur me një furnizues armësh në Arabinë Saudite – të dy vende prej të cilave vinin anëtarët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s. Më së voni kur njeriu i brendshëm i FIFA-s Guido Tognoni në një emision televiziv gjerman foli hapur për dyshime të shumta ndaj dhënies së Botërorit 2006, dyshimi mori dhenë. Nëse tani ai konfirmohet kjo është ora zero për DFB.

Gjithҁka duhet të vihet në gurin e provës. Presidenti aktual i DFB Wolfgang Niersbach dhe shefi i Komitetit Olimpik Franz Beckenbauer duhet të kenë pasur dijeni për arkën e zezë. Kjo do të shënonte fundin e karrierës për kreun e futbollit gjerman dhe ҁmitizimin e perandori i futbollit (Fussball-Kaiser, siҁ e quajnë gjermanët Franz Beckenbauerin -shëtn.red..). Sporti më i dashur për gjermanët e kësisoj shoqata më e madhe sportive në botë do të ndodheshin para skandalit më të madh në historinë e tyre. Pas Volkswagenit pra kërcënon edhe rënia e një ikone tjetër gjermane.

Sistemit FIFA duhet t'i jepet fund

Dijenia për kufomën në qilarin e vet mund të shpjegojë rezervimin e habitshëm të kryesisë së DFB lidhur me akuzat për korrupsion ndaj kreut të FIFA-s dhe UEFA-s. Niersbach së fundi në mënyrë të ҁuditshme ka qenë i kursyer në prononcime, kur bëhej fjalë për kolegët e tij funksionarë. Edhe pas raportit të „Spiegel“ shefi i DFB-së u bë i padukshëm, nuk kapej në telefon dhe u përpoq me një deklaratë të thatë shtypi t'i paraprinte botimit të „Spiegel“. Një përgënjeshtrim i besueshëm tingëllon ndryshe.

Por a e besuam ne atë? Eshtë ryshfeti në përzgjedhjen e Gjermanisë për Botërorin vëtetë një befasi? Jo, sepse pothuajse në të gjitha përzgjedhjet vitet e kaluara ka pasur akuza, indikatorë ose dëshmi konkrete për metoda ilegale. Thjeshtë nën moton: na jep ne votën dhe ne të shpërblejmë ty majmë. Kjo demaskon tërësisht një sistem të kontaminuar nga korrupsioni me emrin FIFA. Këtij sistemi duhet t'i jepet fund. Ndryshimi i të gjithë personave me përgjegjësi është i domosdoshëm. E kjo vlen edhe për DFB, në rast se akuzat vërtetohen – gjë që për fat të keq kështu duhet të jetë. Wolfgang Niersbach ndodhet buzë greminës, kredibiliteti i DFB-së ka marrë fund. Një ndjenjë e brendëshme të thotë, se ky është fundi i përrallës verore. Ajo ishte pra mjaft e bukur për të qenë e vërtetë.