1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Evropa duhet të tregojë lidership në grindjen për gazin

Dështimi i negociatave të gazit midis Ukrainës dhe Rusisë është gjithashtu një shprehje e faktit se BE-ja ishte vetëm ndërmjetëse.

Mosmarrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë mbi borxhet për gazin dhe furnizimin me gaz varet nga perspektiva. Në rast se kompania ruse e gazit Gazprom do të ishte një koncern privat normal, atëherëvendimi i fundit i Gazpromit që në të ardhmen t'i ofrojë gaz Ukrainës vetëm kundrejt parapagesës do të ishte krejtësisht i kuptueshëm. Në fund të fundit, koncerni shtetëror ukrainas i gaziti ka borxh Gazpromit më shumë se 4,5 miliardë USD. Çdo kompani private e orientuar nga fitimi do t'i kushtëzonte dërgesat e ardhshme nga shlyerja e borxheve dhe parapagimi. Por Gazprom nuk është një koncern normal. Kjo është një ndërmarrje ruse shtetërore dhe si i tillë pjesë e strategjisë së përgjithshme të politikës së jashtme të Rusisë.

Negociata në kohë faktike lufte?

Ukraina dhe Rusia aktualisht nuk janë fqinjë të zakonshëm. Në fakt mes të dy vendeve ekzsiton një luftë pashprehur. Si tjetër mund të quhet aneksimi i paligjshëm rus i Krimesë dhe betejat mes forcave qeveritare të Ukrainës dhe kryengritësve në Donetsk dhe Luhansk, që padyshim kanë mbështetje nga Rusia? Që Kremlini nuk e njeh zyrtarisht legjitimitetin e udhëheqjes së re të Ukrainës rreth presidentit Poroshenko dhe Kryeministrit Jazenjuk, është pothuajse një detaj i parëndësishëm.

Duke pasur parasysh këtë perspektivë të përgjithëshme, do të ishte shumë e çuditshme në qoftë se negociatorët rusë dhe ukrainas do të arrinin një marrëveshje në mosmarrëveshjen për gazin aq e rëndësishme për të dy palët. Prandaj, shpresa për një kompromis mbështetej tek Bashkimin Evropian, i cili duhet të kërkojë një zgjidhje për konfliktin sepse ka vetë interesin më të madh për këtë.

Kohë deri në vjeshtë

Tani të gjitha palët kanë pak kohë. Sepse edhe në qoftë se Ukraina në fakt tani nuk merr më gaz nga Rusia, për shkak se ata nuk e ka paguar borxhin dhe nuk ka para për parapagim, në depotet e Ukrainës ka ende gaz të mjaftueshme për të siguruar furnizimin e vendit deri në vjeshtë. Dhe për të konsumatorët evropianë aktualisht edhe nuk ka vend për t'u shqetësuar, sepse Gazpromi do t'i mbajë detyrimet për furnizimin e shteteve të tjera të Evropës - edhe për interesin e vet - dhe do të dërgojë gaz rus përmes sistemit të gazsjellëve të Ukrainës në Evropën qendrore.

EU duhet të drejtojë, jo të ndërmjetësojë

Por dështimi i negociatave aktuale është një humbje për BE-në. BE-ja duhet të pushojë së pari veten si një ndërmjetëse mes të dy palëve në konflikt, të cilave vetëm u duhet ndihmuar pak për të arritur një kompromis. Duke marrë parasysh situatën e përgjithshme armiqësore Kievi dhe Moska nuk do të jenë ende për disa kohë në të ardhmen e afërt në gjendje që të arrijnë një zgjidhje. Sidomos pasi BE-ja në sytë e Kievit dhe Moskës nuk është moderatore, por një lojtare e rëndësishme gjeopolitike në këtë kontest. Ajo që nevojitet tani është forcë drejtuese nga Brukseli për t'i detyruar të dy palët për një marrëveshje. Këtu bën pjesë presioni ndaj Kievit, që të paguajë borxhin e gazit dhe të ristrukturojë më në fund ekonominë e vendin që konsumon shumë energji. Këtu bën pjesë ndikimi ndaj Moskës, që të pranojë gjetjen e një formule për çmimin e gazit për Ukrainën. Pa këtë ndryshim roli të Evropës situata vetëm do të vazhdojë të përshkallëzohet.