Koment: Europa duhet të parandalojë, jo të reagojë | Evropa | DW | 29.10.2014
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Europa duhet të parandalojë, jo të reagojë

Me argumentin se mund të ketë pasoja negative, Britania e Madhe nuk do të marrë pjesë në një mision shpëtimi të BE për refugjatët, që vijnë nga Deti Mesdhe. Christoph Hasselbach mendon se kjo nuk është arsyeja e vërtetë.

Tema e refugjatëve që vijnë me anije nga Deti Mesdhe, të prek sa herë që përmendet. Më shumë se 3000 refugjatët e mbytur kët vit, janë një tragjedi para së cilës fillimisht duhet të heshtësh. Dhe më pas të vjen natyrshëm sugjermi që Europa duhet, jo, ka detyrim moral, të marrë më shumë njerëz se tani. Italia me misionin e saj detar "Mare Nostrum"për një vit u ka shpëtuar jetën 150.000 refugjatëve. Por "Mare Nostrum" mund të përfundojë së shpejti. Si zëvëndësues është menduar misioni i BE "Triton", që do të drejtohet nga agjencia e europiane e mbrojtjes së kufirit Frontex. Qëllimi është i njëtjë, shpëtimi i njerzëve nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, të cilët marrin varkat e rrezikshme në kërkim të një jetë më të mirë në Europë.

Nuk u mendua si urë

Britania e Madhe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në misionin "Triton". Aksione të tillë mund të kenë “pasoja të paparashikuara”, tha Joyce Analay, Ministre Shteti në Ministrinë e Jashtme britanike. "Kështu ata inkurajojnë më shumë refugjatë të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm që mund t'i çojë drejt vdekjes tragjike." Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière tha për misionin "Mare Nostrum" se "ishte menduar si ndihmë dhe u kthye si një urë për në Europë." Ai u kritikua nga politikanët e majtë, Kisha dhe organizatat humanitare.

Çdo emigrant sjell vota për UKIP

Për Londrën dhe qeveritë e tjera europiane nuk ka të bëjë me ndalimin e trafikimit të njerëzëve nga kontrabandistët, shtetet perëndimore duan më së shumti të heqin këto ura. Por duhet të mendohet edhe situata e brendshme politike në Britaninë e Madhe sepse janë zgjedhjet vitin që vjen. Qeveria konservatore është nën presionin e partisë UKIP, që është kundër Europës dhe ksenofobike. Pas çdo lëshimi që Cameron bën ndaj emigrantëve, qofta nga vendet e BE apo jashtë tij, sjell vota për UKIP. Një presion i njëjtë ekziston edhe në Francë, Holandë dhe vende të tjera, e shpejt apo vonë do të vijë edhe në Gjermani.

BE duhet të parandalojë, jo të reagojë

Mbështetësit e një pranimi më të madh të refugjatëve nuk i pranojnë këta faktorë politikë dhe me argumenta morale është e veshtirë të jesh kundër tyre. Gjithnjë bëhet fjalë për refugjatë që luftojnë me jetën dhe vdekjen. Pothujase gjysma e varkave me refugjatë janë të mbushur me njerëz nga Siria dhe Eritrea. Vendet fqinje me Sirinë kanë pritur më shumë refugjatë. Europa ka kufijtë e saj në pritjen e njerëzve. Kur dëgjon disa politikanë, përfaqësues të Kishës ose punonjës të organizatave humanitare, atëhere mendon se ata duan të dërgojnë një kryqëzor në anën tjetër të Mesdheut dhe të marrin kë të mundin, pa marrë parasysh vendin nga vijnë apo arsyen.

Europa duhet të marrë kontigjente të tjera refugjatësh direkt nga zonat e krizave, nëse nuk do të tradhëtojë vlerat e saj. Dhe duhet të vazhdohet me shpëtimin e jetës së njerëzve në det. Por duhet të jepet edhe një sinjal themelor: Nuk mund të zgjidhen të gjitha konfliktet në botë duke zhvendosur një grup popullsie në Europë. Problemi kryesor është se BE vetëm reagon e nuk parandalon.