1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: E shtënë vdekjeprurëse që parashikohej të ndodhte

Një polic bullgar i kufirit qëlloi për vdekje një refugjat afganas, Ministria e Brendshme bën fjalë për një plumb rikoshet. Vendi dhe koha e kësaj tragjedie nuk janë të rastësishme, mendon Alexander Andreev.

Bulgarien Grenzzaun zu Türkei 17.07.2014

Kufiri i Bullgarisë me Turqinë mbrohet me një gardh sigurie

Ishte vetëm një çështje kohe, se kur do të binte një plumb vdekjeprurës në njërin prej kufijve të jashtëm europianë. Që kjo ndodhi pikërisht të enjten (15.10.2015) e pikërisht në kufirin bullgar, mund të zhvleftësohet si një rastësi. Po kështu mund të kishte ndodhur në Maqedoni, në Serbi apo në Hungari. Sepse Autoritetet europiane dhe forcat lokale të mbrojtjes së kufirit janë të mbingarkuara dhe të paafta të veprojnë. A vlen ende rreugollorja e Dublinit? Askush nuk e di këtë.

A duhet të vazhdojnë të mbrohen kufijtë apo më mirë duhet të lejohen refugjatët e migrantët të vazhdojnë rrugën – për atje, ku ata duan të shkojnë në të vërtetë? Edhe kësaj pyetjeje mund t'i përgjigjesh sipas dëshirës. Si rrjedhojë e të tilla paqartësive erdhi plumbi i natës në afërsi të Sredezit në Jug të Bullgarisë e madje në të njëtën kohë, kur në Bruksel sërish në nivelin më të lartë po zhvilloheshin konsultime për krizën e refugjatëve.

Andreev Alexander Kommentarbild App

Alexander Andreev

Që kjo ndodhi pikërisht në kufirin bullgar, nuk është thjeshtë rastësi. Provën për këtë e servirën menjëherë reagimet e para në mediat bullgare dhe në forumet e diskutimit në internet: “Keni qëlluar mirë, djem! Asocialët e zinj nuk i duam këtu!” Kështu ose të ngjashme janë reagimet e Vox Populi në të gjitha kanalet. E kryenacionalisti bullgar dhe ish-ministri Bozhidar Dimitrov (sot drejtor i Muzeut Historik Kombëtar) me një propozim të tij i ka vënë pikën: polici i guximshëm kufitar duhet të shpërblehet me një medalje.

Që presidenti bullgar Rossen Plevneliev shprehu keqardhje për vdekjen e afganit dhe aktivistët e të drejtave të njeriut e dënuan përdorimin antiligjor të armëve të zjarrit kundër njerëzve të paarmatosur, kjo kaloi thuajse pa iu kushtuar vëmendje në opinionin e gjerë bullgar. Ata janë gjithësesi kukulla të Perëndimit, që bëjnë vetëm atë që i urdhëron Uashingtoni e Brukseli, kjo është motoja e reagimeve.

Qysh prej një viti vala e refugjatëve vërtetë e devijon Bullgarinë, megjithatë shumica dërmuese e popullsisë është e prekur prej frikërave konfuze dhe nga një racizëm që shprehet fare hapur. Në një "udhëzues" arab Bullgaria renditet e para si vendi, të cilit duhet t'i shmangen azilkërkuesit. Ksenofobia dhe islamofobia janë të përhapura në Bullgari, lexohet në të. E nisur nga fakti që tradicionalisht Bullgaria është miqësore ndaj Rusisë ndërkohë po zhvillohet një përzierje shpërthyese mes refuzimit ndaj refugjatëve dhe miratimit të operacioneve ushtarake ruse në Siri. Shumë bullgarë ndihen të lënë në baltë prej BE-së. Gjithnjë e më fort po shprehet droja, se BE-ja në heshtje po krijon një “Cordon Sanitaire” në Ballkan, për t'u mbrojtur ndaj migracionit të padëshiruar. Faturën për këtë do ta pagujanë sërish europianët më të varfër, pra bullgarët.

Varfëri, prapambetje, shpresa të zhgënjyera, frikëra konfuze dhe nacionalizëm - këto janë shkëndijat prej të cilave vujanë njerëzit në shumicën e vendeve ballkanike. E plumbi vdekjeprurës në kufirin bullgar nuk erdhi si rrjedhojë logjike, por si një gjest simbolik dhe si shprehje e pakënaqësisë dhe dëshpërimit.

Europa është zënë në pozitë të vështirë prej valës së refugjatëve, por ajo që është edhe më e keqja: Europa po shkërmoqet në skajet e saj. E pikërisht ky rrezik anashkalohet dhe nënvleftësohet. Indinjata në Europë ndaj plumbit vdekjeprurës në kufijtë e jashtëm të BE-së është e drejtë përtej çdo dyshimi. Por duhet që shkaqet e thella të analizohen dhe të veprohet me shpejtësi. Sepse pas pak vitesh problemi i refugjatëve do të jetë zgjidhur në Perëndimin e pasur, por për një kohë më të gjatë mund të mbeten rreziku për paqen dhe stabilitetin.