1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: demonstruesit kanë arritur shumë që tani

Kërkesat e drejta të demonstruesve nuk mund të bëhen më të paqena. Tani pyetja që shtrohet është se kush do të lëshojë pe. Siç duken punët, ai nuk do të jetë Pekini, mendon Matthias von Hein.

Rubrika Komenti shqip


Është ironi e historisë: pikërisht qeveria qendrore e Kinës u premtoi Hongkongasve në vitin 1997 të drejtën për të zgjedhur. Dhe është tragjike që Pekini tërhiqet sot pas nga premtimi i vitit 1997. Nga se ka frikë Pekini i fuqishëm, nëse shtatë milionë vetët e zonës së veçantë të administrimit, Hong-Kong kanë mundësi të zgjedhin në zgjedhje të lira shefin e administrimit të tyre?

Njerëzit në Hong Kong nuk njihen për qendrime ekstreme. Ata janë njerëz që punojnë shumë, që mendojnë në mënyrë pragmatike, të shkolluar mirë, të cilët e vlerësojnë stabilitetin dhe rritjen ekonomike thuajse njësoj si Partia Komuniste.

Por ata nuk pranojnë të ushqehen me lëmosha: si me ofertën e një zgjedhjeje, në të cilën të lejohen maksimalisht tre kandidatë të zgjedhur me dorën e Pekinit. Dhe njerëzit në Hong Kong kanë shtyllë kurrizore: këtë ata e tregojnë që prej pesë ditësh në mënyrë impresionuese në rrugët e qytetit. Rrugët mbizotërohen nga një det demonstruesish - por në mënyrë tipike hongkongase: në mënyrë paqësore, të sjellshme, të organizuar në mënyrë efikase.

"Një vend, dy sisteme"- si kërcënim

Kur Hong Kongun ia dorëzuan Kinës, 50 vjet u duk një kohë e gjatë. Për një gjysmë shekulli duhet të kishte vlerë formula e gjetur nga Ten Hsiao Pini "Një vend, dy sisteme", me të drejta të një autonomie të gjerë për Hong Kongun. Vetëm çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë do të vendoseshin në Pekin, të gjitha të tjerat në Hong Kong vetë.

Për demonstruesit sot viti 2047 nuk është më kaq larg. Para së gjithash sepse Pekini i minon prej kohësh gradualisht liritë e Hong Kongut. Një libër i bardhë i Qeverisë qendrore p.sh. kërkonte në pranverë nga gjykatësit hongkongas të tregonin më tepër "patriotizëm". Që një kërkesë e tillë e pambuluar i vë sëpatën njërës nga rrënjët e mirëqënies hongkongase, drejtësisë së pavarur, kjo nuk u kuptua në Pekin.

Po kaq pak sa duket se kuptohen protestat. Retorika tingëllon e njohur nga skenarë të tjerë krizash: protestat janë ilegale dhe të nxitura nga bota e jashtme, shprehet shtypi shtetëror, është fjala për "ekstremistë të gatshëm për dhunë". "Gazeta e Popullit" paralajmëron për pasoja të papërfytyrueshme" nëse protestat vazhdojnë edhe më tej në të njëjtën mënyrë. Në fakt, kryetari i shtetit dhe i partisë Xi Jinping deri tani nuk ka rënë në sy për gatishmëri për kompromis. Gjithçka që i vë pikëpyetjen, qoftë edhe në premisë sundimit të vetëm të Partisë Komuniste të Kinës, Xi e kundërshton me ashpërsi të pakompromistë.

Por është pikërisht ashpërsia dhe mungesa e fleksibilitetit të Pekinit që i bashkon tani me të vërtetë hongkongasit. Por gatishmëri për kompromis nevojitet edhe nga ana e demonstruesve: ata vijnë nga kampe të ndryshme, nuk ka zëdhënës të mirëfilltë, kërkesat maksimaliste ngërthejnë në vete rrezikun e një përshkallëzimi pa rrugëdalje.

Që tani demonstruesit kanë arritur shumë: ata i kanë treguar botës: Hong Kongu nuk dëshiron të bëhet si ndonjë qytet tjetër kinez. Demonstruesit janë rritur me liri, të cilat përtej kufijve të Kinës - deri tani- janë të papërfytyrueshme. Dhe ata duan t'i mbrojnë këto liri. Shtypja në rritje në Kinë, ashpërsimi i censurës - kjo tani duket në bllokadën e lajmeve nga Hong Kongu - bëjnë këtu efekt frikësues. Edhe për këtë shkak duan ta shfrytëzojnë lirinë e shprehjes dhe të mbledhjes, për aq kohë sa e kanë ende. Xi Jinping flet herë pas here për një "ëndërr kineze". Në Hong Kong nuk e ëndërrojnë atë.