1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Debati televiziv i republikanëve

Ndoshta ai është personi dominant në titujt e gazetave, por nga ana përmbajtësore ai nuk mblodhi pikë. Donald Trump, i cili ka qenë deri tani përpara në anketime, tregon dobësi, mendon Miodrag Soriç.

Ylli i Donald Trumpit është në rënie. Për javë të tëra ai drejtonte në sondazhe midis kandidatëve presidencialë republikanë. Para së gjithash, sepse ai kapi në mënyrë jokonvencionale një temë, që ka rëndësi për shumë amerikanë: migrimin ilegal. Por në debatin televiziv të kandidatëve republikanë ai nuk qe në gjendje të ofronte vërtet një zgjidhje për këtë problem. Edhe në çështje të politikës së jashtme ai shpërndan gjëra më se të njohura. Egoja e tij mund të jetë aq e madhe sa një aeroplanmbajtëse amerikane. Por kjo nuk mjafton për t'i bindur të tjerët. Çfarë shansi i humbur! Asnjë politikan tjetër nuk pati në dispozicion më shumë kohë për të folur nga televizioni mikpritës dhe askush nuk e shfrytëzoi këtë kohë më keq se miliarderi i New Yorkut. Në garën për në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi i la pas kulmet e suksesit të tij.

Me sharmëi e një kapëseje aktesh

Pyetja që shtrohet tani është vetëm një: kush do të përfitojë nga kjo situatë? Ndoshta Jeb Bushi, i cili në sondazhet e deritashme zë vendin e dytë midis kandidatëve republikanë? Në debatin televiziv ai nuk bëri gabime të mëdha dhe gjithsesi korri sukses duke tërhequr vëmendjen. Më tepër jo. "Jeb" flet bindshëm kur bëhet fjalë për temën e edukimit ose për politikën ekonomike. Megjithatë, në skenën gjigande në Cleveland të shtetit federal Ohio ai dukej si i humbur. Bushi ka sharmën e një kapëseje aktesh. Në epokën mediatike nevojitet më tepër për të fituar.

Krejt ndryshe u paraqit senatori Marco Rubia nga Florida. Ai u paraqit si alternativë rinore përballë konkurentëve shumë më të mëdhenj në moshë. Ai ishte gjithë energji, kthente përgjigje shpejt, fliste me shpejtësi dhe pa e mbërthyer vështrimin në skedën me shënime - si disa kandidatë të tjerë. Rubio me siguri që fitoi disa pikë të tjera me këtë dalje televizive. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për guvernatorin e Ohios, John Kasich. Ai u prezantua si alternativë e moderuar. Jo si një njeri që polarizon, si kandidatët e tjerë, por si njeri që mbledh së bashku njerëz me pikëpamje të ndryshme.

Mungon një kandidat i fortë

Trishtuese për republikanët është që ata nuk kanë asnjë kandidat që të kryesojë vërtet. Nuk e kanë atë as pas debatit në Ohio. Në përgjithësi, debutimi i kandidatëve presidencialë republikanë i ngjajti më shumë një provimi gojor shkollor se një debati midis politikanëve, të cilët duan të bëhen presidentë. Të gjithë kandidatët recituan shprehjet e mësuara përmendsh, herë me më shumë, herë me më pak pasion. Tani, në krye të fushatës elektorale interesi kryesor i tyre është të shmangin gabimet. Shumica e arriti këtë. Ky debat do të pasohet nga debate të tjera. Toni pritet të ashpërsohet. Hillary Clintonin, kandidaten e mundshme të demokratëve kjo duhet ta gëzojë.