1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Dëshira dhe realiteti në marrëdhëniet transatlantike

A ka marrë fund epoka transatlantike? Për një gjykim të tillë është shumë herët, sepse Evropa nuk është e përgatitur për rrethanat, mendon Felix Steiner.

Kush e kishte menduar këtë? Në një moment të gjoja dobësisë më të madhe dy të konsideruar so të vdekur janë në një formë të re të lartë.

Së pari, ka Angela Merkel: katër muaj më parë, u duk papritmas se ajo do t'i humbiste zgjedhjet e ardhshme në muajin shtator. Gjermania u kaplua nga entuziazmi për sfidantin Martin Schulz. Por ky mori fund edhe më shpejt që se kishte ardhur. Tani elektorati gjerman është dëshmitar se si Angela Merkel është kryeministrja më jetëgjatë dhe poli qetësues në G7, NATO dhe samitet e BE-së. Dhe fjala e saj në një tendë bavareze birre jep papritmas shkas për të menduar në mbarë botën për shtyrje tektonike në marrëdhëniet transatlantike. Sikur të kishte folur vetë Zoti.

Evropa sërish aktuale

Nga ana tjetër BE-ja. Vota e britanikëve pro Brexit-it saktësisht një vit më parë e goditi brutalisht vetëbesimin e vendeve të BE-së. Kriza e euros dhe kriza e refugjatëve vitin e kaluar nxorën në pah përçarje të thella në mes të anëtarëve nga veriu dhe jugu dhe lindja dhe perëndimi. Por tani, disa javë pas zgjedhjes së një të riu karizmatik si president i Francës, Evropa është sërish aktuale: "Ne evropianët duhet ta marrim fatin tonë vërtetë në duart e tona" thotë Kancelarja në çadrën e birrës në Mynih - dhe pak para zgjedhjeve ajo është e sigurt se simpatia për këtë ide në Gjermani ekziston. Apo mos vallë gjermanët kënaqen më tepër me një efekt të pastër anti-Trump dhe pro evropian, kur të gjithë duartrokasin me gëzim?

Vendimtare është se kancelarja nuk e shpjegoi atë që kupton konkretisht me fjalët ta marrësh fatin në duart e tua. Kjo nuk do të ishte fare e thjeshtë. A beson Angela Merkel seriozisht se Evropa mund ta përballojë e vetme një agresion ushtarak - nga kudo? Evropa që pretendonte vazhdimisht që nga fillimi i krizës së refugjatëve, se nuk mund as t'i mbrojë kufijtë e saj as kundër të paarmatosurve dhe të kërkojë procedurat e duhura të hyrjes me dokumente të vlefshme?

Steiner Felix Kommentarbild App

Felix Steiner

I njëjti kapitullim kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit: kudo ku u zbuluan në Evropë muajt e fundit qeliza terroriste ose u ndaluan plane për vepra terroriste kjo ndodhi falë informacioneve nga burime amerikane të shërbimeve sekrete. Nuk është rastësi që ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere tha me ngut pas fjalimit të Merkelit në tendën e birrës se bashkëpunimi me shërbimet sekrete amerikane zhvillohet në mënyrë profesionale dhe në nivelin më të lartë - pavarësisht prej personit të presidentit.

Pavarësia kushton

E qartë është se nëse Evropa i zëvendëson të gjitha këto aftësi dhe do të jetë vërtetë e pavarur, ajo duhet të shpenzojnë shumë më tepër para sesa dy për qind të prodhimit ekonomik që kërkohet prej shumë vitesh nga NATO. Dhe këtë nuk e do njeri, dhe as edhe Gjermania. Dhe edhe në qoftë se Evropa do të ishte e gatshme për këtë përpjekje, zhvillimi i aftësive të duhura do të zgjaste me vite, nëse jo me dekada.

Pra, çfarë na mëson kjo? Acarimi për Donald Trumpin në Evropë është tepër i dukshëm. Dhe pikërisht me këtë tani mund të mbledhësh vota. Por prej kësaj nuk rrjedhin rregullime të menjëhershme të politikave. Për shkak se kjo thjesht nuk është kaq e lehtë. Të irrituar duhet të jenë ata që besojnë, ose e dinë që politika përbëhet në masë të madhe vetëm nga simbolika - ngjashme me fjalimin "Ich bin ein Berliner" të John F. Kennedy-z ose gjunjëzimin e Willy Brandt-it në Varshavë. Qëndrime për gjëra që përbëjnë një epokë. Kështu që nëse ftohja mes Evropës dhe SHBA vazhdon të rritet në të ardhmen, vërtetë që fjalimi në tendën e birrës në Mynih mund të përlëvdohet si moment historik. Dhe nëse me këtë  do të ketë në të ardhmen një angazhim të fortë për bashkëpunim evropian edhe në sektorin e ushtrisë dhe të sigurisë - edhe më mirë.