1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Chuck Hagel - njeriu i gabuar për sfidat e reja

Chuck Hagel nuk ia doli të gjejë veten në rolin e tij si kreu i Pentagonit. Largimi i tij nga ky post tregon qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë ndaj sfidave të reja në politikën e jashtme, mendon Michael Knigge.

Chuck Hagel nuk pati një fillim të lehtë. Që në intervistat e bëra para betimit të republikanit të vetëm të ekipit të Obamës, shenjat nuk ishin të mira. Në vend që kolegët e tij të vjetër t'i mundësonin Hagelit, për shumë vite vetë senator, një startim të mirë në detyrën e re, ata e vunë ata në shënjestër në senat. Një ditë ata gërmuan duke bërë pyetje, ndërkohë që u bë e qartë, që senatorët nuk kishin asnjë lloj simpatie për kolegun e partisë së tyre.

Kundërshtarët e tij brenda partisë, sidomos John McCain e vendosën nën lupë qëndrimin e Hagelit për Izraelin dhe Iranin, sipas tyre - një qëndrim shumë i ashpër ndaj Izraelit dhe me lëshime ndaj Teheranit. Planet që pikërisht McCain, kritiku i Hagelit nga janari do të marrë postin e drejtuesit të dhomës së forcave të armatosura, - pasojë e suksesit të republikanëve në zgjedhjet e ndërmjetme - duket se e ka shtyrë Obamën të ndërrojë kreun e Pentagonit. Por kjo nuk ka qenë arsyeja kryesore për rrëzimin e Hagelit.

Guantanamoja e Hagelit

Pakënaqësia me ministrin e Brendshëm ziente prej disa kohësh në Shtëpinë e Bardhë. Kështu në majin e vitit të kaluar, këshilltarja e Obamës Samantha Power duhet ta detyronte publikisht me shkrim Hagelin të përshpejtonte rikthimin e të burgosurve të Guantanamos, një veprim i pazakontë dhe që shkaktoi jehonë. Në fund të fundit Obama kishte premtuar si kandidat për president se do të mbyllë kampin në Kubë. Tani që mandati presidencial po i afrohet fundit, Obamës nuk i mbetet shumë kohë për të vënë në jetë premtimin e tij, të refuzuar kategorikisht nga republikanët. Kur ministri i një kabineti të qeverisë reagoi vetëm përmes presionit publik të vërë në jetë një nga qëllimet politike më të rëndësishme të presidentit, sigurisht kjo i ka dhënë Obamës një shtysë më shumë të ndahet nga ministri i tij i Mbrojtjes.

Një tjetër sektor politik, ku Hgel nuk e përmbushi detyrën e tij ka qënë edhe lufta kundër milicëve të "Shtetit Islamik", IS: në vend të ministrit të Mbrojtjes, ishin kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Martin Dempsey dhe presidenti Obama ata që i jepnin tonin opinionit, ndërkohë që Hagel qëndronte në hije.

Pa plan kundër IS

Rezultati i kësaj ishte një strategji kaotike kundër IS. "Nuk kemi ende ndonjë plan" ka pranuar Obama më 28 gusht - një nga citatet më të njohura të presidentit për luftën kundër "Shtetit Islamik". Kësaj i shtohen deklarata kundërthënëse të qeverisë amerikane për rolin e IS në qytetin e pushtuar Kobane: nëse organizata terroriste duhet vetëm të zbrapsej apo të shkatërrohej plotësisht. Për të qenë të drejtë me Hagel, duhet thënë se ky nuk ishte faji i tij. Ai u mor nga Obama në ekip për arsye nga më të ndryshmet. Ashtu si Obama edhe Hagel është shumë skeptik kur bëhet fjalë për misione ushtarake për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Veterani i luftës së Vietnamit, Hagel ka qenë një kundërshtar i hapur kundër ndërhyrjes në Irak. Të dy ishin kundër planeve të presidentit bush për të dërguar trupa në Bagdad.

Qëllimet e Obamës për të përfunduar me Hagel misionin në Afganistan, luftën tjetër të inicuar nga George Bush, si edhe për të reduktuar Pentagonin - kanë qenë fillimisht të kuptueshme. Por komandën e morën shpejt zhvillimet aktuale në politikën e jashtme, duke i ndryshuar planet e Obamës për të ulur prezencën amerikane në Lindjen e Mesme. Në vend të kësaj në rajon u rritën tensionet përmes rritjes së IS. Edhe në vende të tjera në Lindjen e Europës, ndiqeshin me vëmendje zhvillimet në Ukrainë, ku marshonin ushtarë rusë. Ndërkohë administrata e Obamës ka bërë përpjekje të reagojë sipas ndryshimeve të skenës botërore. Edhe tani ajo po e bën këtë. Ministri i Mbrojtjes, Chuck Hagel nuk ka qenë personi i duhur për një detyrë të tillë. Ndoshta Obama ka nevojë për një njeri në krye të Pentagonit, me të cilin nuk ka shumë ngjashmëri karakteri.