1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Car Putini dhe spektakli i tij kafkaesk në televizion

Presidenti i Rusisë Putin komunikoi me një "linjë direkte" me popullin e tij. Por ky ritual demokratik shtesë në televizion po bëhet gjithnjë e më absurd, mendon Ingo Mannteufel.

Është bërë ndërkohë një traditë e mirë në Rusinë e Putinit: një herë në vit presidenti u përgjigjet në një emision televiziv prej disa orësh pyetjeve, që i drejtohen atij nga publiku në studio, përmes telefonit, internetit, me mesazhe sms si dhe në lidhje të drejtpërdrejta televizive. Në vështrim të parë kjo formë e komunikimit me popullin duket moderne dhe demokratike. Vetëm nëse e ndjek me vëmendje duket, që nuk janë qytetarët ata që flasin me përfaqësuesin më të lartë politik të zgjedhur prej tyre, por është sundimtari që flet me të nënshtruarit e tij.

Cari social

Spektakli është orkestruar në mënyrë rigoroze: fillimisht presidenti lejohet të japë vlerësimin e tij për gjendjen social-ekonomike. Lajtmotivi: kohët janë të vështira, por ai e ka gjithçka në kontroll. Pastaj ish-ministri rus i Financave, i orientuar nga ekonomia e tregut, Aleksej Kudrin lejohet që përmes një argumentimi të mençur, por të prezantuar me kujdes, të tërheq vëmendjen për deficitet e politikës ekonomike ruse. Kësaj kritike Putin i kundërvihet me shpjegimin, se me gjasë Kudrin kërkon shkurtime të mëdha në sistemin social dhe ka pak zemër për njerëzit.

Por që Putin e ka ndjenjën për njerëzit, kjo tregohet vazhdimisht gjatë orëve pasuese. Putin u premton të gjithëve mbështetje: bujqve, punëtorëve të industrisë së aviacionit, ndërtuesve të kozmodromeve, veteranëve, pensionistëve të ardhshëm, të sëmurëve, turistëve të Krimesë e shumë të tjerëve. Që politikanët u premtojnë shumë zgjedhësve të tyre, kjo është një praktikë e njohur edhe në shtetet perëndimore.

Ingo Mannteufel, Leiter der Europa-Redaktion der DW

Ingo Mannteufel

Megjithatë në këtë komunikim mes atyre që qeversin dhe të qeverisurve del në pah e veçanta e sistemit poltik rus: nuk flet sovrani i vetëdijshëm, që i kërkon një sqarim përaqësuesit të zgjedhur prej tij. Eshtë më tepër vasali rus që si një lutës i përunjur i kërkon ndihmë carit të përkushtuar. Dhe Putini premton përmirësime në retorikën parlamentare.

Mundësi të tjera rusët thuajse nuk kanë fare: institucionet demokratike si partitë, zgjedhjet dhe parlamenti janë po ashtu si edhe sistemi i drejtësisë vetëm fasada në Rusi. Sa u përket detyrave të mirëfillta demokratike të tyre, për t'i transfomuar në politikë interesat e qytetarëve, këto institucione janë zhveshur duke u njësuar me ekzekutivin. Rezultati është që presidenti qeveris si udhëheqës kombëtar me një burokraci të gjithëfuqishme. Kësisoj emisioni me pyetje në televizion është një shfaqje kafkaeske imitimi e mungesës së mundësive që njerëzit të influencojnë në mënyrë demokratike ndaj politikës në Rusi.

Kredibiliteti i Putinit lë për të dëshiruar

Edhe Ukraina dhe marrëdhëniet me Prëndimin luajtën rol në spektaklin me pyetjete. Nuk ishte e papritur, që Putini në thelb justifikoi politikën e jashtme të deritanishme. Duke e dëgjuar me vëmendje nga fjalët e Putinit mund të kuptosh se tani ai do të ndjekë një formë më të butë ndaj Ukrainës dhe Perëndimit: Ai mohoi, që Rusia e konsideron Perëndimin si armik. Në të kundërt ai mbrojti tezën, se Kremlini është i interesuar vetëm në një zgjidhje politike në Donbas. Por besimi tek fjalët e presidentit Putin lidhur me Ukrainën dhe Perëndimin le shumë për të dëshiruar. Tek e fundit Putin sërish u shpreh, se respekton sovranitetin e Ukrainës dhe se Krimeja nuk është aneksuar. Që ai pavarësisht shumë njoftimeve, fotografive dhe videove sërish e mohoi ekzistencën e ushtarëve rusë në Ukrainë, kjo nuk e përmirëson kredibilitetin e Putinit. Në Perëndim presidenti rus ndërkohë vlerësohet vetëm prej veprave të tij. Edhe rusët duhet ta bëjnë këtë nisur nga premtimet sociale të tij.