1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Beteja të simuluara në Calais

Britania e Madhe dhe Franca ranë dakord që ta mbrojnë së bashku Eurotunnelin nga refugjatët. Calais është një shembull, si përfitojnë politikanët nga deklaratat e forta, pa dhënë zgjidhje, mendon Barbara Wesel.

Më shumë gardhe, më shumë kamera vëzhguese, më shumë policë - ky është rezultati i Marrëveshjes së re të Calaisë midis Britanisë së Madhe dhe Francës. Qeveria e Londrës është e interesuar që t'i mbajë me të gjitha fuqitë larg ishullit të saj azilkërkuesit. Debati politik tregon llojin e histerisë përçmuese ndaj njeriut, të ushqyer para së gjithash në baltën e partisë ksenofobe UKIP. Prej saj duket se kryeministri konservator Cameron ushqen jo vetëm me politikën e tij ndaj BE, por edhe retorikën kundër migrantëve: për mizëri refugjatësh bëhet fjalë, që kërcënojnë të shtypin dhe ta vënë nën vete Britaninë e Madhe. Njerëzit në arrati vihen në të njëjtën nivel me katastrofat e natyrës dhe kundër kësaj nevojiten masa energjike.

Britanikët nuk janë gjithsesi pjesë e sistemit të kufijve të hapur të Shengenit, por kontrollet ekzistuese atyre ka kohë që nuk u mjaftojnë; kangjella më të larta, kontrolle edhe më të ashpra, diktues të lëvizjes në të gjithë territorin - asgjë nuk është e mjaftueshme për ministren e Brendshme, Theresa May, për t'i ndaluar që të shkojnë në Britaninë e Madhe njerëzit që duan mbrojtje nga Iraku, nga Siria ose Afganistani.

Barbara Wesel Studio Brüssel

Barbara Wesel



Kontributi britanik për shkaqet e arratisë

Ajo që mungon këtu është fillimisht një diskutim për faktin se sa ka ndikuar politika e jashtme britanike dekadën e kaluar në gjendjen katastrofale në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Apo janë harruar krejtësisht misionet ushtarake në Afganistan, në Irak dhe në Libi? Po Londra e mohon këtë përgjegjësi pa u skuqur fare. Dhe David Cameroni tregon veç kësaj se sa pak dëshiron të ketë të bëjë me Evropën. A ka zero interes për hallet dhe problemet e fqinjëve. Ai dhe ministrat e tij ushqejnë egoizmin e tyre nacional dhe bëjnë sikur pjesa tjetër e kontinentit nuk ka të bëjë me ta. Italia dhe Greqia nuk po arrijnë ta përballojnë masën e migrantëve - po kjo nuk na duhet neve në Londër! Kryesorja është që njerëzit të mbeten në vendet ku mbërrijnë. Gjermania pret 800.000 azilkërkues - edhe kjo është fare në rregull, meqenëse ata nuk do të rëndojnë në këtë mënyrë sistemet sociale britanike. Po të dëgjosh fjalimet e politikanëve britanikë, atëherë dëgjon se ka vetëm një popull dhe interesat e tij.

Po Franca çfarë do

Se pse merr pjesë edhe qeveria e Parisit në këtë lojë, kjo është e pakuptueshme. A premton Francois Hollande mbështetje nga ithtarët e Front National, po të shprehet ashpër publikisht në çështjen e refugjatëve? Qeveria franceze do të ishte më mirë të përqendrohet në formulimin e zgjidhjeve evropiane së bashku me Berlinin, në vend që të kryejë dalje në televizion me deklarata të forta në Calais, të cilat nuk ndihmojnë askënd. Shumë prej refugjatëve të atjeshëm ka kohë që sillen në Britaninë e Madhe nga banda trafikantësh të njerëzve përmes porteve të Belgjikës, sepse rruga përmes tunelit ka kohë që është mbyllur. Dhe në këto banda ata që dominojnë janë britanikët. Kjo është një fushë tjetër e dobishme pune për Theresa Mayn - sërish në interes të saj.