1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Barack Obamës po i mbaron koha

2016 është vit zgjedhor në SHBA. Pavarësisht se kush do të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara këtë vit – ai apo ajo do të vërë vulën në politikën botërore të viteve të ardhshme. Një koment i Miodrag Soric.

US-Präsident Barack Obama / Weißes Haus

Obama i menduar para Shtëpisë së Bardhë

Edhe 11 muaj e amerikanët do të votojnë për presidentin e ri. Pavarësisht se kush do të jetë: Vendimi për këtë do të ketë ndikim global. Nëse fiton Hillary Clinton, atëherë SHBA do të vazhdojnë të paraqiten si një fuqi globale e rendit botëror, e Uashingtoni do t'i realizonte interesat e veta në rast nevoje edhe me fuqinë ushtarake. Tek kandidatët republikanë varet se kush do të jetë në fund rivali i demokratëve. Disa kandidatë presidencialë kanë tendencën e izolacionizmit më shumë se Obama. Ky i fundit refuzon me këmbëngulje të dërgojë trupa tokësore në Siri. Një qëndrim që nuk pritet të ndryshojë në vitin 2016. Kështu në Siri luftimet vazhdojnë, derisa palët në konflikt të binden se vetëm një kompromis politik e sjell paqen.

Pas disa dekadash angazhimi, Amerika po tërhiqet gjithnjë e më shumë në Lindja e Afërt. Të gjitha përpjekjet për të vendosur dort rendin e paqes dështuan. SHBA kanë “djegur” në këtë pjesë të botës shumë biliona para taksapaguesish amerikanë. Shumë amerikanë pyesin, përse? Ndërkohë amerikanët nuk janë më edhe aq të varur nga nafta e huaj, ata nxjerrin tani mjaftueshëm naftë. Në Lindjen e Afërt, Uashingtoni ndjek para së gjithash qëllime të politikës së sigurisë: Ai kërkon të dobësojë influencën e islamistëve. Në vitin 2016 si ai ashtuquajturi “Shteti Islamik”, si Al-Kaida nuk kanë për t'u mposhtur përfundimisht. Prandaj Obama ia lë këtë detyrë pasardhësit të tij. Ose pasardhësit të pasardhësit.

Soric Miodrag Kommentarbild App

Miodrag Soric

Marrëdhëniet me Rusinë mbeten të vështira

Kjo vlen edhe për negociatat e paqes të Izraelit me palesinezët. Presidenti amerikan ka humbur çdo shpresë për risjelljen e palëve në tryezën e bisedimeve. Marrëdhënia e Obamës me kryeministrin izraelit, Netanjahu mbetet një marrëdhënie në krizë. Edhe në muajt e ardhshëm ata do ta injorojnë me mirësjellje njëri-tjetrin.

Të tensionuara do të mbeten edhe marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë. Presidenti amerikan u qëndron sanksioneve kundër Kremlinit. Në fund të fundit është Moska ajo që ka shkelur rendin europian të paqes. Për demonstrimin amerikan të forcës kundrejt rusëve gëzohen sidomos ukrainasit, polakët dhe vendet balltike. Por jo ekonomia gjermane. Ajo i vuan pasojat e sanksioneve, humbet miliarda. Kështu qëndrimi ndaj Rusisë e përçan perëndimin. Në vitin e fundit si president, Obamës po i mbaron koha. Prioritetet e tij janë marrëdhëniet më të mira me Iranin dhe Kubën. Por regjimet autoritare në këto vende nuk ia bëjnë të lehtë. Armiqësia ndaj Amerikës ka ekzistuar për një kohë të gjatë në qëndrimin politik të Teheranit dhe Kubës.

Guantanamo, ligj i ri për armët?

Nuk dihet nëse Obama do t'ia dalë ta mbyllë Guantanamon. Këtë ai e premtoi pas zgjedhjes në vitin 2008, por deri më tani presidenti amerikan ka hasur në refuzimin e kongresit. Edhe për një iniciativë tjetër të presidentit Obama ka skepticizëm tek deputetët: Qëllimi i Obamës për ashpërsimin e ligjit për armët. Nuk pritet që kongresi të miratojë një reformë të zgjeruar. Shumica e deputetëve amerikanë nuk duan ta kenë armik lobin e fuqishëm të armëve në këtë vit zgjedhor që sapo ka filluar.