1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atëherë le të jetë njëherë ai i guximshëm

13 Shkurt 2017

Frank-Walter Steinmeier u zgjodh Presidenti i Republikës Federale Gjermane. Ai dëshiron të japë kurajo në kohën e pasigurisë, tha ai pas zgjedhjes. Le të na e vërtetojë njëherë vetë këtë, kërkon Christoph Strack.

https://p.dw.com/p/2XRGz
Reichstag in Berlin Bundesüräsident Steinmeier Antrittsrede
Fotografi: Reuters/F. Bensch

A ka një koncept, i cili do ta karakterizonte fillimin e Presidentit të zgjedhur Federal, Frank-Walter Steinmeier? Një fjalë, e shkurtër dhe shprehëse dhe me pretendim të madh u shfaq disa herë në fjalën e tij: "guxim". "Le të jemi të guximshëm, atëherë unë nuk do të shqetësohem për të ardhmen", me këto fjalë e mbylli Steinmeieri fjalimin e tij të parë pas zgjedhjes së tij si kryetar i ri i shtetit.

Në 19 mars ai do të bëhet, si Presidenti i dymbëdhjetë Federal, pasardhës i Joachim Gauck-ut. Fjalës orientuese të tij "liri" ai i vë pas "guxim"-in. Pra Steinmeieri do të ngjallë guxim. Kontekstin për këtë ai e tregoi vetë në fjalën e tij. Ai përmendi pasigurinë që është përhapur tek njerëzit në vend, shqetësimin për demokracinë dhe konstatoi: "Bota duket sikur ka dalë nga shinat".

Nëse 61 vjeçari synon të ngjallë guxim, nuk mund të jetë fjala vetëm për të kërkuar mbështetje për një shoqëri të hapur. Jo, edhe Steinmeieri duhet të japë një kontribut për ta mbyllur kufirin midis "politikës" dhe "atyre" që ndodhen jashtë sistemit. Një President Federal mund t'ia dalë mbanë që të arrijë ata, të cilët nuk i arrin më politika. Por si guximdhënës ai ndoshta duhet t'i zgjedhë në mënyrë më pak diplomatike dhe më pak të thata fjalët e tij, pra - më me guxim, se sa e ka bërë në postin e kryediplomatit.

Christoph Strack
Christoph Strack Fotografi: DW

Fuqia e ish-priftit Gauck ishte dhe është, se fjalët e tij, shpesh fjalë të forta, mbeten në kujtesë. Me këtë duhet të matet edhe Steinmeieri, po të dojë të japë një kontribut "për shpëtimin e arsyes së demokracisë", siç u shpreh para zgjedhjeve. Për ta plotësuar këtë masë, ai duhet të avancojë edhe më tej pikërisht në fjalimet e mëdha, zyrtare. Edhe për këtë mundet - duhet t'i urojmë atij guxim.

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C