1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Asnjë gjurmë nga revolucioni kubanez

Obama përpiqet të përshpejtojë, Castro frenon. Normalizimi i raporteve mes SHBA dhe Kubës do të zgjasë shumë - do të zgjashë shumë më shumë kohë nga sa mund të dëshironte ndokush, mendon Astrid Prange.

Duket mjaft bukur për të qenë e vërtetë. Në Sheshin e Revolucionit në Havana dëgjohet himni i SHBA-së. Presidenti i SHBA Barack Obama dhe ai i Kubës Raúl Castro parakalojnë së bashku para njësive ushtarake. Asnjëri prej tyre as kur ka marrë detyrën as që e ka çuar nëpërmend se do të ketë një afrim të tillë mes Kubës dhe SHBA. Mrekullia ndodhi dhe koha e raporteve të akullta mes Uashingtonit dhe Havanës po kalon ndërsa kontradiktat ideologjike po zbehen e janë drejt shkrirjes.

Por koha e shkrirjes në raportet Kubë-SHBA do të zgjasë, sepse revolucionarët e vjetër ndoshta e kanë hequr ngarkesën ideologjike, por nuk kanë hequr dorë nga kërkesa për ta mbajtur pushtetin.

Prange de Oliveira Astrid Kommentarbild App

Astrid Prange

Embargo si justifikim

Prej Revolucionit kubanez në vitin 1959, Partia Komuniste e Kubës është legjitimuar me ngritjen e frontit kundër SHBA-së. Problemet ekonomike në vend deri më sot janë argumentuar me embargon amerikane dhe me "kërcënimet amerikane".

Gati 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit kanë rënë shtyllat ideologjike në Kubë. Por nga gërmadhat e socializmit nuk do të ndërtohet ndonjë demokraci sipas modelit amerikan, por një pragmatizëm i ish-revolucionarëve, të cilët duan të mbeten në pushtet.

Pragmatizmi në vend të ideologjisë

Presidenti amerikan Barack Obama e ka kuptuar këtë. Ai i ka ofruar Kubës një mundësi paraqitjeje në opinion me qëllim që të t'u japë fund grindjeve mes shteteve dhe me qëllim që të angazohet për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Ai nuk ka asnjë interes për vazhdimin e luftrave ideologjike, të cilat kanë filluar para lindjes së tij. Në vend të kësaj lufte, Obama do që atje të futen sipërmarrjet amerikane, para se të hiqet embargoja.

Para Raúl Castros gjendet një rrugë shumë e ngushtë mes ideologjisë dhe pragmatizmit. Si revolucionar i ditëve të para të Revolucionit, ai tani duhet të bëj legjitimimin e ndryshimit të kursit brenda Partisë Komuniste.

Kanë kaluar kohërat e tregtisë me ish-Bashkimin Sovjektik. Havana nuk mund të llogarisë më as me solidaritetin e Venezuelës. Ndaj raportet mes SHBA dhe BE janë edhe më të rëndësishme, sepse gjendja ekonomike në Kubë varet nga dy milionë kubanezë sa jetojnë në Floridë.

Deri në dorëheqjen e paralajmëruar me 2018 ka mbetur edhe shumë kohë. Castro nuk do ta humbasë kontrollin mbi "normalizimin" e raporteves mes Kubës dhe SHBA. Afrimi mes këtyre dy vendeve është pra kundër interesave të tij. Ndaj një afërsi tepër e madhe mes Castros dhe Obamës do të ishte vërtetë mjaft e mirë për të qenë e vërtetë.