1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Arti dhe demokracia? Kjo ёshtё e mundur!

I mirё dhe i pёqyeshёm? Apo qё i ka kaluar koha? Eurovision Song Contest lufton me kёtё kontradiktё e ndonjёherё ai ёshtё vёrtetё kontradiktor. Kёshtu ishte edhe sivjet, mendon Rick Fulker.

1956: Kontinenti i lodhur dhe i dёmtuar nga lufta ndodhet nё fazёn e ripёrtёritjes sё ngadaltё, por vragёt kulturore janё tё dukshme. Tё gjesh tё pёrbashkёtat mes vendeve deri para pak kohe tё armiqёsuar, ёshtё njё sipёrmarrje e vёshtirё dhe e  mundimshme. Por pavarёsisht kёsaj European Broadcasting Union (EBU) shpik festivalin e kёngёs, nё tё cilin konkurrojnё vendet dikur tё armiqёsuara.

Ҫfarё mund t'u pёlqejё njёsoj tё rinjve dhe tё moshurave me gjuhё, religjone e shtresa shoqёrore tё ndryshme si dhe tё ngjallё ndjenjёn e bashkёsisё? Njё pёrgjigje e qartё edhe pas 60 vjetёsh mbetet se kёtё e arrin ndёrkohё spektakli i argёtimit mё i madhi nё botё. Ҫdo herё, kur beson, se ke gjetur formulёn e suksesit pёr Eurovision Song Contest (ESC), ajo shfuqizohet nё vitin pasues.

Beethovenfest 2009 Rick Fulker MASTER QUER

Rick Fulker

Art apo demokraci?

Si mundet qё pikёrisht nё njё proces demokratik zgjedhjeje tё gjesh tё veҫantёn? A nuk ёshtё kjo kontradiktore? Eurovision Song Contest nё historinё e vet na nxjerrё vazhdimisht gonxhe tё rralla. Ai ka qenё si tё thuash njё univers paralel si njё pasqyrim i biznesit tё muzikёs pop.

Ndёrkohё degё tё tёra tё industrisё mobilizohen pёr tё gjeneruar suksesin nё ESC, qё nё thelb ёshtё mё shumё njё konkurs kompozimi se sa i kёngёtarёve. Qё nga koncepti deri tek paraqitja kalkulimi ёshtё shpesh i paparashikueshёm nё tryezёn e projektimit. Kёshtu ndodhi edhe sivjet me kontributin nga Rusia, qё me mesazhin e vet pёr paqen dukej mjaft i kalukuluar. Rёndom llogaria nuk del, gara sjell vazhdimisht surpriza tё reja.

Njё Freak-Show? Vitin e kaluar fitoi njё Drag Queen me mjekёr. Conchita Wurst thuajse mund t'i jetё mirёnjohёse Vladimir Putinit dhe Aleksander Lukashenkos pёr suksesin. Armiqёsia nga Rusia dhe Bjellorusia kundёr kёtij ylli travestit dhe – si rrjedhojё – kundёr Europёs Perёndimore "pederaste" nё mbrёmjen e votimit me siguri qё mobilizuan njё kundёrreaksion nё elektoratin e ESC. Conchita i dha garёs mesazhin e tolerancёs, tё vetёvendosjes individuale dhe njёkohёsisht njё dimension tё ri politik.

Papritur doli njё mbretёreshё e Austrisё – ndoshta edhe e Europёs – e kjo ishte burrё. Por njё burrё, qё di tё kёndojё. Conchita e mbivlerёsoi kёtё Freak-Show dhe e nxorri atё nё mainstream.

Edhe larmi muzikore

Rezultati nё vitin aktual: vёrtetё kishte shumё "balada tё fuqishme“ si dhe pak muzikё tё rёndomtё. Nuk pati asnjё favorit tё qartё. Muzika vinte nga drejtime tё ndryshme dhe kishte shumё cilёsi, shumё refrene tё fuqishme, ritme tё vallёzueshme si dhe kёngё me mesazhe kundёr luftёs dhe gjenocidit (Hungaria, Franca, Aremenia) apo kёngё, qё trajtonin humnerat njerёzore (Norvegjia). Kёtyre u shtohen edhe mesazhe mё tё kultivuara, argёtim i paqeder (Britania e Madhe), hardcore-partysound (Izraeli) ose njё baladё pa zbukurime me njё mesazh tё thjeshtё, por tё thellё njerёzor (Qipro). Qё Gjermania me njё kёngё tё fuqishme dhe me njё kёngёtare profesioniste mori zero pikё, ёshtё pёr tё tё ardhur keq, por kjo pasqyron nё radhё tё parё faktin, se sivjet gara ishte shumё e fortё.

Art dhe demokraci!

Kёtё madje e pretendon njё i apasionuar pas muzikёs sё Wagnerit. Me qё ra fjala edhe njё pohim personal: si njё njeri qё ndjek me fanatizёm koncertet dhe operat klasike, si njё vizitor u rregullt prej vitesh i Festivalit tё Bayreuth-it, autori i kёtyre rreshtave, as e kishte menduar ndonjёherё se do tё shkonte njё ditё nё festivalin e Eurovision Song Contest. Por kur vajta atje e kuptova, qё ESC ёshtё vazhdimisht tema numёr njё e bisedave nё javёt e ditёt para festivalit, qё ka Eurovision Partys, qё kolegёt e mi – kryesisht ata nga Ballkani dhe vendet europiano-lindore – e marrin seriozisht kёtё argёtim. E nёse njё event muzikor vё nё lёvizje jo vetёm profesionistёt, por edhe 200 milionё spektatorё, atёherё unё duhej patjetёr qё njё herё tё merresha me kёtё temё.

Ideja europiane – e gdhendur nё stemёn e ESC – ёshtё transmetuar edhe nё Azi. Nё jubileun e 60-tё mori pjesё Australia dhe spektakli pёr herё tё parё u transmetua direkt edhe nё Kinё. Atdheu im SHBA nuk do tё marrё pjesё asnjёherё nё tё, sepse me sa duket ai insiston pёrjetёsisht tek statusi i tij i veҫantё kulturor. Por megjithatё edhe atje organizohen ESC-Partys, kryesisht nё komunitetet LGBT (Lesbian, Gay, Bisexual dhe Transgender).

Ajo ҫfarё mbetet: ёshtё se ky ishte njё vit i fortё. Suedia fitoi pёr tё gjashtёn herё me "Heroes", njё kёngё, qё ka vrull dhe njёkohёsisht njё mesazh heroik tё prezantuar me tone modeste. E sa i pёrket ҫёshtjes "a shkojnё bashkё arti dhe demokracia?" unё kam gjetur tani paqe me vetveten. Patjetёr qё ato shkojnё. Tek e fundit edhe Richard Wagner donte qё ta pёlqenin.