1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Arinj Panda dhe breshëri nderi

Pas vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Britaninë e Madhe, Pekini po bën gjithçka për të kundërshtuar përshtypjen se Gjermania po bëhet më pak e rëndësishme për Kinën.

Edhe moti bashkëpunoi dhe vlerat e smogut ishin të kufizuara dhe vizita e Angela Merkelit u shoqërua me fotografi të bukura. Ato mund të jenë përfaqësuese për udhëtimin në Kinë të kancelares. Përpara diskutimet i kishte dominuar kryesisht një çështje: a do ta zëvendësojë Britania e Madhe Gjermaninë si partnere më e rëndësishëm e kontaktit në Evropë? Kishte disa argumente që - të paktën në perspektivë - flisnin në favor të kësaj teze.

Nga njëra anë ishte vizita e fundit e presidentit kinez Xi Jinping në Britaninë e Madhe. Katër ditë qëndroi Xi Jinping në Londër. Kryeministri britanik David Cameron u shpreh vazhdimisht për një "epokë të artë" në marrëdhëniet kinezo-britanike. Në fund u nënshkruan dhe kontrata dhe marrëveshje tregtie dhe investimesh me vlerë rreth 40 miliardë paund (54.5 miliardë euro). Disa analistë e panë këtë si një sinjal të qartë: për Kinën në Evropë ka përveç Gjermanisë edhe partnerë të tjerë potencialë.

A e dobësojnë reformat ekonomike ndikimin e Gjermanisë?

Edhe rikonstruktimi i ekonomisë kineze sugjeron që Gjermania mund të humbasë ndikimin të paktën afatgjat. Sepse ekonomia e Kinës do të rigjejë veten: Kina dëshiron të largohet nga prodhimi industrial dhe eksportet dhe të drejtohet më shumë tek shërbimet dhe konsumi i brendshëm. Me fjalë të tjera, industritë në të cilin Gjermania është një lider botëror, të tilla si inxhinieri mekanike, mund të humbasin perspektivën në Kinë në rëndësi - me kusht sigurisht që Kina të ketë sukses në ristrukturimin e ekonomisë së saj.

Kommentarbild App

Koment i Philipp Bilsky

Tani, pas vizitës së kancelares gjermane në Kinë duhet të thuhet se Pekini bëri çdo gjë të mundshme për ta kundështuar tezën e humbjes së rëndësisë të Berlinit. Për shembull, në një nivel simbolik: Merkeli u prit me mjaft përshëndetje me armë dhe njoftoi në një konferencë shtypi se kopshti zoologjik i Berlinit do të marrë një çift arinjsh Panda. Ky vlen si një gjest i veçantë vlerësimi. Në ditën e dytë kryeministri kinez Li Keqiang shkoi së bashku me Angela Merkel në krahinën e tij të lindjes. Gjithashtu një shenjë: sikurse theksoi Kryeministri kinez ai kurrë nuk kishte shoqëruar një mysafir shteti nga Pekini për një ditë të tërë në një krahinë.

Shumë simbolikë dhe marrëveshje

Dhe në çështje thelbësore pati përparime: marrëveshje me vlerë në miliarda për ekonominë, të cilat nuk i kishte pritur askush më parë, mbështetje për një zgjidhje të konfliktit sirian dhe një marrëveshje mosspiunimi. Kjo ka një rëndësi të veçantë, pasi bashkëpunimi për zhvillimin e një prodhimi industrial inovativ të së ardhmes qe bllokuar - mbi të gjitha për shkak të shqetësimit të kompanive gjermane, se prona e tyre intelektuale nuk mbrohen në mënyrë të mjaftueshme në Kinë.

Se sa konstruktive do të sillet Kina në konfliktin në Siri dhe nëse mbrojtja e pronësisë intelektuale në Kinë do të përmirësohet vërtetë në mënyrë të konsiderueshme, do ta tregojë vetëm koha. Por, për momentin vlen: skeptikët dhe pesimistët morën - të paktën tani për tani - një mësim të mirë.