Koment: Afera NSA - Rituale të pafuqishme politike | Bota | DW | 06.08.2013
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Afera NSA - Rituale të pafuqishme politike

Bashkëpunimi i BND-së me Agjencinë Kombëtare të Sigurimit të SHBA-së nuk është asgjë vërtetë e habitshme, por vetëm një detaj, mendon Volker Wagener.

Kjo çështje vazhdon të mbetet me kokëfortësi në titujt e mediave - madje prej javësh. Agjencia Kombëtare e Sigurimit të SHBA (NSA) spiunon qytetarët gjermanë dhe kjo prej një kohe të gjatë dhe sistematike. Sigurisht, vetëm në shërbim të sigurisë, na qetësojnë miqtë amerikanë. Gjermanë të cilët konsiderohen si veçanërisht të ndjeshëm ndaj mbrojtjes së të dhënave dhe që nuk duan të japin informacion as po t'i pyesësh për numrin e kafshëve shtëpiake, po i presin çuditërisht duke ngritur supet lajmet që ofrohen për këtë çështje. Në internet ka zemërim dhe sidomos në opinionin publik. Por asgjë më shumë. Megjithatë, NSA, dhe Snowdon mbeten lartë në shkallën perceptimit. Çfarë ndoshta ka të bëjë me fushatën deri tani të varfër në ngjarje dhe tema në Gjermani.

Thirrje për superkontrollor

Deutsche Welle Volker Wagener Deutschland Chefredaktion REGIONEN

Volker Wagener

Pas javësh zbulimesh fragmentare detajesh, për ato që ishin spiunuar dhe se çfarë roli kanë luajtur shërbimet sekrete gjermane, kjo temë e madhe ngadalë po ngrin në ritualet e biznesit politik. Qeveria federale mohon vetëm aq sa i duket e përshtatshme. Kancelarja nuk gëzon opinion të mirë te votuesit me menaxhimin e saj të krizave dëshmojnë anketat, por kjo nuk është vendimtare për zgjedhjet, relativizojnë anketuesit. Po opozita? Ajo këtkon gjëra që priten: Çdo gjë duhet të dalë në shesh, është pretendimi naiv i opozitës.

Megjithatë, përpjekjet e fundit vijnë nga kampi qeveritar: Për t'i pasur në të ardhmen më mirë nën kontroll shërbimet sekrete, kërkohet krijimi i postit të një të ngarkuari të Bundestagut për çështjet e shërbimeve sekrete. Ky duhet të ketë të drejtën të inspektojë dokumentet e këtyre shërbimeve. Kështu dëshiron kryetari i Komitetit të Punëve të Brendshme, Volfgang Bosbach i partisë në qeveri CDU. Kjo e gjitha duket mjaft e pafuqishme, sipas formulës së vjetër, "në qoftë se nuk dini më se çfarë bësh, krijo një grup pune". Një organ monitorues parlamentar ka prej kohësh - dhe ai madje ka të drejtë të inspektojë edhe dosjet sekrete. Por kjo nuk mund të parandalojë atë që është teknikisht e mundur, por ligjërisht të diskutueshme, nëse jo, e paligjshme.

Marrëveshja për mbrojtjen e të dhënave 2060?

S'është për t'u habitur, pra, që marrin fjalën edhe juristët më të lartë. Shtetet janë gjithnjë e më tepër në gjendje të vënë në rrezik liritë civile të qytetarëve të shteteve të tjera, pa pasur ata mundësi të mbrohen, thotë ish-presidenti i Gjykatës Kushtetuese Federale Hans-Jürgen Papier. Po, kjo kështu është. Prandaj tani dhe shuhet thirrja për një marrëveshje globale për mbrojtjen e të dhënave. Kush e di se me çfarë shpejtësie kërmilli po ecin negociatat ndërkombëtare për emetimet e CO2 e merr me mend se çfarë i pret nipërit tanë. Një projekt për dekada të tëra. Ashtu si janë gjërat, mbi të gjitha duhet gjetur një linjë konsensusi me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje të tillë. Duhet të kemi frikë se kjo do të jetë një çështje pa perspektivë. Amerikanët duan të jenë të armatosur, dhe në listën e prioriteteve privatësia renditet mjaft poshtë.

Mund të jetë paranojake ose jo: për shkak të sulmeve të 11 shtatorit 2001 ndoshta çdo qeveri e ardhshme amerikane do të vazhdojë t'ia sakrifikojë pothuajse të gjitha të drejtat civile politikës antiterror dhe si të tilla Uashingtoni i sheh dhe aksionet e përgjimit të NSA-së.

Insofern wundert es nicht, dass nach rund zweimonatigem Snowdon-Hype die Empërung in Deutschland langsam abebbt. In erster Linie sind wir gekränkt - vor allem über die Erfahrung, vollkommen machtlos gegenüber unserem großen Freund und Bruder USA zu sein.

Prandaj nuk është për t'u habitur që pas rreth dy muajsh buje për Snowdon zemërimi në Gjermani po shuhet dalëngadalë. Së pari dhe më kryesorja, ne jemi të fyer - veçanërisht në lidhje me përvojën e të qenit tërësisht të pafuqishëm kundrejt mikut tonë të madh dhe vëllait SHBA.