1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Çfarë presin akoma socialistët?

Mungesë vizioni. Vetëm uri për pushtet. Socialdemokratët nuk duhet ta gënjejnë veten: po të mos pushojnë së mbështeturi koalicione të mëdha qeverisëse nuk do të kemi ndërrim të ekipeve politike, mendon Marko Langer.

Ishte viti 1983, kur njëfarë Lordi Ralf Darendorf shpalli fundin e epokës socialdemokrate dhe e quajti programin socialdemokrat "një temë të së djeshmes". Sociologu dhe politikani liberal nuk mund të thuash që me tezën e tij u bë i preferuari i të majtëve. Por edhe nga pikëpamja e tyre sot të duhet të pranosh: Lordi kishte të drejtë.

Le të marrim Gjermaninë. Kush nuk ka pasur faj për krizën e SPD-së? Rudolf Scharping dhe Kurt Beck - kryetarë të SPD, emrat e të cilëve sot thuajse nuk i mban mend askush. Deri sot, kancelarit të fundit socialdemokrat deri tani, Gerhard Schröder shokët e partisë së tij i kujtojnë si faj Agjendën 2010. Sigmar Gabrieli e pati fajin gjithashtu për një kohë të gjatë, dhe tani fajin e ka Hannelore Kraft, kryeministrja që humbi zgjedhjet në landin e Rinit Verior-Vestfalisë. Në fund të shtatorit ndoshta fajin do ta ketë Martin Schulzi.

Me ç'punë do të merret në të ardhmen shefi i laburistëve?

Cila është tema e kandidatit të SPD-së për Zyrën Kancelarore? Çfarë përfaqëson ky burrë nga Brukseli përkatësisht Würseleni? Kur asnjëri nuk e di tamam se çfarë kërkon në thelb Martin Schulzi, mund t'u thuash socialdemokratëve: Martini juaj nuk është i vetëm. Le të pyesim në vendet fqinje: Çfarë ka ndërmend të bëjë tani Jean-Luc Melenchon në Paris? Me çfarë pune do të merret shefi i laburistëve Jeremy Corbyn në Londër pas zgjedhjeve në Dhomën e Poshtme të Parlamentit - edhe përsa i përket profesionit? Si ka ndërmend të dalë Pedro Sanchezi në Spanjë nga mulliri midis konservatorëve dhe partisë së re të majtë të protestës, Podemos?

Socialdemokratët dhe socialistët në të gjitha vendet ndodhen para një dileme të veçantë: në kohën e krizës së vazhdueshme, qytetarët thjesht nuk kanë besim t'ua japin atyre përgjegjësinë. Kur punët ecin në njëfarë mënyre, zgjedhësit mbeten te ajo që e kanë provuar. Mami e di si punohet - le të ankohen sa të duan burrat pas saj. Po të mos ecin si duhet punët? Atëherë në Francë zgjedhin një person pseudoripërtëritës si Emmanuel Macroni, në vend të forcave të "konsoliduara", të cilat nuk kanë ditur të bëjnë ekonomi.

Marko Langer

Marko Langer

Pyet Wagenknecht-in

Ndoshta për këtë çështje duhet pyetur njëherë Sara Wagenknecht-i ose Gregor Gysi: krerët e partisë e Majta ende i rëndon si plumbi e kaluara e tyre socialiste e RDGJ. Mund të tundësh shumë kokën për faktin se me sa këmbëngulje e përjashtoi Hannelore Kraft një aleancë me partinë e Majta, edhe pak ditë para zgjedhjeve për Parlamentin e landit. Me cilët kishte ndër mend ta krijonte qeverinë zonja Kraft, duke e ditur se edhe Të Gjelbrit do të linin shumë pendë në zgjedhje? Fshehtas si duket te socialdemokratët ndoshta ata do të kenë parë si të keqen më të vogël koalicionin me krisjtandemokratët, sërish me një kryeministre Kraft. Që Kraft, me vlera të mira mbështetjeje nga populli në sondazhe do të dërgohej në pension politik prej tyre, këtë atyre nuk ua mori mendja.

Po të dojë Martin Schulzi ta pengojë, qe edhe atij dhe SPD t'i ndodhë e njëjta gjë në shtator, ai duhet të veprojë në mënyrë radikale. Kjo do të thotë: një refuzim i qartë, rezistent për vite të tjera me koalicion të madh qeveritar me Merkelin! Një frymë e re socialdemokrate mund të zhvillohet vetëm që nga opozita. Sa duhet pritur që në Shtëpinë Willy Brandt ta kuptojnë që si sigurues i shumicës për një kancelare konservatore me siguri që nuk do të përmirësohet pozita?