1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kombe të ndryshme, nën një qiell të përbashkët - Takim i parlamenteve rinore

Rinia europiane ka një rol aktiv në politikat e sotme të BE dhe në projektimin e të ardhmes së tij. Këtë e tregoi edhe takimi i Parlamenteve Rinore Evropiane që u zhvillua këto ditë në Tiranë.

Takimi i parlamenteve rinore

Drejtimi i BE do të jetë në duart e të rinjve.

Seanca hapet me hymnin e BE. Është emocionuse të shohësh në karriget e këtij parlamenti të simuluar evropian 100 djem dhe vajza të reja, të moshës 18 – 20 vjeçare, përfaqësues të Parlamentit rinor Evropian të Gjermanisë, Francës, Italisë, Greqisë, Hollandës, Polonisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedoni, Shqipëri, Mali i Zi , që aspirojne të bëhen pjesë e familjes evropiane dhe të përfytyrosh të nesërmen, kur drejtimi i BE do të jetë në duart e tyre.

Seanca hapet me hymnin e BE dhe mbyllet me këngën e Bittëllsave.

Seanca hapet me hymnin e BE dhe mbyllet me këngën e Bittëllsave.

Një ditë do të jemi ne ata që do të marrim vendime politike

Të ndarë në disa grupe pune ata duhet të debatojnë për çështje të rëndësishme të së sotmes, të ardhmes së BE dhe të hartojnë për to rezolutat përkatëse. Anëtari i Parlamentit rinor evropian të Shqipërisë dhe organizator i këtij takimi, Tomas Pllaha tregon se çfarë çështjesh do të diskutohen. “Janë çështje rreth ekonomisë, ndryshimeve klimaterike, transportit dhe turizmit, industrisë dhe kërkimeve të reja, marrëdhënieve të jashtme të BE. Çdo grup përgatit një rezolutë dhe nëse delegatët e miratojnë atë ato do t' i dërgohet Këshillit të BE.”thotë ai

Jorg Koerner, vjen nga Parlamenti Evropian Rinor i Gjermanisë. Ai thotë se tek rinia europiane qëndron një potencial i madh për të marrë pjesë dhe ndikuar në politikat e BE. “Jam nga Frankfurti. Të rinjtë janë mjaft kritikë dhe kanë ide të ndryshme nga ato të politikanëve të BE për çështjet që po diskutohen. Natyrisht, nuk mund të ndikojmë direkt në atë që vendosin tani politikanët e BE-së. Por ne mund të ndikojmë në dy mënyra: njëra mënyrë mbështetet tek fakti që një ditë ne, të rinjtë që sot debatojmë, do të jemi politikanët që do të marrin vendime në BE. Mënyra tjetër është që kur ne të kthehemi në vendet tona, në familjet dhe miqtë tanë do t'u themi që folëm psh për ndryshimet klimaterike dhe thamë se çfarë duhet bërë, që partia në pushtet psh nuk po i bën. Ne mund te kemi ndikim tek njerëzit që na dëgjojnë dhe kur të vijnë zgjedhjet parlamentare ata mund tia japin votën e tyre një force tjetër politike që ka pikpamje të reja lidhur me këto çështje.” thotë Jorg Koerner.

Ndryshimet klimaterike – rezolutë e votuar unanimisht

Franziska Hoelss punon në Berlin, në qëndrën e Parlamentit evropian rinor të Gjermanisë, me rreth 350 anëtarë. Ajo drejton grupin që debaton për ndryshimet klimaterike dhe konferencën e afërt ndërkombëtare me këtë temë, në Kopenhagë. Të rinjtë paraqesin pikëpamjet e tyre për pozicionin e BE në këtë konferencë dhe ide për të frenuar ndryshimet klimaterike të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore. “U përpoqëm të gjejmë mënyra për të reduktuar emetimin e gazit karbonik në atmosferë si burimet e rinovueshme të energjisë, mënyra për të përdorur energjinë e erës, të ujit, të diellit. Mendojmë që BE duhet të vërë më shumë fonde financiare në dispozicion të mbrojtjes së klimës. Pasi gjetëm zgjidhjet përgatitëm rezolutën,” thotë Franziska Hoelss

Takimi i parlamenteve rinore

Rinia europiane ka një rol aktiv në politikat e sotme të BE dhe në projektimin e të ardhmes së tij.

Kjo rezolutë u votua në mënyrë unanime nga 100 delegatët e Parlamenteve rinore europiane të 12 vendeve.

Multikulturalizmi- vlerë thelbësore e BE

Në përfytyrimin e këtyre të rinjve një BE i zgjeruar është një hapësirë gjeografike dhe politike ku kulturat e vendeve anëtare ruajnë origjinalitetin e tyre dhe njëherazi bashkëjetojnë me njëra tjetrën në një mjedis multikulturor evropian. “Mendoj se është e rëndësishme që të gjitha veçoritë kombëtare të secilit vend të ruhen dhe kultivohen. Shpresoj që të gjitha vendet e Evropës do të jenë një ditë anëtare me kulturën e tyre,” thotë Franziska.

Një shembull të vlerave të diversitetit kulturor dhe mjedisit multikulturor europian e dhanë vetë të rinjtë. Ata improvizuan “fshatin evropian”. “Të gjithë pjesëmarësit sollën gatime dhe pije tradicionale nga vendet e tyre. Secili prej ndesh bëri një udhëtim të vogël në kulinarinë europiane, duke kaluar nga një tavolinë në tjetrën,” thotë Jorg Koerner

Në mënyrë simbolike për të ardhmen e BE, pjesëmarrësit në takimin e Tiranës e mbyllën atë duke kënduar hymnin jo zyrtar të gjithë Parlamenteve rinore evropiane këngën “Imagine all the people” të Bitëllsve.

Autor : Ani Ruci

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 05.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kqp5
  • Data 05.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kqp5