1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kombëtarja gjermane për femra rrit rekordin e sukseseve në futboll

Kombëtarja gjermane për femra fiton për herë të tetë Kampionatin Europian të Futbollit për Femra.

Nadine Angerer (front L) and Anja Miitag (front R) of Germany celebrate with her team he victory of the UEFA Women«s EURO 2013 final soccer match between Germany and Norway at the Friends Arena in Solna, Sweden, 28 July 2013. Photo: Carmen Jaspersen/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Frauen EM Fußball Jubel Deutschland

Pas fitores së Kampionatit Europian të Futbollit për femra në Suedi, kombëtarja gjermane e femrave u kthye në Gjermani. Në festimet në Frankfurt futbollistet gjermane i nderojnë mijëra fansa. Skuadra e trajneres Silvia Neid mundi dje Norvegjinë në një lojë të fortë 1:0. Lojtaret më të spikatura ishin portierja Nadine Angerer, e cila diti të përballojë dy 11-metersha dhe Anja Mittag. Për Gjermaninë kjo është fitorja e tetë e Kampionatit Europian të Futbollit për femra. Një nga lojtaret e njohura të kombëtares gjermane është futbollistja me origjinë nga Kosova, Fatmire Bajramaj.

Fillimi i kampionatit nuk ishte aq shpresëdhënës për skuadrën gjermane, ndërkohë që finalja kundër Norvegjisë u kthye në një lojë dramatike. Fitorja i dedikohet portieres Nadine Angerer, e cila u cilësua si heroina e ndeshjes së finales.

Në këtë kampionat luajtën 12 skuadra europiane. Hapjen e kampionatit e shënoi ndeshja me skuadrës së femrave italiane dhe finlandeze. Si rivalët më të fortë të skuadrës gjermane konsideroheshin Franca, Rusia, Anglia dhe Spanja.