1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kombëtarja gjermane optimiste për kualifikimin në Botërorin 2010

Edhe pse gjatë 2009 nuk pati ndonjë pikë kulmore, ekipi gjerman shpreson të kualifikohet për kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut.

default

Joachim Löw, trajneri i kombëtares gjermane

"Natyrisht që ne jemi të motivuar dhe shumë të gëzuar për këtë vit." thotë traineri i kombëtares gjermane, Joachim Löw. Ekipi gjerman kryeson në grup me 10 pikë i ndjekur prej Rusisë dhe Uellsit, që kanë të dy nga 6 pikë. Vetëm ekipi që kryeson grupin ka drejtpërdrejt të drejtën e pjesëmarrjes në kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut. Më 28. mars zhvillohet në Lajpcig ndeshja me Lihtenshtajnin dhe më 1. prill në Cardiff ajo kundër Uellsit. Ekipit gjerman do t'i duhet të përballet edhe me atë të Azerbaidxhanit dhe të Finlandës. Ndeshja vendimtare është ajo e 10. tetorit në Rusi.

Jo optimizëm i tepruar

Presidenti i DFB, Theo Zwanziger, thotë që nuk duhet të jemi më optimistë se duhet: "Të gjithë ata që u kanë hequr vijën ndeshjeve që tani duhet ta dinë se jemi në një grup shumë të vështirë, dhe se kemi para vetes ndeshjen e vështirë në Rusi."

Pas vendit të tretë në WM 2006 dhe finales në EM 2008 Löw-i kërkon më tepër sidomos në lidhje me taktikën e lojës. Për kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut ai planifikon që ta zgjerojë me rreth 35 vetë rrethin e kandidatëve për ekipin kombëtar duke shtuar në këtë mënyrë edhe shpirtin e konkurrencës mes lojtarëve.

BdT Nationalmannschaft Deutschland Frings und Löw

Pamje nga kampionati evropian 2008, ndeshja Gjermani-Spanjë. Trajneri Löw me lojtarin Torsten Frings

Ndeshjet ndërkombëtare dhe ekipi gjerman

Sezoni i ndeshjeve ndërkombëtare hapet të mërkurën në Dyseldorf me një ndeshje miqësore me Norvegjinë. Traineri i kombëtares Löw do që lojtarët të fitojnë vetëbesim dhe të përgatiten për detyrat e ardhshme: "Mendoj se na duhet një lloj përgatitje si fillim. Ndeshja me Norwegjinë është për ne një test i mirë."

Po ashtu Löw-i do të vërë në provë edhe të rinjtë në ekip. Kështu lojtari i Leverkusen-it, Stefan Kießling luan në vend të Lukas Podolskit, sepse sipas fjalëve të Löw-it ky i fundit ka rreth tre muaj që nuk mund të luajë me ngarkesë të plotë për shkak të dëmtimeve. Në mbrojtje do të luajë futbollisti i Hoffenheim-it, Andreas Beck. Po ashtu për kombëtaren konkurron edhe gjermano-turku, Mesut Özil, i cili luan me ekipin e Bremenit. Edhe pse atë kërkoi ta angazhonte edhe kombëtarja turke, Özil thotë: "Për mua ishte që në fillim e qartë se dua të luaj për Gjermaninë, prandaj gëzohem që jam përfshirë në listë. Edhe Turqia më kërkoi, po unë kam që fëmijë që luaj me ekipe gjermane dhe kam qenë gjithmonë i lumtur."

Pas përfundimit të sezonit të Bundesligës kombëtarja gjermane do të nisë një turne dhjetëditor në Azi. Më 29. maj ajo do të luajë në Shanghai kundër Kinës dhe më 2. qershor në Abu Dhabi kundër Emirateve të Bashkuara Arabe.


  • Data 10.02.2009
  • Autor Arnulf Boettcher
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gqfy
  • Data 10.02.2009
  • Autor Arnulf Boettcher
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gqfy