1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kombëtarja gjermane mbërrin në Afrikën e Jugut

Ekipi do të qëndrojë në hotelin Velmore ndërmjet Johannesburgut dhe Pretories.

default

Hoteli Velmoré kuartieri i ekipit gjerman në Afrikën e Jugut.

Kombëtarja gjermane e futbollit mbërriti me avionin e parë Airbus 380 të Lufthansës në Afrikën e Jugut. Nga Aeroporti në Johanesburg stafi 60-anëtarësh i Federatës Gjermane të Futbollit udhëtoi drejt hotelit në afërsi të Pretories. Ndeshjen e parë ekipi gjerman e zhvillon më 13 qershor në Durban kundër Australisë. Ja se si u shpreh kapiteni Philipp Lahm: "Presim shumë nga ky kampionat, kjo është e qartë. Si ekip kombëtar udhëton gjithmonë me pritje të mëdha në një Kampionat Botëror.“

Zimmer mit Aussicht aus dem deutschen WM-Quartier Velmore Grande in Südafrika

Pamje nga dhoma e hotelit Velmore Grande

Një panik masiv gjatë një ndeshjeje përgatitore në Johanesburg për Kampionatin Botëror shkaktoi shqetësim të madh pesë ditë para fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit. Sipas të dhënave të policisë lokale, gjatë ndeshjes midis pjesëmarrësve në kampionat, Nigerisë dhe Koresë së Veriut, u plagosën të paktën 15 persona, kur tifozët u përpoqën të thyenin portat e mbyllura prej personelit të sigurisë të stadiumit Makholung. Gjatë kaosit u rrëzuan, ose u shtypën me këmbë shumë vetë.

Autor: dpa/Elert Ajazaj

Redaktoi:Angjelina Verbica

  • Data 07.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NjsB
  • Data 07.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NjsB