1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kombëtarja e Togos do të marrë pjesë në Afrika-Cupa, qeveria nuk jep OK

Kombëtarja e Togos do të marrë pjesë në Kupën e Afrikës pavarësisht sulmit terrorist në eksklavën angoleze Cabinda. Por ekipi nuk lejohet të marrë pjesë në këtë turne, sepse qeveria nuk jep dritën e gjelbër.

default

Kombëtarja e Togos

Vendimi duket, se nuk ka qenë i lehtë të merret. Pak pas traumës së natës tragjike (8.1/9.1.) Ekipi i kombëtares së Togos kërkoi të mos marrë pjesë në Afrika Cup. Kapiteni i ekipit Emmanuel Adebayor mednonte, se pas traumës lojtarët duan të qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre. Kampionati i futbollit është gjëja e fundit për të cilën mendojnë lojtarët e kombëtares së Togos.

Por në të gdhirë të se djelës (10.01) duket se atmosfera në ekip ndryshoi. Në përkujtim të të vrarëve ne do të luajmë, kështu u shpreh lojtari Thomas Dossevi për agjencinë franceze të lajmeve AFP. Kolegu i tij i ekipit Alaisys Romao i tha gazetës së sportit "L' Equipe, se vendimi është marrë njëzëri. Me këtë vendim synohet, që rebelët të mos ia arrijnë qëllimit të tyre. Togo të hënën (11.01) do të luajë sipas planit ndaj Ganës. Por qeveria e Togos nuk është dakord. Ajo i përmbahet pozicionit të saj të komunikuar të shtunën (09.01), sipas të cilit pas atentatit as që mendohet pjesëmarrja në Afrika-Cup, theksoi kryeministri.

Togo Mannschaftsbus nach Anschlag eskortiert

Policia duke eskortuar ekipin pas sulmit (09.01.2010)

Autobusi i ekipit qëllohet një gjysmë ore rresht nga rebelë separatistë

"Jetën tonë ja detyrojmë ushtrisë angoleze, që shoqëroi autobusin tonë", tha trajneri i kombëtares, i cili u plagos për vete nga një plumb në krah. Tre lojtarë u plagosën gjatë sulmit. Ata u dërguan fillimisht në një spital në Cabinda, ndërsa portieri me plagë në bark u çua me avion në Afrikën e Jugut. Dr. Fraser Lamont është mjeku, që e trajton: "Në zonën ku u sulmuan lojtarët shërbimi mjekësor është shumë i kufizuar dhe brendapërbrenda Angolës transporti mjekësor është shumë i vështirë. Afrika e Jugut nga ana tjetër është një qendër e njohur për trajtimin e pacientëve me traumë. Për këtë arsye na u drejtuan me kërkesën për ta sjellë këtu me rrugë ajrore."

Sulmi ndaj ekipit me disa të vrarë dhe të plagosur nuk është goditje e rëndë vetëm për Angolën por për të gjithë Afrikën, që po tërheq vëmendjen e opinionit me dhunën dhe jo me një festë paqësore futbolli, mendon kapiteni i kombëtares së Togos Emmanuel Adebayor.

"Ne nuk pushojmë së thëni: Afrikë, duhet të ndryshojmë imazhin nëse duam që të na respektojnë. Fatkeqësisht kjo nuk po ndodh. Kemi shansin e organizimit të njërit prej turneve më të mëdhenj në botë, të Kupës së Botës. Jam shumë i turpëruar. Nuk e di, kjo s'është e drejtë."

Reagimi i komitetit organizues të Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut ndaj incidentit në Cabinda erdhi menjëherë: një zëdhënës e dënoi sulmin, por theksoi njëkohësisht se ai nuk duhej vlerësuar si ogur i keq për Kampionatin Botëror. Sipas tij, sulmi qe një akt terrorist i veçuar, që duhej vlerësuar si i tillë. Edhe eksperti i sigurisë Rory Steyn ka besim që Afrika e Jugut është e përgatitur mirë për Kampionatin Botëror.


"Në ditët e sotme nuk ka garanci prandaj planifikimi duhet bërë me saktësi të madhe. Prej disa vitesh organet e sigurisë të pothuajse të gjitha vendeve pjesëmarrëse janë të përfshira në konsultime. Nuk do të guxoj të them se asgjë nuk ka për të ndodhur, por kam shumë besim në masat tona të sigurisë."

Autor:Leonie March / Elert Ajazaj

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 10.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LPvN
  • Data 10.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LPvN