1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koha për vetkritikë - Perëndimi e ka mbështetur shumë gjatë Mubarakun

Demonstruesit në Egjipt kërkojnë dorëheqjen e presidentit Mubarak. Ai duhet të largohet, thonë ata. Jo në shtator - tani. Perëndimi e ka mbështetur presidentin e Egjiptit për një kohë të gjatë. Mos ka qenë tepër gjatë?

default

Daniel Scheschkewitz, gazetar i Deutsche Welle-s

Me ardhjen në pushtet përpara gati tri dekadash presidenti Mubarak deklaroi, se do të shfuqizojë gjendjen e jashtëzakonshme në Egjipt dhe do të kufizojë kompetencat e plotfuqishme të presidentit. Ky ishte një premtim bosh.

Duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen për luftën latente me islamistët në vend Mubaraku për dhjetëvjeçarë me radhë ka çimentuar pushtetin e tij me mjetet e një aparati totalitar dhe me mbështetjen e Perëndimit. Kundërshtarët e sistemit të Mubarakut janë detyruar brutalisht të heqin dorë, janë tortuar e madje janë rrahur deri në vdekje. Madje edhe zgjedhjet presidenciale në 2005 në dukje të lira, ishin sipas rregullave demokratike vetëm një farsë.

Perëndimi i ka mbyllur të dyja sytë duke u kapur për arësye gjeostrategjike pas një sundimtari, regjimi i të cilit ka përfituar për xhepat e vet, ndërkohë që masa e popullsisë është varfëruar gjithnjë e më shumë. Pikërisht këtë ka shfrytëzuar Vëllazëria Islamiste e myslimanëve duke zëvendësuar boshllëqet, ku shteti e ka lënë pasdore detyrimin e përkujdesit social.

30 përqind e popullsisë ndërkohë konsiderohen të varfër - rreth gjysma e mbi 80 milionë egjiptianëve është e detyruar të jetojë me më pak se dy dollarë në ditë. Kryesisht rinia ndjen mungesën e perspektivës për arësye se asaj i mungon aksesi në institucionet arsimore, në tregun e punës dhe në të drejtën e bashkëvendosjes në shoqëri.

Në një terren të tillë ushqehen simpatitë për radikalët islamistë, të cilët nuk duan t' ia dinë për të drejtat e lirisë dhe që parimisht venë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së Izraelit.

Televizioni, interneti dhe format e tjera moderne të komunikimit shoqëror e kanë ndryshuar botëkuptimin e njerëzve, gjë që ndihmon në shpërbërjen e strukturave të kalçifikuara. Ajo që mund të ndodhë: realizimi kthesës, apo zhytja e Egjiptit në kaos dhe përgjakje do të ketë një efekt të madh sinjalizues edhe përtej rajonit të deltës së Nilit.

Amerika dhe Evropa kanë neglizhuar shumë gjatë për t'i mbështetur forcat e transforimimit dhe për t'u pozicionuar qartë në anën e popullit. E kësisoj Perëndimi nuk mund të vazhdojë më gjatë të sakfrifikojë idealet e veta të lirisë në altarin e interesave gjeostrategjike.

Ai që flet për të drejtat e njeriut e njëkohësisht mban në pushtet diktatorët, jo vetëm që humbet kredibilitetin tek njerëzit në Lindjen e Mesme, por bën që kudo të forcohen besimtarët fanatikë dhe ekstremistët.

Autor: Daniel Scheschkewitz

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 04.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Aqa
  • Data 04.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Aqa