1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

„Koha për NATO-n 3.0“ - Aleanca në rrugë të reja

Për herë të parë që prej më shumë se dhjetë vjetësh ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s takohen këtë të enjte (14.10) në një takim të përbashkët.

default

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve të NATO duan të këshillohen për konceptin e ri strategjik të NATO-s

Në Bruksel ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve të NATO duan të këshillohen për konceptin e ri strategjik të NATO-s, i cili përshkruan punën e Aleancës për dekadën e ardhshme. Edhe pse zyrtarisht ky dokument është klasifikuar si i fshehtë prapëseprapë janë bërë publike pikat themelore të tij. Përfundimisht për të do të vendoset në samitin e NATO-s që do të mbahet në muajin nëntor në Lizbonë.

"Nato është aleanca më e suksesshme në histori", thotë Anders Fogh Rasmussen, sekretar i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike Nato. Sipas tij ajo duhet të vazhdojë të mbetet e tillë. Por për këtë aleanca duhet të ripërcaktohet sërish. Pas Luftës së Ftohtë dhe fazës së mëvonshme të tranzicionit ka ardhur koha për një NATO 3.0, shprehet Rasmussen.

pala gjermane dëshiron që të ndërrmirren hapa të tjerë të çarmatimit

Pala gjermane dëshiron që të ndërrmirren hapa të tjerë të çarmatimit

Një aleancë e cila dëshiron të mbrojë 900 milionë qytetarë të vendeve të NATO-s kundër kërcënimeve me të cilat përballemi aktualisht dhe kundër kërcënimeve që do të paraqiten në dekadën e ardhshme, thekson Rasmussen.

Kërcënime të reja nga të gjitha drejtimet

Koncepti i ri strategjik i Nato-s përmend një varg kërcënimesh të reja, nga të gjitha drejtimet: përmes sulmeve terroriste, sulmeve ndaj lëndëve të para dhe rrugëve të rrugëve të furnizimit, përmes raketave për shembull nga Irani. Përmes sulmeve të hakerëve ndaj rrjeteve kompjuterike nga të gjitha shtetet. Dhe natyrisht që këto kërcënime shoqërohen me pyetje të vështira.

Si për shembull a është një sulm i hakerëve një rast që me të duhet të mirret aleanca? Një sulm i tillë a do të konsiderohet si sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare të Nato-s siç parashihet në Paragrafin 5 të Marrëveshjes së Nato-s dhe sipas të cilit duhet të kundërgodasë bashkarisht e tërë aleanca? Strategjia e re e Nato-s nuk duhet të përcaktoj këto gjëra, sqaron sekretari i Përgjithshëm, Rasmussen. "As sulmet kibernetike e as çfardo lloj sulmi tjetër nuk mund të cilësohen paraprakisht si raste të qarta për Paragrafin 5. Ekzsiton ajo që unë dua ta quaj pasiguri konstruktive. Dhe kjo është pikërisht fuqia e Paragrafit 5."

Nato është aleanca më e suksesshme në histori, thotë Anders Fogh Rasmussen

"Nato është aleanca më e suksesshme në histori", thotë Anders Fogh Rasmussen

Misionet me ligjitimitetin e OKB

Në këtë mënyrë asnjë sulmues i mundshëm nuk mund të jetë asnjëherë i sigurtë se kur aleanca do të bazohet në Paragrafin 5. Sidoqoftë qeveria gjermane është e interesuar që në strategjinë e re të NATO-s të përcaktohet qartë se të gjitha misionet e NATO-s duhet të legjitimohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Po ashtu pala gjermane dëshiron që të ndërrmirren hapa të tjerë të çarmatimit: "Ne duam që të tërhiqen armët e fundit bërthamore të cilat janë ende të stacionuara në Gjermani në mënyrë që Gjermania të jetë një vend i lirë nga armët atomike."

Kjo kërkesë e ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle megjithatë nuk do të përcaktohet si e tillë në dokumentin e NATO-s. Por të paktën Aleanca Veriatlantike planifikon ngritjen e një komisioni i cili do të mirret kryesisht me çështjet e çarmatimit. Disa bile ëndërrojnë që me mbrojtjen e re raketore e cila do të ngritet gradualisht frika nga sulmet bërthamore do të jetë e tepërt. Por kjo siç duket mund të jetë një temë jo më herët se për NATO 4.0.

Autor: Andreas Reuter/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM