1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koha nuk pret - Konferenca e klimës në Bali

Të hënën filloi në Bali konferenca e OKB -së për klimën. Mijëra përfaqësues qeverish dhe organizatash nga e gjithë bota do të diskutojnë dy javë rresht, masat që duhen marrë për parandalimin e ndryshimeve të klimës

Fillon në Bali Konferenca për Klimën, 3 dhjetor 2007

Fillon në Bali Konferenca për Klimën, 3 dhjetor 2007

Synim i Konferences së Kombeve të Bashkuara në Bali është arritja e një marrëveshjeje, e cila do të pasonte atë të Kiotos për reduktimin e emisioneve të dioksidit të karbonit. Më shumë se 10 000 politikanë dhe ekspertë nga e gjithë bota do të diskutojnë dy javët e ardhshme për masat që duhen marrë për të ndaluar ndryshimin e klimës.

Më 2012 përfundon Protokolli i Kiotos

Megjithatë nga Konferenca e Balit nuk pritet të arrihen marrëveshje për uljen e kufijve maksimalë botërore të emisioneve të gazrave që shkaktojnë efektin serë. Vetëm në vitin 2009 mund të arrihet formulimi i një marrëveshjeje e cila do të ishte e gatshme për tu nënshkruar.

Aktivistë të Greenpeace demostrojnë në Bali

Aktivistë të Greenpeace demostrojnë në Bali

Aktualisht bisedimet janë duke u zhvilluar për të vendosur për pikat kryesore që do të përmbante marrëveshja e ardhshme, thotë në hapjen e konferencës Shefi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për klimën Ivo de Boer: "Nga përvoja e viteve të kaluara e dimë se bisedimet klimën mund të quhen sipërmarrje e vështirë. Unë po e them hapur se kam shpresa që këtu në Bali të kemi sukses me përcaktimin e planeve për zhvillimin e mëtejshëm të bisedimeve. Jam i sigurt se delegatët do të jenë në gjendje të menaxhojnë me mjeshtëri kërkesat e vendosura nga shkencëtarët. Detyrat që kemi përpara janë të mëdha."

Detyrat janë të mëdha

Sipas planeve që ka bërë Bashkimi Europian, vendet e industrializuara do të duhet që në vitin 2020 të ulin me 30 përqind gazrat që lëshojnë në atmosferë, në krahasim me vitin 1990. ShBA-të, që nuk kanë nënshkruar Protokollin e Kiotos, refuzojnë vendosjen e kufijve të detyrueshëm. Shtetet e Bashkuara këmbëngluin që edhe vende si Kina dhe India të detyrohen të respektojnë regullat për mbrojtjen e klimës.

Yvo de Boer, shefi i Konventës për klimën të Kombeve të Bashkuara

Yvo de Boer, shefi i Konventës për klimën të Kombeve të Bashkuara

Ngrohje nën maksimumin e 2 gradëve

Ministri i ambientit të Indinezisë, Rachmet Witoelar, që është kryetar i konferencës së klimës në Bali , i drejton një apel të qartë delegatëve. "Ndryshimi i klimës është element i rëndësishëm për të ardhmen e njerëzimit," thotë ai. "Dëshiroj t`i drejtoj një apel të gjitha palëve, që të njohin rëndësinë e kësaj theme. Ne duhet të biem dakord për një marrëveshje të re dhe te drejtë, duke u bazuar në masat që përmban marrëveshja aktuale."

Aktivistë që luftojnë për mbrojtjen e ambientit i kanë bërë thirrje të 190 shteteve që përfaqësohen në Bali që të bëjnë hapa konkretë për të ndaluar ndryshimin e klimës. Nuk duhet vonuar, ngrohja e temperaturës duhet kufizuar më maksimumin e 2 gradëve.

  • Data 04.12.2007
  • Autor Bernd Musch - Borowska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CW2d
  • Data 04.12.2007
  • Autor Bernd Musch - Borowska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CW2d