1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Koha nuk pret" - Hapja e samitit të OKB-së për arritjen e objektivave të mileniumit

Sa ka përparuar bashkësia ndërkombëtare në rrugën drejt të ashtuquajturave objektiva të mijëvjeçarit për luftimin e varfërisë, të urisë dhe të sëmundjeve? Me këtë merret nga dita e djeshme samiti i Kombeve të Bashkuara.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ne Nju Jork.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ne Nju Jork.

"Ora kalon", tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun duke pasur parasysh datën objektiv 2015, e cila u vendos para dhjetë vjetësh për arritjen e synimeve të mijëvjeçarit. Deklaratat për synimet nuk kanë munguar as në të kaluarën. Për këtë arsye Ban-i kërkoi prej bashkësisë ndërkombëtare që fjalët të ndiqen nga vepra.

"Besnikë ndaj identitetit tonë si bashkësi ndërkombëtare, që mbështetet mbi solidaritet dhe ndaj angazhimit tonë për t'u dhënë fund rrethanave poshtëruese të varfërisë së skajshme."

Para së gjithash, paratë e premtuara për Afrikën rrjedhin ngadalë. Rajoni i Nën-Sharasë është shqetësimi i madh i bashkësisë ndërkombëtare. Kjo në një kohë që kontinenti është absolutisht tërheqës për investuesit, tha drejtori i Bankës Botërore Robert Zoelick. Por theksoi ai:

"Ne duhet t'i shohim vendet në zhvillim si klientë, jo si modele librash mësimorë."

40 krerë shtetesh dhe qeverish marrin pjesë në takimin e Nju-Jorkut, në të cilin do të përcaktohet drejtimi për pesë vitet e ardhshme.

40 krerë shtetesh dhe qeverish marrin pjesë në takimin e Nju-Jorkut, në të cilin do të përcaktohet drejtimi për pesë vitet e ardhshme.

Edhe Republika Federale Gjermane flet për programe të përshtatura për shtetet, që dëshmojnë qeverisje të mirë. Kërkohet vetëpërgjegjësi në mënyrë që hovi ekonomik, që krijohet të jetë i gjenerueshëm nga brenda vendit. Para fillimit të takimit kancelarja Angela Merkel bëri të qartë:

"Para dhe mbështetje përfitojnë vetëm ato vende, që kanë përpiluar vetë një plan për luftimin e varfërisë, pra një plan zhvillimi. Ky është parakushti që ne të bashkëpunojmë me këto vende. Besoj se kjo është një shkallë e madhe zotimi."

Jashtë samitit, kancelarja kishte ftuar në një veprimtari, ku bëhej fjalë për ndihmën zhvillimore të orientuar nga rezultatet. Meles Zenawi, kryeministri i Etiopisë përshëndeti faktin që sa vjen e flitet më shumë për rezultatet e ndihmës për zhvillim dhe jo vetëm për vlerën e mbështetjes financiare. Sepse, tha ai, një strategji që ka kuptim për një rajon, nuk duhet të ketë detyrimisht kuptim kudo.

Autor: Christina Bergmann/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 21.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PI1x
  • Data 21.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PI1x