1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Koha e Putinit nuk përfundoi

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek rekomandimi i presidentit rus Putin për të emëruar si pasardhës të tij, zëvendëskryeministrin aktual rus Dimitri Medvedev.

Presidenti Rus Vladimir Putin dhe zëvendëskryeministri Dimitri Medvedev

Presidenti Rus Vladimir Putin dhe zëvendëskryeministri Dimitri Medvedev

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek rekomandimi i presidentit rus Putin për të emëruar si pasardhës të tij, zëvendëskryeministrin aktual rus Dimitri Medvedev.

Në gazetën Eßlinger Zeitung lexojmë: "Me këtë roshadë Putini do të mbajë balancin mes elitës së re të Kremlinit dhe rikthimit të Rusisë në një superfuqi. Kjo është arsyeja përse në Rusi nuk do të ndryshojë kursi politik, por thjesht rendi i karrigeve. Vota e zgjedhësve ka funksion pseudo-demokratik. Koha e Putinit nuk përfundoi, sepse sistemi i Putinit do të mbetet. Por a do të funksionojë vallë kombinacioni mes një burri të fuqishëm me një post të dobët dhe një burri të dobët me një post të fuqishëm? A do ta pranojë vallë fraksioni i shërbimit sekret favorizimin e një juristi nga Peterburgu? Perëndimi do të ketë një lojtar të denjë edhe në të ardhmen, vetëm në rast se Moska mbetet stabile."

Në gazetën Landeszeitung lexojmë: "Shefi i Kremlinit arriti gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare dy të tretat e votave dhe në rast se gjithçka shkon sipas planit, ai do të mbetet një person shumë i fuqishëm për politikën ruse. Pa rëndësi nëse Putini do të mbetet aktiv në politikë, apo do të veprojë si shefi i ardhshëm i Gazprom. Rëndësi ka se sistemi i Putinit do të mbetet. Medvedev do të jetë bashkëpunëtori dhe administratori i tij më lojal."

Dhe në gazetën Darmstadter Echo lexojmë: "Putini do t´i ketë në duar të gjitha edhe në të ardhmen. Sepse Medvedev është një ndër kandidatët më të parrezikshëm. Ai nuk ka asnjë interes për pushtet dhe nuk karakterizohet për vullnet të fortë apo për dhunti të veçanta organizuese. Pra, me pak fjalë pasardhësi perfekt, sepse do të jetë besnik ndaj Putinit."

  • Data 12.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaWa
  • Data 12.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaWa