1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Koha e punës në BE & Vizita e lamtumirës së Bushit

Ministrat e punës të vendeve të BE-së ranë dakord për direktivën mbi kohën e punës. Kjo temë gjen jehonë në shtypin e së mërkurës, por mjaft e komentuar është edhe vizita e lamtumirës e presidentit të SHBA në BE.

default

Lidhur me kohën e punës gazeta "Hässische/Niedersachsen Allgemeine" që del në Kasel shkruan: "Eshtë e vetëkuptueshme që janë urgjentisht të nevojshme standardet minimale të përbashkëta, në mënyrë që punonjësit në Evropë të mbrohen prej konkurrencës me kushte të këqia të punës. Por shqetësimi i sindikatave gjermane është mëse i qartë: sepse një direktivë e re nën standardet vendase, do të thotë presion, pavarësisht nga kontratat aktuale të punës që janë në fuqi. Ndërmarrjet edhe gjatë bisedimeve për kontratat e reja i mëshojnë aftësisë së tyre të konkurrencës në Evropë dhe këkrojnë për këtë lëshime nga punonjësit."


Një citat nga artikulli i "Neue Westfälische", gazeta e Bielefeldit: "Do të ishte konkluzion i gabuar, që të hiqej dorë prej përpjekjeve për barazimin e kushteve të punës. Por është po aq me rezik që për hir të të qenit unik të bëhen kompromise në politikën e punës dhe atë sociale, të cilat nga perspektiva e punëmarrësve në Gjermani presupozojnë një prapaktheu."


Duke marrë shkas nga vizita e presidentit të SHBA në Evropë komentatorët marrin në analizë politikën amerikane gjatë mandatit të tij: "Westdeutsche Allgemeine" : "Trashëgimia e Bushit do të konsistojë në atë që të mësojë prej gabimeve të veta. Disa mësime kuptohen qysh në vështrim të parë, ndërsa të tjera kërkojnë një farë vetëanalize. Në Gjermani është manifestuar një amerikanizëm që thuajse e ka shfuqizuar diferencimin mes kësaj qeverie të SHBA dhe SHBA. Prej këtij amerikanizmi shumë qytetarë kanë përforcuar pa vetëdije perceptimin e tyre të përgjegjësisë për paqen. Angazhimet ushtarake të ushtrisë gjermane, veçanërisht në Afganistan, nuk gjejnë mbështetje, kryesisht nën presionin e luftës pa pyetur askën të qeverisë së SHBA. Por vendimet sovrane konsistojnë në atë që të peshohen në mënyrë të lirë të gjitha argumentat, pa u seleksionuar më parë nga ndonjë Bushi."




  • Data 10.06.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EHOt
  • Data 10.06.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EHOt