1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kohё tё vёshtira pёr migrantёt nga Ballkani

Qёkurse qeveria federale e ka shpallur Serbinё vend tё sigurtё origjine, serbёt, qё aplikojnё pёr azil nё Gjermani, i kthjenё nё atdhe. Lidija Tomic vizitoi strehimoren e ripranimit tё azilkёrkusve tё kthyer nё Sabac.

Serbien Wiederaufnahme-Lager in Sabac

Strehimorja për azilkërkuesit e kthyer nga Gjermania në Sabac, Serbi

Rreth 200.000 serbё jetojnё ndёrkohё nё Gjermani pa leje qendrimi ose kanё aplikuar pёr azil. Nё fillim ata erdhёn pёr shak tё luftёs civile nё ish-Jugosllavi, por mё vonё me rritjen e papunёsisё dhe varfёrisё nё vendin e tyre, njerёzit filluan tё vijnë për arsye ekonomike në Gjermani. Kush nuk gjen punё nё Gjermani, pёrpiqet tё aplikojё pёr azil dhe gjatё procedurёs jetojnё me ndihmat sociale tё shtetit gjerman, si p.sh. me paratё pёr fёmijё. Shumica e tyre gati 90% janё romё, qё vuajnё jo vetёm prej varfёrisё, por edhe nga diskriminimi.

Pothuajse asnjёri prej tyre nuk lejohet tё qendrojё nё Gjermani. Sepse qeveria i ka shpallur Serbinё, Maqedoninё, Bonje-Hercegvinёn, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi vende tё sigurta origjine e kёsisoj banorёt e kёtyre shteteve pёrjashtohen nga ҁdo shans pёr azil. Qeveria pёr kёto vende tё Ballkanit mendon, se atje nuk ka as pёrndjekje politike dhe as trajtim antihuman apo pёrҁmim e ndёshkim.

Serbia ёshtё "vend i sigurtё origjine"

"Nё kuadёr tё marrёveshjes pёr kthimin qё nga viti 2008 janё kthyer nga Gjermania nё Serbi rreth 7000 serbё," vё nё dukje pёr DW Ivan Miskovic, zёdhёnёs i komisariatit serb pёr refugjatё dhe migrantё. "Ne presim, qё deri nё fund tё vitit tё vijnё edhe 2000 tё tjerё."

Nё sfondin e valёs sё madhe tё refugjatёve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, autoritetet gjermane gjithnjё e mё rrallё vendosin pozitiv pёr kёrkesat pёr azil tё migrantёve nga vedet e Ballkanit. Rreth 75.000 kёrkesa, kryesisht nga Serbia, Kosova dhe Shqipёria janё refuzuar, sepse Gjermania do t'i pёrshpetjojё procedurat dhe kthimin.

"Numri i njerёzve, qё kthehen nga Gjermania, ndonёse sivjet ёshtё rritur, nё muajt e fudit nuk konstatojmё rritje tё mёtejshme," thotё Miskovic. "Serbia me marrёveshjen e kthimit ka marrё masat pёr riintegrimin e tё kthyerve.

Kthimi i pashmangshёm

Nё shumicёn e rasteve tё kthyerit nё Serbi jetojnё sёrish nё familjet e tyre. Kush nuk ka mundёsi se ku tё strehohet, pёrfundon nё strehimoret qendrore nё Sabac dhe Bela Palanka. Atje tё kthyerve u jepet njё dhomё e vogёl, ushqime dhe ndihmё pёr sigurimin e dokumentave personale, nёnshtesinё, kujdesin shёndetёsor, si dhe informacion mbi tё drejtat e tyre, detyrimet dhe mundёsitё e jetesës.

Fikreta Kucevic, 63 vjeҁ, ёshtё ndёrkohё e fundit qё ёshtё kthyer nga Gjermania dhe qё ёshtё strehuar nё strehimoren "Varna" nё Sabac. Nё vitin 1992 ajo shkoi me tё birin nё Gjermani nё kёrkim tё njё jete mё tё mirё. "Martesa ime dёshtoi. Unё nuk kisha punё dhe as mundёsi t'i siguroj djalit njё strehё. Shumё shpresё nuk kisha mё. Ishte luftё dhe vendosa tё largohem nga Sjenica, shkova nё Kёln dhe kёrkova azil," thotё pёr DW Fikreta.

Shpejt ajo u ambjentua nё Gjermani, gjeti punё dhe rriti djalin. Pesёmbёdhjetё vjet mё vonё ajo ishte nё varёsi tё ndihmёs sociale nga shteti. Djali dhe familja e ndihmuan atё nё pёrballimin e kohёve tё vёshtira. Ajo u kujdes pёr nipat dhe kaloi kohёn mё tё mirё tё jetёs sё saj. Mё 2011 iu desh tё udhёtojё legalisht pёr nё Serbi, pёr tё marrё tё drejtёn qё edhe nё tё ardhmen tё mund tё vizitojё tё birin, i cili ndёrkohё ka marrё nёnshtesinё gjermane. Pёrderisa ajo nuk kishte fituar tё drejtёn e azilit, atё e kёrcёnonte kthimi i detyrueshёm me shёnimin nё pasapsortё, qё ia vёshtirёsonte kthimin nё Gjermani.

"E kisha tё vёshtirё tё shkoja dhe tё lija gjithҁka, por nuk kisha rrugё tjetёr, nёse doja ta vizitoja djalin edhe nё tё ardhmen. U largova vullnetarisht nga Gjermania, sepse shpresoja, qё do tё mё lejonin ta vizitoj herё pas here familjen time," thotё ajo duke i rrjedhur lotё nё fytyrё.

Shpresё e re

Kur u kthye nё Serbi Fikreta gjeti tё njёjtёn gjendje si edhe nё kohёn kur ishte larguar shumё vjet mё parё. Ajo ishte vetёm, pa familje, pa miq dhe pa shtёpi. Kur mbёrriti nё aeroport nё Beograd nuk e kishte idenё se ҁfarё e priste. Kryqi i Kuq e dёrgoi atё nё qendrёn pёr tё kthyerit, atje ajo ka njё strehё tё thjeshtё, tre vakte nё ditё dhe herё pas here kontroll mjekёsor. Dhoma e vogёl me njё krevat, njё divan dhe njё televizor mbi njё tavolinё druri ёshtё streha e re e saj. "Unё isha e dёshpёruar dhe nuk doja tё dilja nga dhoma, qёkurse dёgjova qё Gjermania nuk mё lejon mё tё udhёtoj atje. Mua mё merr shumё malli pёr djalin tim," thotё Fikreta.

Disi mё mirё u ndje ajo kur nisi tё njihet me fqinjёt e rinj. Mbi tetёdhjetё mijё vetё - kryesisht famlije me fёmijё, qё janё larguar prej luftrave nё Kroaci, Bosnje dhe Kosovё - jetojnё nё qendrёn "Varna". Ndonёse ato janё larguar para njёzet vjetёsh prej atdheut tё tyre, shumё shpresojnё ende pёr njё të ardhme mё tё mirё, edhe Fikretan e mban optimizmi. Ajo sheh se si fёmijёt luajnё mes tyre e gёzojnё, ndёrkohё qё prindёrit punojnё nё kopёshtin e zarzavateve. Tё tjerё punojnё nё fushat pёrreth qendrёs. Vёshtirёsitё ata i pёrballojnё bashkё duke ndihmuar njeri-tjetrin. Kjo forcё rezistence dhe aftёsia pёr t'u pёrshtatur e kanё inkurajuar Fikretan, qё tё nisё njё jetё tё re.

"Edhe djali ka filluar tё mё vizitojё, kjo mё jep shumё shpresё pёr tё luftuar mё tej. Tani ne takohemi dy herё nё vit. Sё shpejti ata do tё vijnё sёrish nё tetor, kur nipi ka ditёindjen," rrёfen ajo pёr DW me fytyrё tё qeshur.

Ka edhe njё risi tjetёr. Mё 2016 komisariati pёr refugjatё e migracion do ta mbyllё kёtё qendёr dhe Fikreta e banorёt e tjerё do tё vendosen nё shtёpi tё pёrhershme. Qyteti Sabac ka vёnё nё dispozicion katёr territore nё zonё tё mirё dhe OJQ-tё do tё zbatojnё projektin pёr ndёrtimin shtёpive. Nё fund tё vitit tё ardhshёm Fikreta do tё ketё njё shtёpi tё re dhe vend tё mjaftueshёm pёr tё mirёpritur tё gjithё familjen e saj.