1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kohë ngrice - Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Pakistanit

Qysh prej vdekjes se Osama bin Laden-it, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Pakistanit ndodhen në një pikë kritike. Uashingtoni fajëson Islamabadin që mbështet talibanët. Pakistani mbrohet. Qerthull kritik për të dyja palët.

default

Demonstratë antiamerikan në Pakistan

Të dielën (10.07) u bë e ditur se SHBA ngriu ndihmat ushtarake për Pakistanin. Nga ana tjetër shumë pakistanezë kanë humbur besimin tek aleati i tyre SHBA. Megjithatë, Perëndimi nuk ka hequr dorë nga përpjekja për të fituar zemrat shpesh të thyera dhe mendjet e njerëzve në Afganistan. Por, në vendin fqinjë Pakistanin pothuajse duket që Shtetet e Bashkuara e kanë humbur prej kohësh këtë betejë: „Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për të gjitha problemet tek ne në rajon. Në qoftë se duan t'i përmirësojnë marrëdhëniet me Pakistanin, ata duhet të na trajtojnë si partnerë të barabartë, ndryshe gjendja nuk do të përmirësohet", mendon një banor në kryeqytetin pakistanez, Islamabad.

Aleati i vështirë: SHBA dhe Pakistani nuk po afrohen me njëri-tjetrin

Në një anketim të realizuar nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer, pakistanezët shohin tek SHBA një rrezik të madh për vendin e tyre. Përse të lodhemi për një shtet miliardash, ishte ndoshta kjo një ide, e cila çoi SHBA-në në ngrirjen e ndihmave ushtarake.

Mike Mullen

Mike Mullen, admirali amerikan

Gjithsesi marrëdhëniet me partnerin aleat edhe më tej vetëm janë përkeqësuar. Kur admirali amerikan, Mike Mullen deklaroi hapur që qeveria pakistaneze është përgjegjëse për torturimin dhe vdekjen e një gazetari kritik të regjimit, Pakistani u mbrojt. Përgjigja e Pakistanit nga ministri federal për Informimin, Firdous Ashiq Awan, ishte: „Ne mendojmë se deklarata e Mike Mullen-it është e papërgjegjshme dhe jo inkurajuese. Kështu ngrihen vetëm barriera në marrëdhëniet mes Pakistanit dhe SHBA-së".

Ngrirja e parave është sigurisht edhe pasoja e frustrimit për atë që ushtria pakistaneze lufton me gjysmëzemër militantët nga një perspektivë e SHBA-së. Sepse për një pjesë të talebanëve afganë, të cilët janë përgjegjës për sulmet mbi trupat perëndimore në vendin fqinj, ushtria nuk trazohet. Më pak para - më shumë presion , kjo është tani ndoshta llogaria e Shteteve të Bashkuara. Por problemi është nëse mund të arrihet efekti i dëshiruar:

Me Pakistanin keq, por pa Pakistanin nuk bën

Eksperti pakistanez i politikës, Ahmed Rashid mendon se "shkurtimi i buxhetit financiar është më shumë një përkufizim që ka si pasojë veprimet ushtarake. Ofensiva, ka më shumë gjasa të bëhen më pak në krahasim me më parë."

NO FLASH Tod Bin Laden Pakistan Zeitung

Vdekja e bin Ladenit në gazetat pakistaneze

Më shumë se dy miliardë dollarë amerikanë ka dhënë SHBA për çdo vit për ushtrinë pakistaneze për luftën kundër terrorizmit. Me gjetjen e Osama bin Laden-it doli në pah, ajo që për eksperten ushtarake Aisha Siddiqa ishte prej kohësh e qartë, se pjesë të ushtrisë fshehurazi mbështetesin edhe më tej talebanët: "Këta njerëz ushtarakë janë tepër të vetëdijshëm, sepse ata besojnë se mund t'i kontrollojnë gjithmonë këta mullahë dhe militantë. Ata besojnë se kjo është një lojë që ata mund ta vazhdojnë ta luajnë".

Deri tani Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rrisin presionin ndaj aleatëve. Por ai nuk do të mund të rritet shumë, sepse të gjithë e dinë - sa i përket luftës në Afganistan: Me Pakistanin është e vështirë, por edhe pa Pakistanin gjithsesi nuk bën.

Autor: Kai Küstner/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi