1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kohë edhe më të vështira për Serbinë

Qeveria e Serbisë e ka refuzuar marrëveshjen për Kosovën. Rezultati i refuzimit do të jetë ngecja në procesin e integrimeve evropiane dhe përkeqësimi i gjendjes ekonomike.

Qeveria e Serbisë e ka refuzuar njëzëri ofertën për marrëveshje me Kosovën dhe ka propozuar vazhdimin urgjent të dialogut me Prishtinën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në shpjegim u tha se qeveria serbe nuk mund t'i pranojë parimet e ofruara verbalisht, sepse nuk garantohen të drejtat dhe siguria e plotë e serbëve në Kosovë. Sipas saj, marrëveshja e ofruar nuk mund të realizohet.

Komentet e mundshme në Perëndim

Serbia do të përpiqet të gjejë ndonjë justifikim në faktin se ka kërkuar vazhdimin e dialogut me Prishtinën, por ajo kërkon më shumë të drejta për serbët në veri të Kosovës, në radhë të parë në gjykata dhe polici, thotë për Deutsche Wellen, ish-ambasadori serb në Gjermani Ognjen Pribiqeviq. Problemi kryesor është se si do të vlerësohet ky refuzim në Bruksel, Uashington dhe Berlin, mendon ai. Pribiqeviq ka frikë se ky refuzim do të ketë pasoja negative për procesin e zhvillimit në Serbi dhe për ekonominë e këtij vendi.

"Në këtë kuptim, Aleksandar Vuçiq ka të drejtë kur thotë se njerëzve u duhet shpjeguar se cilat do të jenë pasojat e këtij vendimi, sepse është e qartë se Serbia nuk mund t'i financojë vet obligimet e saj. Në masë të madhe varet nga vendet e pasura perëndimore", pohon ai

Serbia kërkon lëshime të tjera?

Evropës me siguri që nuk i konvenon që Serbia të mbetet jashtë proceseve integruese evropiane, por shtrohet pyetja se si në çdrejtim do të shkojë ky vend pas këtij vendimi. „Besoj se Perëndimi nuk do të jetë më i prirur që të vazhdojë ndihmat financiare, ndaj shtrohet pyetja se në cilin drejtim do të shkojë Serbia në të ardhmen. Aktualisht janë të hapura të gjitha mundësitë, sepse është shumë e qartë që Perëndimi do të shpreh në ndonjë formë paknaqësinë e vet“, thekson Pribiqeviq.

Ndërsa Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike thotë se Serbia po përpiqet të përfitojë edhe lëshime të tjera. „Mendoj se qeveria serbe është e interesuar që të bëjë negociata të reja me BE-në dhe t'i sigurojë vetes një pozitë më të volitshme para zgjedhësve të saj. Ndërkohë që dihet se zgjedhësit e saj nuk janë tepër të gatshëm për kompromise rreth Kosovës", mendon ai.

Dragan Popoviq shton se pala serbe e ka sjellë veten në një pozitë shumë të rëndë sepse në vend që të merret me çështje praktike, ajo po merret me autonomi dhe përgjegësitë e ndonjë entiteti të ri në Kosovë. Autritetet serbe kanë vendusur për zgjidhjen më të keqe prej zgjidhjeve të këqija. „Ne jemi nisur nga ajo se çka nuk mund të fitohet. Pra nuk mund të fitohet një Republikë Serpska e re, sepse Perëndimi nuk e pranon një gjë të tillë. Ndaj mendoj se është dashur patjetër ta nënshkruajmë këtë marrëveshje. Një marrëveshje e tillë është më e mirë sesa asnjë marrëveshje dhe vazhdimi i agonisë në Kosovë, Serbi dhe në mbarë Ballkanin“, nënvizon Popoviq.

Ivica Dacic / Kosovo / Brüssel / Serbien

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq

Qeveria (jo)unike

Integrimet evropiane të Serbisë do të ngecin, të paktën deri nga mesi i vitit të ardhshëm. "Serbia ka nevojë për negociata për anëtarësim në BE, sepse në këtë mënyrë do t'u impohoshin autoriteteve serbe disa vlera dhe rregulla evropiane. Pa këto negociata, është iluzore të pritet që në Serbi do të ketë rend, sundim të ligjit dhe reforma të tjera. Me këtë vendim do të vazhdohet agonia e Serbisë për të paktën edhe dy vite", mendon Popoviq.

Është pritur se refuzimi i marrëveshjes do të shkaktojë përçarje brenda koalicionit qeveritar. Por zyrtarisht thuhet se vendimi ishte i njëzëshëm „Shumëkush ka dhimbje koke për këtë situatë, por askush nuk do ta marrë përgjegjësinë për situatën", konkludon Ognjen Pribiqeviq.