1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kodi i ri elektoral - në disfavor të partive jashtë koalicioneve

Sipas ekspertëve, me aplikimin e kodit të ri elektoral për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si demokratët edhe socialistët në rast fitoreje do të kenë nevojë të afrojnë edhe partitë që do të konkurojne të vetme.

Lista zgjedhësish në Shqipëri

Lista zgjedhësish në Shqipëri

Kodi i ri elektoral që po zbatohet për zgjedhjet paralementare parashikon mjaft ndryshime në mënyrën e votimit dhe të përllogaritjes së votave. Një qytetar me të drejtë vote do të ketë në dorë vetëm një fletë ku do të zgjedhë subjektin që ai preferon. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ketë përbërje të re dhe mandati i anëtarëve do të jetë i ndryshëm nga ai i deritanishëm. Ndërkohë që subjektet konkururese janë të shtrënguara që të dalin në votime më mirë në kuadër koalicioni. Pikërisht ky aspekt i fundit i shtyn vëzhguesit e zgjedhjeve të parashikojnë vështirësi për partitë që nuk do të grupohen rreth dy më të mëdhenjëve PD e PS.

Analisti Andi Bejtja, drejtor i lajmeve në Televizionin Kombëtar Klan, thotë për DW-në se kjo është një e metë serioze kodit të ri elektoral.

Andi Bejtja, analist, drejtor i lajmeve në TV kombëtar Klan

Andi Bejtja, analist, drejtor i lajmeve në TV kombëtar Klan

"Sistemi rajonal proporcional është i parakohshëm për Shqipërinë. Për demokracinë e brishtë shqiptare që ka nevojë ende për daljen në horizont të ndonje force të re politike. Me këtë kod bëhet shumë e vështirë, pasi duhen për një subjekt 10 mijë firma para noterit, e procedura të tjera teknike që parashikohen dhe që e bëjnë të komplikuar procesin. Kurse për kandidatët e pavarur kjo skemë ia bën futjen në garë thuajse të pamundur. Më kryesorja është që dy liderët kryesore të politikës, Berisha e Rama, ose kushdo pas tyre nesër bëhen padronë jo vetëm të PD e PS. Ata do të jenë gjithashtu dhe padronë respektivë të së djathtës e të majtës. Atëhere kryetarët e partive të vogla do të shndërrohen në deputetë të thjeshtë dhe shërbëtorë të këtyre padronëve".

Politologu dr. Ermal Hasimja, në Universitetin Europian të Tiranës, mendon se zbatimi i këtij kodi do të sjellë dhe reduktim të votës reale për partitë jashtë koalicioneve të mëdha.

"Ky sistem elektoral inkurajon dhe mbështet e përforcon përformancën e partive të vogla që futen në zgjedhje me njërën prej dy partive të mëdha. Në anën tjetër partitë që janë jashtë këtyre grupimeve, sic është dukshëm rasti i LSI-së, ndëshkohen e penalizohen duke reduktuar votën e tyre reale".

Dr. Hasimja thotë për DW-në se në procesin paszgjedhor dy partitë e mëdha do të kenë nevojë për votat e LSI-së apo të grupimit që po kristalizohet tek e djathta, Poli i Lirisë:

Dr. Ermal Hasimja, politolog, zëvendësrektor i Universitetit Europian të Tiranes

Dr. Ermal Hasimja, politolog, zëvendësrektor i Universitetit Europian të Tiranës

"Hiq rastin e një fitore spektakolare nga e djathta ose e majta, kjo është përjashtuar për mendimin tim, ato do të kenë nevojë për LSI-në dhe Polin. Këto të fundit do të kenë një peshë specifike të tyren, jo që të vendosë për fatin e zgjedhjeve, por për të vendosur për projektet e mëdha të qeverisë së ardhshme. Për ligje të rëndësishme e marrëveshje të mëdha ku kërkohet një konsensus më të gjerë."

Analisti Andi Bejtja, shikon LSI-në , si partinë e tretë në vend, mjaft ndikuese e përcaktuese në rezultatin e së majtës. Por nuk është kështu në krahun e djathtë.

"As PD e as PS nuk do të mund të kapin 50 plus 1 përqind për krijimin vetmasi të qeverisë së ardhshme. Kështu duken dhe rezultatet e sondazheve të deritanishme. LSI duke qënë realisht forcë e tretë, ajo do të jetë përcaktuese në krijimin e qeverisë së ardhshme në rast të fitores nga e majta. Nuk dima akoma që Poli i Lirisë të jetë kaq ndikues në rezultatin e së djathtës".

Kur kanë mbetur dhe më pak se 5 muaj nga dita e zgjedhjeve parlamentare priten zhvillime si në konfiguracionin politik në tërësi, ashtu dhe për koalicionet e subjektet në veçanti.

  • Data 03.02.2009
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GmIU
  • Data 03.02.2009
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GmIU