1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koalicioni dakord për reformën e së drejtës së azilit

Koalicioni qeverisës i partive të Unionit konservator (CDU/CSU) dhe socialdemokratët (SPD) ranë dakord për reformën e së drejtës së azilit. Ministri i Brendshëm 'ua lkalon projektligjin landeve për miratim.

Unioni konservator (CDU/CSU) dhe socialdemokratët (SPD) kanë rënë dakord, sipas fjalëve të ministrit të Brendshëm Thomas de Maizière, "në të gjitha pikat" e planifikuara të reformës së të drejtës së azilit. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm (21.09), kur prezantoi edhe shefin e ri të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF). Koslicioni qeverisës dëshmoi aftësinë e veprimit ndaj krizës së fundit të refugjatëve, tha politikani kristioandemokrat de Maizière. "Ne duhet të jemi më të shpejtë dhe më të koordinuar", tha ai.

Grindjet e brendshme lidhur me mosmarrëveshjet e fundit janë tejkaluar. Këto rregulla duhet të vlejnë për të gjitha rastet e ardhshme tek personat, të cilët duhet të largohen nga vendi, ose për shpërndarjen e refugjatëve të vendosur në vendet e Bashkimit Evropian.

Geheimdienst-Kontrollgremium zur Spionageaffäre Thomas de Maiziere

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière

Dispozita në vend të përkujdesjes: këto rregulla janë kritikuar ashpër nga organizatat humanitare. Ministri thotë se këto rregulla të reja në projektligj vlejnë vetëm për rastet që duhet të zbatohen patjetër. Në projektligj ka dhe rregulla, sipas së cilave edhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor shpallen si "vende të sigurta të origjinës", që përjashton edhe të drejtën e azilit për shumë qytetarë, që vijnë në Gjermani nga këto vende.

Dështimi i BAMF

Ministri i Brendshëm u përpoq të evitojë shprehjen se Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët nuk ka reaguar sa duhet ndaj zhvillimeve të fundit. Në vitin 2015 janë dhënë dyfish më shumë përgjigje në kërkesat për azil, tha ai. Por është e vërtetë po ashtu se tani kërkohet veprim edhe më i shpejtë për shkak të numrit shumë të lartë të refugjatëve. Kjo është edhe arsyeja pse ligji i ri parashikon një varg masash të tjera, për të shpejtuar procedurën e përpunimit të kërkesave.

Duhet të lehtësohet procedura e dhënies së lejeve për ndërtimin e vendstrehimeve për refugjatë. Refutgjatët duhet të kenë të drejtën e punës legale në Gjermani. Ligji parashikon edhe përshpejtimin e dëbimeve të domosdoshme si dhe pajisjen më të mirë materiale dhe me personel të vendstrehimeve për pritjen fillestare të refugjatëve. De Maizière tha se projektligji është dërguar tani për vlerësim në lande. Të enjten (24.09) do të zhvillohen konsultimet mes landeve dhe federatës në Zyrën e Kancelarisë.

Deutschland Frank-Jürgen Weise wird neuer BAMF-Chef

Shefi i ri i BAMF, Frank-Jürgen Weise

Shefi i ri i BAMF Weise, i cili drejton edhe Agjencinë e Punësimit, ka paralajmëruar propozime organizative dhe ndryshime për përshpejtimin e punës. Ai u shpreh i bindur se mund të japë një kontribut të madh për përmirësimin e punës së këtyre autoriteteve. Në media më parë janë shprehur dyshime se Weise mund t'i drejtojë të dy këto autoritete të rëndësishme njëkohësisht. "Do ta shpjegojmë këtë gjë", tha ministri duke shtuar se Weise ka hequr dorë nga një rrogë e dytë dhe këtu nuk do të ketë probleme me rolin e dyfishtë.

Weise tha se për të përpunuar sa më parë rreth 300.000 kërkesat për azil do të krijohen sinergji të forcave me Agjencinë Federale të Punësimit. Atje ka personel me kontrata të kufizuara kohore, që mund të marrin përsip7r detyrime të mëtejshme. Weise sheh edhe mundësi për riorientimin e personelit. Weise u shpreh i bindur se duhet të ketë edhe zgjidhje ligjore dhe jo zgjidhje speciale vetëm për refugjatët. Ndaj përshtatet shumë mirë një rol i dyfishtë, tha ai.

Përmbajtja e draftit të projektligjit

"Konceptim i ri i politikёs sё refugjatёve", thuhet nё projektligjin e Ministrisё sё Brendshme. E ky ligj parashikon vёrtetё ndryshime. Janё planifikuar ndryshime nё ligjin e procedurёs sё azilit dhe atё tё azilkёrkuesve. Kёto ndryshime janё tё nevojshme, sepse Gjermania „prej muajsh ёshtё destinacion i njё numri tё paprecedent tё azilkёrkuesve", citon emisioni i ARD-sё "Monitor" nga drafti.

Ministri i Brendshёm Thomas de Maizière prej kohёsh pati njoftuar kufizimin e ndihmave sociale pёr azilkёrkuesit. Tani ai me sa duket po vepron vёrtetё. Projektligji ndёrkohё nga u ka kaluar landeve dhe nё tetor do tё vendoset pёr tё nё Bundestag (parlament) dhe nё Bundesrat (Kёshillin Federal).

Biletё pa kthim

Refugjatёt, tё cilёt kanё ardhur nga vende tё tjera tё BE-sё, sipas projektligjit nuk duhet tё kenё pretendime pёr tё pёrfituar mbi bazёn e ligjit tё ndihmave pёr azilkёrkuesit. Pёr procesin e tyre mbi bazёn e rregullores sё Dublinit ёshtё pёrgjegjёs vendi anёtar, ku kanё hyrё fillimisht refugjatёt nё BE. Mbi kёtё bazё atyre duhet t'u jepet ndihmё pёr udhёtimin nё formёn e njё bilete dhe ushqimit pёr udhёtimin.

Sipas agjencisё sё lajmeve AFP projektligji parashikon gjithashtu, qё kёrkesat pёr azil tё njerёzve qё nuk kanё nevojё pёr ndihmё tё pёrshpejtohen dhe po ashtu edhe Shqipёria, Kosova dhe Mali i Zi tё klasifikohen vende tё sigurta origjine.

Me kёtё ligj synohet tё ashpёrsohet dukshёm e drejta e qendrimit. Refugjatёve, qё krijojnё vet pengesa pёr tё mos u dёbuar, do t'u ndalohet tё punojnё dhe humbasin tё drejtёn e ndihmёs sociale. Nёnshtetasve nga tё ashtuquajturit vende tё treta tё sigurta krahas punёs do t'u ndalohet edhe pjesёmarrja nё kurse kualifikimi. Sipas projektligjit koha e qendrimit nё vendstrehimet e pranimit fillestar tё refugjatёve synohet tё dyfishohet nё gjashtё muaj. Nё kёto qendra azilkёrkuesit nё vend tё parave nё dorё do tё marrin vetёm ndihma nё natyrё. Nё tё ardhmen edhe procedura e dёbimit do tё lehtёsohet. Njё vendim i tillё nuk do tё komunikohet si deri mё tani paraprarakisht, pёr tё vёshtirёsuar mundёsinё e daljes sё azilkёrkuesve nё ilegalitet, thuhet nё draft. Krahas vёshtirёsimit tё procedurave projektligji parashikon edhe lehtёsime pёr refugjatёt, qё qendrojnё nё Gjermani.