1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Klubet gjermane të sportit në krizë ekzistenciale

Rreth 15 % e klubeve të sportit në Gjermani kanë probleme ekzistenciale. Kështu thuhet në raportin për zhvillimin e sportit, të profesorit Christoph Breuer nga shkolla sportive në Köln.

default

Klub sportiv në Gjermani

Miqtë e notit dhe të sportit (SSF) në Bonn është një klub sportiv me rreth 8000 anëtarë. Klubi ka 26 të punësuar dhe mbi 30 bashkëpuntorë. Ndërkohë që numri i antarëve rritet nga dita në ditë, numri i bashkëpuntorëve vullnetarë ka mbetur i njëjtë thotë Maike Schramm, zëvendëskryetare e klubit. Klubi i ka punët mirë, sikur të mos ishte problemi me objektet e sportit, tregon ajo: " Ne kemi për shembull pishinën tonë, e cila do të duhej patjetër të meremetohet, që është detyrë e bashkisë. Kemi edhe disa objekte të tjera që kanë nevojë për meremetime urgjente. Për këtë shkak detyrohemi t´i mbyllim kohë pas kohe."

Me probleme të ngjashme si në klubet e Bonnit po përballen edhe shumë klube tjera në Gjermani, sepse komunat nuk kanë para të majtueshme. Pasojat janë humbja e antarëve, parave dhe zhdukja e klubeve.

Në anën tjetër të Rinit, në Bonn ekziston klubi i xhudos, ku problemet ekzistenciale janë shumë më të mëdha. Problemi më i madh nuk janë objektet por largimi i anëtarëve dhe ndihmësve vullnetarë, thotë kryetari Rainer Wolff: " Para 15 vitesh kemi filluar me dy persona, sepse nuk kemi gjetur më shumë bashkëpuntorë. Numri është shtuar shpjet, ndërsa tani një i ri prej 17, 18, 19 vjet shkon më me dëshirë në not se sa të rrijë këtu 4 orë pranë dyshemesë për xhudo."

Wolff thotë se problemi më i madh është mungesa e sportistëve të rinj. Fëmijët prej 7 deri në 14 vjet, nuk vijnë gati fare në ushtrime, sepse janë nëpër shkolla deri në orët e vona të pasdites: " Është fjala për fëmijët e shkollave fillore, të cilët duhet të shkojnë me heret në shtrat. Ata kanë nevojë edhe për lojë me shokët, prandaj nuk kanë kohë për sport."

Sabine Benyachou, nënë e tre fëmijëve thotë se një problem shumë i madh janë edhe kushtet e vështira. Ajo nuk ka veturë ndërkohë që fëmijët duan të shkojnë në sport. " Na duhet të paktën një orë për të mbërritur në sallën e sportit. Ushtrimet zgjasin një orë e gjysmë dhe kështu na kalon tërë dita, deri sa të kthehemi në shtëpi."

Rainer Wolff punon në këtë klub plot 30 vjet. Tani e sheh se klubet e sportit kanë probleme, por mendon se ka edhe një zgjidhje konkrete: " Klubet duhet të integrohen në konceptin e shkollave që zgjasin tërë ditën. Atje fëmijët do të mund të ushtronin, pas orës 17."

Autorë: Benjam Wüst / Bahri Cani

Redaktoi: Sonila Harasani

  • Data 14.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IouP
  • Data 14.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IouP